Ebu Usame transmeton nga Hisham ibn Urve se babai i tij i ka rrëfyer se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur u përfola (ndër njerëz) duke shpifur për mua, gjë për të cilën nuk isha në dijeni, i Dërguari i Allahut ﷺ u ngrit të ligjërojë për çështjen time, andaj e falënderoi dhe e lavdëroi Allahun ashtu siç i takon Atij, pastaj tha: “E, më pas; më jepni mendimin tuaj për disa persona të cilët e akuzuan familjen time. Për Allahun, unë nuk di për familjen time gjë të keqe, madje e akuzuan me një person që, për Allahun, as për të nuk di gjë të keqe, i cili asnjëherë nuk ka hyrë në shtëpinë time pa mua. Po ashtu, sa herë kam qenë në udhëtim, edhe ai ka qenë me mua.” Atëherë, Sad ibn Muadhi u ngrit dhe tha: “Na jep leje, o i Dërguari i Allahut, t'ua heqim kokat!” Pastaj u ngrit një pjesëtar i fisit hazrexh, fis ky nga i cili ishte edhe e ëma e Hasan ibn Thabitit, dhe tha: “Betohem në Allahun se gënjeve! Sikur të ishin të fisit evs, nuk do të doje t'u hiqeshin kokat!” Sherri mes fiseve evs dhe hazrexh pothuajse plasi në xhami. Aishja shton: “Ndërkohë, unë nuk dija gjë. Në mbrëmjen e asaj dite, dola për disa nevoja të mia, së bashku me Umu Mistahun, e cila u pengua dhe tha: “Qafën e theftë Mistahu!” Unë i thashë: “Çfarë nëne je, që e shan djalin?!” Por, ajo heshti. Pastaj u pengua për së dyti dhe tha: “Qafën e theftë Mistahu!” Unë i thashë: “Çfarë nëne je, që e shan djalin?!” Por, ajo heshti. Pastaj u pengua për së treti dhe tha: “Qafën e theftë Mistahu!” Kështu, unë e qortova. Atëherë ajo më tha: “Për Allahun, jam duke e sharë për ty.” - Përse për mua? - e pyeta dhe ajo ma rrëfeu tërë ndodhinë. - Vërtet paska ndodhur kjo? - e pyeta. - Po, për Allahun! - m'u përgjigj. Unë u ktheva në shtëpi dhe aspak nuk më shkonte mendja përse kisha dalë. Pastaj u sëmura, andaj i thashë të Dërguarit të Allahut ﷺ: “Më lejo të shkoj në shtëpinë e babait tim.” Kështu, ai dërgoi një shërbëtor me mua. Kur hyra në shtëpi, Umu Rumanin e gjeta poshtë, kurse Ebu Bekri lexonte sipër shtëpisë. Nëna më tha: “Ç'të solli, oj bija ime?” Atëherë unë i tregova dhe ia rrëfeva ndodhinë, porse kjo ndodhi nuk e kishte mërzitur atë ashtu siç më kishte mërzitur mua. Ajo më tha: “Oj bija ime! Mos u shqetëso shumë për këtë, për Allahun! Nuk ka grua të shkëlqyer që e do shumë burri i saj, i cili ka edhe gra të tjera, që ato të mos e xhelozojnë dhe të mos flasin për të.” (Sërish vërejta se) kjo ndodhi nuk e kishte mërzitur atë ashtu siç më kishte mërzitur mua. - Është në dijeni babai im për këtë? - Po, - tha ajo. - Po i Dërguari i Allahut!? - Po, edhe i Dërguari i Allahut ﷺ, - ma ktheu ajo. Sakaq, më rrodhën lotët dhe qava, saqë Ebu Bekri, duke qenë sipër shtëpisë, teksa lexonte, e dëgjoi zërin tim dhe zbriti e i tha nënës sime: “Çfarë ka ajo?” - Është informuar rreth thashethemeve për të, - u përgjigj ajo. Edhe Ebu Bekrit i rrodhën lotët, andaj më tha: “Të përbej, oj bija ime, të kthehesh në shtëpinë tënde!” Kështu, unë u ktheva. I Dërguari i Allahut ﷺ ishte kthyer në shtëpi dhe e kishte pyetur shërbëtoren time për mua, e ajo i kishte thënë: “Jo, betohem në Allahun se kurrë nuk kam parë tek ajo ndonjë të keqe, përveç faktit se ka raste kur e zë gjumi e hyn delja dhe e ha tharmin a brumin e bukës.” Dikush nga sahabët e qortoi shërbëtoren dhe i tha: “Thuaja të vërtetën të Dërguarit të Allahut ﷺ"; dhe i treguan asaj çfarë po flitej. Shërbëtorja tha: “Subhanallah! Betohem në Allahun se unë e njoh atë siç e njeh argjendari arin e kuq e të pastër.” Edhe personi ndaj të cilit ishte shpifur, kur i kishte arritur lajmi, kishte thënë: “Subhanallah! Betohem në Allahun se kurrë nuk kam zbuluar rrobë gruaje.” Aishja shton: “Ai është vrarë shehid në rrugën e Allahut.” Ajo vazhdon: “Në mëngjes, prindërit erdhën tek unë dhe qëndruan derisa erdhi i Dërguari i Allahut ﷺ pasi e kishte falur ikindinë. Kur hyri, i gjeti dy prindërit e mi, të cilët më kishin futur në mes, djathtas dhe majtas meje. Kështu, ai e falënderoi dhe e lavdëroi Allahun, pastaj tha: “E, më pas. Oj Aishe, nëse ke bërë gjë të keqe ose ke bërë zullum, atëherë pendohu tek Allahu, sepse Allahu i pranon pendimet e robërve të Vet.” Aishja tregon: “Një grua ensare kishte ardhur dhe ishte ulur te dera, andaj i thashë të Dërguarit të Allahut ﷺ: “A nuk po të vjen turp prej kësaj gruaje të përmendësh diçka (të keqe)?” Atëherë i Dërguari i Allahut ﷺ këshilloi, kurse unë iu drejtova babait tim: “Përgjigjju atij!” Ai më tha: “Çfarë t'i them?!” Pastaj iu drejtova nënës: “Përgjigjju atij!” Edhe ajo më tha: “Çfarë t'i them?!” Pasi ata nuk iu përgjigjën, unë e falënderova dhe e lavdërova Allahun, ashtu siç i takon Atij, pastaj thashë: “E, më pas. Betohem në Allahun se, nëse ju them se nuk kam bërë gjë, ndërkohë Allahu i Madhëruar dëshmon se unë e them të vërtetën, nuk më bën dobi aspak te ju, sepse ju tanimë keni folur për këtë temë dhe zemrat ju janë bindur ashtu. E, nëse ju them se e kam bërë, ndërkohë Allahu e di se unë nuk e kam bërë, ju do të thoni se ajo e pranoi gabimin. Ndërkaq, unë, për Allahun, nuk po gjej për vete dhe për ju tjetër shembull, - e kërkoja emrin e Jakubit, por nuk e gjeja dot, - përpos babait të Jusufit, kur ka thënë: “Durimi është i mirë, Allahu është Ndihmëtari për atë që thoni ju.” (Jusuf, 18) Në ato momente të Dërguarit të Allahut ﷺ i zbriti (shpallja), andaj ne heshtëm. Kur u kthjell, unë e vërejta gëzimin në fytyrën e tij. Teksa po e fshinte ballin, tha: “Përgëzohu, oj Aishe! Allahu e shpalli pafajësinë tënde!” Unë isha shumë e hidhëruar. Prindërit më thanë: “Afroju atij!” Por, unë ua ktheva: “Jo, për Allahun, nuk i afrohem dhe nuk e falënderoj as atë e as ju, por e falënderoj Allahun, i Cili e shpalli pafajësinë time. Ju e dëgjuat atë e, as e kundërshtuat, as e ndryshuat.” Aishja thoshte: “Sa i përket Zejnebe bint Xhahshit, Allahu e ruajti atë me fenë e saj, andaj foli vetëm mirë, kurse motra e saj Hamne u shkatërrua së bashku me shpifësit. Ata që bartën fjalë për këtë ndodhi ishin: Mistahu, Hasan ibn Thabiti dhe hipokriti Abdullah ibn Ubeji, i cili kërkonte dhe mblidhte fjalë. Pra, ai e barti barrën më të madhe, e edhe Hamne. Kështu, Ebu Bekri u betua se kurrë nuk do t'i bëjë mirë Mistahut, ndërsa Allahu i Madhëruar zbriti ajetin: “Njerëzit e ndershëm dhe të pasur ndër ju...” pra, Ebu Bekri, - “... të mos betohen se nuk do t'u japin të afërmve, të varfërve...” pra, Mistahut “... dhe të mërguarve në rrugën e Allahut; le t'i falin ata dhe të mos ua marrin për keq! Vallë, a nuk doni ju që Allahu t'ju falë? Allahu është Falës e Mëshirëplotë.” (Nur, 22) Në atë rast, Ebu Bekri tha: “Po! Betohem në Allahun, o Zoti ynë, se ne duam të na falësh!” - dhe zuri ta ndihmojë përsëri Mistahun, siç vepronte më parë.”
وَقَالَ أَبُو أُسَامَةَ عَنْ هِشَامِ بْنِ عُرْوَةَ قَالَ: أَخْبَرَنِي أَبِي عَنْ عَائِشَةَ قَالَتْ: لَمَّا ذُكِرَ مِنْ شَأْنِي الَّذِي ذُكِرَ، وَمَا عَلِمْتُ بِهِ، قَامَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ فِيَّ خَطِيبًا، فَتَشَهَّدَ فَحَمِدَ اللَّهَ وَأَثْنَى عَلَيْهِ بِمَا هُوَ أَهْلُهُ، ثُمَّ قَالَ: "أَمَّا بَعْدُ، أَشِيرُوا عَلَىَّ فِي أُنَاسٍ أَبَنُوا أَهْلِي. وَايْمُ اللَّهِ مَا عَلِمْتُ عَلَى أَهْلِي مِنْ سُوءٍ. وَأَبَنُوهُمْ بِمَنْ وَاللَّهِ مَا عَلِمْتُ عَلَيْهِ مِنْ سُوءٍ قَطُّ. وَلاَ يَدْخُلُ بَيْتِي قَطُّ إِلاَّ وَأَنَا حَاضِرٌ. وَلاَ غِبْتُ فِي سَفَرٍ إِلاَّ غَابَ مَعِي". فَقَامَ سَعْدُ بْنُ مُعَاذٍ فَقَالَ: ائْذَنْ لِي، يَا رَسُولَ اللَّهِ، أَنْ نَضْرِبَ أَعْنَاقَهُمْ. وَقَامَ رَجُلٌ مِنْ بَنِي الْخَزْرَجِ - وَكَانَتْ أُمُّ حَسَّانَ بْنِ ثَابِتٍ مِنْ رَهْطِ ذَلِكَ الرَّجُلِ - فَقَالَ: كَذَبْتَ. أَمَا وَاللَّهِ، أَنْ لَوْ كَانُوا مِنَ الأَوْسِ، مَا أَحْبَبْتَ أَنْ تُضْرَبَ أَعْنَاقُهُمْ. حَتَّى كَادَ أَنْ يَكُونَ بَيْنَ الأَوْسِ وَالْخَزْرَجِ شَرٌّ فِي الْمَسْجِدِ وَمَا عَلِمْتُ، فَلَمَّا كَانَ مَسَاءُ ذَلِكَ الْيَوْمِ خَرَجْتُ لِبَعْضِ حَاجَتِي وَمَعِي أُمُّ مِسْطَحٍ، فَعَثَرَتْ وَقَالَتْ: تَعِسَ مِسْطَحٌ. فَقُلْتُ: أَيْ أُمِّ، تَسُبِّينَ ابْنَكِ؟ وَسَكَتَتْ. ثُمَّ عَثَرَتِ الثَّانِيَةَ فَقَالَتْ: تَعِسَ مِسْطَحٌ. فَقُلْتُ لَهَا: تَسُبِّينَ ابْنَكِ؟ ثُمَّ عَثَرَتِ الثَّالِثَةَ فَقَالَتْ: تَعِسَ مِسْطَحٌ. فَانْتَهَرْتُهَا، فَقَالَتْ: وَاللَّهِ مَا أَسُبُّهُ إِلاَّ فِيكِ. فَقُلْتُ: فِي أَىِّ شَأْنِي؟ قَالَتْ: فَبَقَرَتْ لِي الْحَدِيثَ. فَقُلْتُ: وَقَدْ كَانَ هَذَا؟ قَالَتْ: نَعَمْ وَاللَّهِ. فَرَجَعْتُ إِلَى بَيْتِي كَأَنَّ الَّذِي خَرَجْتُ لَهُ لاَ أَجِدُ مِنْهُ قَلِيلاً وَلاَ كَثِيرًا. وَوُعِكْتُ فَقُلْتُ لِرَسُولِ اللَّهِ ﷺ: أَرْسِلْنِي إِلَى بَيْتِ أَبِي. فَأَرْسَلَ مَعِي الْغُلاَمَ. فَدَخَلْتُ الدَّارَ فَوَجَدْتُ أُمَّ رُومَانَ فِي السُّفْلِ وَأَبَا بَكْرٍ فَوْقَ الْبَيْتِ يَقْرَأُ. فَقَالَتْ أُمِّي: مَا جَاءَ بِكِ يَا بُنَيَّةُ؟ فَأَخْبَرْتُهَا وَذَكَرْتُ لَهَا الْحَدِيثَ، وَإِذَا هُوَ لَمْ يَبْلُغْ مِنْهَا مِثْلَ مَا بَلَغَ مِنِّي. فَقَالَتْ: يَا بُنَيَّةُ، خَفِّضِي عَلَيْكِ الشَّأْنَ، فَإِنَّهُ وَاللَّهِ، لَقَلَّمَا كَانَتِ امْرَأَةٌ قَطُّ حَسْنَاءُ عِنْدَ رَجُلٍ يُحِبُّهَا، لَهَا ضَرَائِرُ، إِلاَّ حَسَدْنَهَا وَقِيلَ فِيهَا. وَإِذَا هُوَ لَمْ يَبْلُغْ مِنْهَا مَا بَلَغَ مِنِّي. قُلْتُ: وَقَدْ عَلِمَ بِهِ أَبِي؟ قَالَتْ: نَعَمْ. قُلْتُ: وَرَسُولُ اللَّهِ ﷺ؟ قَالَتْ: نَعَمْ، وَرَسُولُ اللَّهِ ﷺ. وَاسْتَعْبَرْتُ وَبَكَيْتُ، فَسَمِعَ أَبُو بَكْرٍ صَوْتِي وَهُوَ فَوْقَ الْبَيْتِ يَقْرَأُ، فَنَزَلَ فَقَالَ لأُمِّي: مَا شَأْنُهَا؟ قَالَتْ: بَلَغَهَا الَّذِي ذُكِرَ مِنْ شَأْنِهَا. فَفَاضَتْ عَيْنَاهُ. قَالَ: أَقْسَمْتُ عَلَيْكِ أَيْ بُنَيَّةُ إِلاَّ رَجَعْتِ إِلَى بَيْتِكِ، فَرَجَعْتُ. وَلَقَدْ جَاءَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ بَيْتِي، فَسَأَلَ عَنِّي خَادِمَتِي. فَقَالَتْ: لاَ وَاللَّهِ مَا عَلِمْتُ عَلَيْهَا عَيْبًا إِلاَّ أَنَّهَا كَانَتْ تَرْقُدُ حَتَّى تَدْخُلَ الشَّاةُ فَتَأْكُلَ خَمِيرَهَا أَوْ عَجِينَهَا. وَانْتَهَرَهَا بَعْضُ أَصْحَابِهِ فَقَالَ: اصْدُقِي رَسُولَ اللَّهِ ﷺ! حَتَّى أَسْقَطُوا لَهَا بِهِ. فَقَالَتْ: سُبْحَانَ اللَّهِ، وَاللَّهِ مَا عَلِمْتُ عَلَيْهَا إِلاَّ مَا يَعْلَمُ الصَّائِغُ عَلَى تِبْرِ الذَّهَبِ الأَحْمَرِ. وَبَلَغَ الأَمْرُ إِلَى ذَلِكَ الرَّجُلِ الَّذِي قِيلَ لَهُ، فَقَالَ: سُبْحَانَ اللَّهِ! وَاللَّهِ مَا كَشَفْتُ كَنَفَ أُنْثَى قَطُّ. قَالَتْ عَائِشَةُ: فَقُتِلَ شَهِيدًا فِي سَبِيلِ اللَّهِ. قَالَتْ: وَأَصْبَحَ أَبَوَاىَ عِنْدِي فَلَمْ يَزَالاَ حَتَّى دَخَلَ عَلَىَّ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ وَقَدْ صَلَّى الْعَصْرَ، ثُمَّ دَخَلَ وَقَدِ اكْتَنَفَنِي أَبَوَاىَ عَنْ يَمِينِي وَعَنْ شِمَالِي. فَحَمِدَ اللَّهَ وَأَثْنَى عَلَيْهِ، ثُمَّ قَالَ: "أَمَّا بَعْدُ، يَا عَائِشَةُ، إِنْ كُنْتِ قَارَفْتِ سُوءًا أَوْ ظَلَمْتِ، فَتُوبِي إِلَى اللَّهِ، فَإِنَّ اللَّهَ يَقْبَلُ التَّوْبَةَ مِنْ عِبَادِهِ". قَالَتْ: وَقَدْ جَاءَتِ امْرَأَةٌ مِنَ الأَنْصَارِ فَهْىَ جَالِسَةٌ بِالْبَابِ، فَقُلْتُ: أَلاَ تَسْتَحِي مِنْ هَذِهِ الْمَرْأَةِ أَنْ تَذْكُرَ شَيْئًا. فَوَعَظَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ فَالْتَفَتُّ إِلَى أَبِي فَقُلْتُ: أَجِبْهُ. قَالَ: فَمَاذَا أَقُولُ؟ فَالْتَفَتُّ إِلَى أُمِّي فَقُلْتُ: أَجِيبِيهِ. فَقَالَتْ: أَقُولُ مَاذَا؟ فَلَمَّا لَمْ يُجِيبَاهُ تَشَهَّدْتُ فَحَمِدْتُ اللَّهَ وَأَثْنَيْتُ عَلَيْهِ بِمَا هُوَ أَهْلُهُ، ثُمَّ قُلْتُ: أَمَّا بَعْدُ، فَوَاللَّهِ لَئِنْ قُلْتُ لَكُمْ إِنِّي لَمْ أَفْعَلْ، وَاللَّهُ عَزَّ وَجَلَّ يَشْهَدُ إِنِّي لَصَادِقَةٌ، مَا ذَاكَ بِنَافِعِي عِنْدَكُمْ. لَقَدْ تَكَلَّمْتُمْ بِهِ وَأُشْرِبَتْهُ قُلُوبُكُمْ. وَإِنْ قُلْتُ: إِنِّي فَعَلْتُ، وَاللَّهُ يَعْلَمُ أَنِّي لَمْ أَفْعَلْ، لَتَقُولُنَّ قَدْ بَاءَتْ بِهِ عَلَى نَفْسِهَا. وَإِنِّي وَاللَّهِ مَا أَجِدُ لِي وَلَكُمْ مَثَلاً - وَالْتَمَسْتُ اسْمَ يَعْقُوبَ، فَلَمْ أَقْدِرْ عَلَيْهِ - إِلاَّ أَبَا يُوسُفَ حِينَ قَالَ: ﴿فَصَبْرٌ جَمِيلٌ وَاللَّهُ الْمُسْتَعَانُ عَلَى مَا تَصِفُونَ﴾ [يوسف: ١٨] وَأُنْزِلَ عَلَى رَسُولِ اللَّهِ ﷺ مِنْ سَاعَتِهِ فَسَكَتْنَا. فَرُفِعَ عَنْهُ وَإِنِّي لأَتَبَيَّنُ السُّرُورَ فِي وَجْهِهِ وَهُوَ يَمْسَحُ جَبِينَهُ وَيَقُولُ: "أَبْشِرِي يَا عَائِشَةُ، فَقَدْ أَنْزَلَ اللَّهُ بَرَاءَتَكِ". قَالَتْ: وَكُنْتُ أَشَدَّ مَا كُنْتُ غَضَبًا. فَقَالَ لِي أَبَوَاىَ: قُومِي إِلَيْهِ. فَقُلْتُ وَاللَّهِ لاَ أَقُومُ إِلَيْهِ، وَلاَ أَحْمَدُهُ وَلاَ أَحْمَدُكُمَا، وَلَكِنْ أَحْمَدُ اللَّهَ الَّذِي أَنْزَلَ بَرَاءَتِي. لَقَدْ سَمِعْتُمُوهُ فَمَا أَنْكَرْتُمُوهُ، وَلاَ غَيَّرْتُمُوهُ. وَكَانَتْ عَائِشَةُ تَقُولُ: أَمَّا زَيْنَبُ ابْنَةُ جَحْشٍ فَعَصَمَهَا اللَّهُ بِدِينِهَا، فَلَمْ تَقُلْ إِلاَّ خَيْرًا. وَأَمَّا أُخْتُهَا حَمْنَةُ فَهَلَكَتْ فِيمَنْ هَلَكَ. وَكَانَ الَّذِي يَتَكَلَّمُ فِيهِ مِسْطَحٌ وَحَسَّانُ بْنُ ثَابِتٍ وَالْمُنَافِقُ عَبْدُ اللَّهِ بْنُ أُبَىٍّ، وَهُوَ الَّذِي كَانَ يَسْتَوْشِيهِ وَيَجْمَعُهُ. وَهُوَ الَّذِي تَوَلَّى كِبْرَهُ مِنْهُمْ، هُوَ وَحَمْنَةُ. قَالَتْ: فَحَلَفَ أَبُو بَكْرٍ أَنْ لاَ يَنْفَعَ مِسْطَحًا بِنَافِعَةٍ أَبَدًا، فَأَنْزَلَ اللَّهُ عَزَّ وَجَلَّ: ﴿وَلاَ يَأْتَلِ أُولُو الْفَضْلِ مِنْكُمْ﴾ - يَعْنِي أَبَا بَكْرٍ - ﴿ وَالسَّعَةِ أَنْ يُؤْتُوا أُولِي الْقُرْبَى وَالْمَسَاكِينَ﴾ - يَعْنِي مِسْطَحًا - ﴿وَالْمُهَاجِرِينَ فِي سَبِيلِ اللَّـهِ ۖ وَلْيَعْفُوا وَلْيَصْفَحُوا ۗ أَلَا تُحِبُّونَ أَن يَغْفِرَ اللَّـهُ لَكُمْ ۗ وَاللَّـهُ غَفُورٌ رَّحِيمٌ﴾ [النور: ٢٢] حَتَّى قَالَ أَبُو بَكْرٍ: بَلَى وَاللَّهِ، يَا رَبَّنَا! إِنَّا لَنُحِبُّ أَنْ تَغْفِرَ لَنَا، وَعَادَ لَهُ بِمَا كَانَ يَصْنَعُ.