{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/4765",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/4765",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 4765",
  "text": "Sad ibn Hafsi na ka thënë: Na ka treguar Shejbani, e ky nga Mensuri se Seid ibn Xhubejri tregon: “Ibn Ebzai më tha: “Pyete Ibn Abasin (Allahu qoftë i kënaqur me të!) për fjalën e Allahut të Lartësuar: “Kush mbyt një besimtar me qëllim, ndëshkimi i tij është Xhehenemi...” , (Nisa, 93) si dhe ajetin: “Dhe nuk mbysin njeriun që ka ndaluar Allahu, por vetëm kur e meriton në bazë të drejtësisë, dhe që nuk bëjnë zina, ndërsa kush i punon këto, ai gjen ndëshkimin. Atij i dyfishohet dënimi Ditën e Kiametit dhe aty mbetet i përbuzur përgjithmonë. Përveç atij që pendohet...” (Furkan, 68-70) Kështu, unë e pyeta e ai më tha: “Kur zbriti ky ajet (i sures Furkan), banorët e Mekës thanë: “Ne Allahut i kemi bërë ortak, kemi mbytur njeri (padrejtësisht), gjë që Allahu na ka ndaluar, përveç kur e meriton në bazë të drejtësisë, si dhe kemi bërë zina.” Atëherë Allahu e zbriti ajetin: “Përveç atij që pendohet dhe beson e punon vepra të mira. Këtyre, Allahu, ua ndërron veprat e këqija në të mira. E, Allahu është Falës dhe Mëshirues.” (Furkan, 70)",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Komentimi i Kuranit",
    "position": 65,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/65/komentimi-i-kuranit"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 4765",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Abdullah ibn Abasi"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا سَعْدُ بْنُ حَفْصٍ: حَدَّثَنَا شَيْبَانُ عَنْ مَنْصُورٍ، عَنْ سَعِيدِ بْنِ جُبَيْرٍ قَالَ: قَالَ ابْنُ أَبْزَى: سَلِ ابْنَ عَبَّاسٍ عَنْ قَوْلِهِ تَعَالَى: ﴿وَمَنْ يَقْتُلْ مُؤْمِنًا مُتَعَمِّدًا فَجَزَاؤُهُ جَهَنَّمُ﴾ [النساء: ٩٣] وَقَوْلِهِ: ﴿وَلَا يَقْتُلُونَ النَّفْسَ الَّتِي حَرَّمَ اللَّـهُ إِلَّا بِالْحَقِّ وَلَا يَزْنُونَ ۚ وَمَن يَفْعَلْ ذَٰلِكَ يَلْقَ أَثَامًا * يُضَاعَفْ لَهُ الْعَذَابُ يَوْمَ الْقِيَامَةِ وَيَخْلُدْ فِيهِ مُهَانًا* إِلَّا مَن تَابَ وَآمَنَ ﴾ [الفرقان: ٦٨-٧٠] فَسَأَلْتُهُ فَقَالَ: لَمَّا نَزَلَتْ قَالَ أَهْلُ مَكَّةَ: فَقَدْ عَدَلْنَا بِاللَّهِ وَقَتَلْنَا النَّفْسَ الَّتِي حَرَّمَ اللَّهُ إِلاَّ بِالْحَقِّ، وَأَتَيْنَا الْفَوَاحِشَ. فَأَنْزَلَ اللَّهُ: ﴿إِلَّا مَن تَابَ وَآمَنَ وَعَمِلَ عَمَلًا صَالِحًا فَأُولَـٰئِكَ يُبَدِّلُ اللَّـهُ سَيِّئَاتِهِمْ حَسَنَاتٍ ۗ وَكَانَ اللَّـهُ غَفُورًا رَّحِيمًا﴾ [٧٠]",
    "albanian": "Sad ibn Hafsi na ka thënë: Na ka treguar Shejbani, e ky nga Mensuri se Seid ibn Xhubejri tregon: “Ibn Ebzai më tha: “Pyete Ibn Abasin (Allahu qoftë i kënaqur me të!) për fjalën e Allahut të Lartësuar: “Kush mbyt një besimtar me qëllim, ndëshkimi i tij është Xhehenemi...” , (Nisa, 93) si dhe ajetin: “Dhe nuk mbysin njeriun që ka ndaluar Allahu, por vetëm kur e meriton në bazë të drejtësisë, dhe që nuk bëjnë zina, ndërsa kush i punon këto, ai gjen ndëshkimin. Atij i dyfishohet dënimi Ditën e Kiametit dhe aty mbetet i përbuzur përgjithmonë. Përveç atij që pendohet...” (Furkan, 68-70) Kështu, unë e pyeta e ai më tha: “Kur zbriti ky ajet (i sures Furkan), banorët e Mekës thanë: “Ne Allahut i kemi bërë ortak, kemi mbytur njeri (padrejtësisht), gjë që Allahu na ka ndaluar, përveç kur e meriton në bazë të drejtësisë, si dhe kemi bërë zina.” Atëherë Allahu e zbriti ajetin: “Përveç atij që pendohet dhe beson e punon vepra të mira. Këtyre, Allahu, ua ndërron veprat e këqija në të mira. E, Allahu është Falës dhe Mëshirues.” (Furkan, 70)"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/4765.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/4765.json"
  }
}