Sahihu i Buhariut — Hadithi 4772

Komentimi i Kuranit · Transmetuesi: Musejeb ibn Hazeni

Shqip

Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Seid ibn Musejebi se babai i tij Musejebi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rrëfen: “Kur Ebu Talibit iu afrua vdekja, i Dërguari i Allahut ﷺ shkoi tek ai, ku gjeti Ebu Xhehlin dhe Abdullah ibn Ebu Umeje ibn Mugirën. Pejgamberi ﷺ iu drejtua Ebu Talibit: “O xhaxhai im, thuaj “la ilahe il-lallah”, fjalë me të cilën do të dëshmoja për ty tek Allahu!” Ebu Xhehli dhe Abdullah ibn Ebu Umeje i thanë: “Vallë, mos do ta braktisësh fenë e Abdulmutalibit? I Dërguari i Allahut ﷺ nuk ndaloi së propozuari ato fjalë Ebu Talibit, por ata ia përsërisnin të njëjtat kundërpërgjigje, derisa qëndrimi i fundit i Ebu Talibit ishte se do të mbetej në fenë e Abdulmutalibit, duke refuzuar të thoshte “la ilahe il-lallah”. I Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Do të kërkoj falje për ty derisa të më ndalohet.” Atëherë Allahu i Madhëruar shpalli: “Nuk i takon të Dërguarit dhe besimtarëve që të kërkojnë falje për idhujtarët...” (Teube, 113) Po ashtu, për çështjen e Ebu Talibit, Allahu iu drejtua të Dërguarit të Tij ﷺ: “Në të vërtetë, ti (o Muhamed) s'mund ta udhëzosh në rrugën e drejtë atë që ti dëshiron, por Allahu udhëzon kë të dojë.” (Kasas, 56) Ibn Abasi, në lidhje me fjalën: ﴾أُولِي الْقُوَّةِ﴿ (Uli kuveh) ka thënë: Nuk mund të ngrenë një grup njerëzish (76). ﴾لَتَنُوءُ﴿ (Le tenu'u): Ishin të rëndë (76). ﴾فَارِغًا﴿ (Fariga): Zemra e saj u bë e zbrazët nga çdo gjë, përpos përmendjes së Musait (10). ﴾الْفَرِحِينَ﴿ (El-ferihine): Ata që janë mendjemëdhenj (76). ﴾قُصِّيهِ﴿ (Kusihi): Përcilli gjurmët e tij (11). Ose, kuptimi mund të jetë: që të rrëfejë tregimin, sikurse tek ajeti: “Ne të rrëfejmë ty.” (Jusuf, 3) ﴾عَنْ جُنُبٍ﴿ (An xhunubin): Nga larg (11). ﴾يَبْطِشُ﴿ (Jebtishu): Ta rrëmbejë (19). ﴾يَأْتَمِرُونَ﴿ (Jetemirune): Konsultohen (20). ﴾آنَسَ﴿ (Anese): Ai pa (29). ﴾جَذْوَةٍ﴿ (Xhedhvetin): Copë druri, që është i vrazhdë e nuk ka flakë (29). ﴾رِدْءًا﴿ (Rid'en): Ndihmëtar (34). Disa të tjerë kanë thënë: ﴾سَنَشُدُّ﴿ (Po ta bëjmë krah (vëllanë tënd)): Do të të ndihmojmë; sepse, këdo që e mbështet, vetëm se i ke bërë krah atij (35). ﴾مَقْبُوحِينَ﴿ (Makbuhine): Të shkatërruar (42). ﴾وَصَّلْنَا﴿ (Vessalna): E sqaruam dhe e plotësuam (51). ﴾يُجْبَى﴿ (Juxhba): U sillen (57). ﴾بَطِرَتْ﴿ (Betirat): Shfrenim (58). ﴾فِي أُمِّهَا﴿ (Fi umiha): (Umul kura) Nëna e vendbanimeve është Meka dhe ajo që është përreth saj (59). ﴾تُكِنُّ﴿ (Tukinu): Fsheh (69). ﴾وَيْكَأَنَّ اللَّهَ﴿ (Vejke en Allahe) (82): Është e njëjtë sikurse ajeti: “A nuk po e shohin, se Allahu i jep furnizim atij që do Ai dhe ia pakëson?” (Rrum, 37)

Arabisht

حَدَّثَنَا أَبُو الْيَمَانِ: أَخْبَرَنَا شُعَيْبٌ عَنِ الزُّهْرِيِّ قَالَ: أَخْبَرَنِي سَعِيدُ بْنُ الْمُسَيَّبِ عَنْ أَبِيهِ قَالَ: لَمَّا حَضَرَتْ أَبَا طَالِبٍ الْوَفَاةُ، جَاءَهُ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ فَوَجَدَ عِنْدَه أَبَا جَهْلٍ وَعَبْدَ اللَّهِ بْنَ أَبِي أُمَيَّةَ بْنِ الْمُغِيرَةِ، فَقَالَ: "أَيْ عَمِّ، قُلْ: لاَ إِلَهَ إِلاَّ اللَّهُ، كَلِمَةً أُحَاجُّ لَكَ بِهَا عِنْدَ اللَّهِ". فَقَالَ أَبُو جَهْلٍ وَعَبْدُ اللَّهِ بْنُ أَبِي أُمَيَّةَ: أَتَرْغَبُ عَنْ مِلَّةِ عَبْدِ الْمُطَّلِبِ؟ فَلَمْ يَزَلْ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ يَعْرِضُهَا عَلَيْهِ، وَيُعِيدَانِهِ بِتِلْكَ الْمَقَالَةِ، حَتَّى قَالَ أَبُو طَالِبٍ، آخِرَ مَا كَلَّمَهُمْ: عَلَى مِلَّةِ عَبْدِ الْمُطَّلِبِ، وَأَبَى أَنْ يَقُولُ لاَ إِلَهَ إِلاَّ اللَّهُ. قَالَ: قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "وَاللَّهِ لأَسْتَغْفِرَنَّ لَكَ مَا لَمْ أُنْهَ عَنْكَ". فَأَنْزَلَ اللَّهُ: ﴿مَا كَانَ لِلنَّبِيِّ وَالَّذِينَ آمَنُوا أَنْ يَسْتَغْفِرُوا لِلْمُشْرِكِينَ﴾ [التوبة: ١١٣] وَأَنْزَلَ اللَّهُ فِي أَبِي طَالِبٍ، فَقَالَ لِرَسُولِ اللَّهِ ﷺ: ﴿إِنَّكَ لاَ تَهْدِي مَنْ أَحْبَبْتَ وَلَكِنَّ اللَّهَ يَهْدِي مَنْ يَشَاءُ﴾ [القصص: ٥٦] قَالَ ابْنُ عَبَّاسٍ: ﴿أُولِي الْقُوَّةِ﴾ [٧٦]: لاَ يَرْفَعُهَا الْعُصْبَةُ مِنَ الرِّجَالِ. ﴿لَتَنُوءُ﴾: لَتُثْقِلُ. ﴿فَارِغًا﴾ [١٠]: إِلاَّ مِنْ ذِكْرِ مُوسَى. ﴿ الْفَرِحِينَ﴾ [٧٦]: الْمَرِحِينَ. ﴿قُصِّيهِ﴾ [١١]: اتَّبِعِي أَثَرَهُ؛ وَقَدْ يَكُونُ: أَنْ يَقُصَّ الْكَلاَمَ؛ ﴿نَحْنُ نَقُصُّ عَلَيْكَ﴾: [يوسف: ٣] . ﴿عَنْ جُنُبٍ﴾ [١١]: عَنْ بُعْدٍ، عَنْ جَنَابَةٍ وَاحِدٌ، وَعَنِ اجْتِنَابٍ أَيْضًا. نَبْطِشُ وَنَبْطُشُ. ﴿يَأْتَمِرُونَ﴾ [٢٠]: يَتَشَاوَرُونَ. الْعُدْوَانُ وَالْعَدَاءُ وَالتَّعَدِّي وَاحِدٌ. ﴿آنَسَ﴾ [٢٩]: أَبْصَرَ. الْجِذْوَةَ: قِطْعَةٌ غَلِيظَةٌ مِنَ الْخَشَبِ، لَيْسَ فِيهَا لَهَبٌ؛ وَالشِّهَابُ فِيهِ لَهَبٌ. وَالْحَيَّاتُ: أَجْنَاسٌ: الْجَانُّ، وَالأَفَاعِي، وَالأَسَاوِدُ. ﴿رِدْءًا﴾ [٣٤]: مُعِينًا. قَالَ ابْنُ عَبَّاسٍ: [لِكَيْ] ﴿يُصَدِّقُنِي﴾ وَقَالَ غَيْرُهُ: ﴿سَنَشُدُّ﴾ [٣٥]: سَنُعِينُكَ؛ كُلَّمَا عَزَّزْتَ شَيْئًا فَقَدْ جَعَلْتَ لَهُ عَضُدًا. مَقْبُوحِينَ: مُهْلَكِينَ. ﴿وَصَّلْنَا﴾ [٥١]: بَيَّنَّاهُ وَأَتْمَمْنَاهُ. ﴿يُجْبَى﴾ [٥٧]: يُجْلَبُ. ﴿بَطِرَتْ﴾ [٥٨]: أَشِرَتْ. ﴿فِي أُمِّهَا رَسُولاً﴾ [٥٩]: أُمُّ الْقُرَى، مَكَّةُ وَمَا حَوْلَهَا. ﴿تُكِنُّ﴾ [٦٩]: تُخْفِي؛ أَكْنَنْتُ الشَّىْءَ: أَخْفَيْتُهُ، وَكَنَنْتُهُ: أَخْفَيْتُهُ وَأَظْهَرْتُهُ. ﴿وَيْكَأَنَّ اللَّهَ﴾ [٨٢]: مِثْلُ: ﴿أَلَمْ تَرَ أَنَّ اللَّهَ يَبْسُطُ الرِّزْقَ لِمَنْ يَشَاءُ وَيَقْدِرُ﴾ ؟: يُوَسِّعُ عَلَيْهِ وَيُضَيِّقُ عَلَيْهِ [الروم: ٣٧].

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/4772