{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/4774",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/4774",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 4774",
  "text": "Muhamed ibn Kethiri na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Mensuri, e ky nga Ameshi, e ky nga Ebu Duha se Mesruku tregon: “Teksa një person tregonte hadithe në vendin Kinde, në mes tjerash, tha: “Në Ditën e Kiametit do të vijë një tym, i cili do t'ua marrë dëgjimin dhe shikimin hipokritëve, kurse besimtarit do t'i shkaktojë vetëm një lloj gripi.” Kjo na shqetësoi, andaj shkova tek Ibn Mesudi, të cilin e gjeta ulur. Ai u zemërua, pastaj u ul dhe tha: “Ai që di, le të flasë, e ai që nuk di, le të thotë: “Allahu e di më së miri”, sepse pjesë e diturisë është që, kur njeriu nuk ka dituri për diçka, të thotë: “Nuk e di.” Allahu i ka thënë të Dërguarit të Tij ﷺ: “Thuaj (o Muhamed!): “Unë prej jush nuk kërkoj kurrfarë shpërblimi për të (Kuranin), e as jam nga ata që paraqiten të atillë (çfarë nuk janë).” (Sad, 86) Kurejshët u vonuan në pranimin e Islamit, kështu që Pejgamberi ﷺ u lut kundër tyre: “O Allah, më ndihmo kundër tyre me shtatë (vjet) , sikurse shtatë vjetët e Jusufit (me thatësi) !” Kështu, ata i goditi një thatësirë, saqë pothuajse vdiqën. Hanin ngordhësira dhe eshtra. Kishte raste kur dikujt i dukej si tym në mes qiellit dhe Tokës. Prandaj, Ebu Sufjani vajti e i tha: “O Muhamed! Ti predikon respektimin e lidhjeve farefisnore, ndërsa populli yt veç sa s'është shkatërruar, andaj lute Allahun (për ta)!” Ibn Mesudi lexoi ajetet: “Ti pra, prite ditën kur qielli sjell një tym haptazi. Që do t'i mbulojë njerëzit, (e u thuhet atyre): “Ky është dënimi i dhembshëm!” (Ata thonë) “Zoti ynë, largoje prej nesh dënimin, ne do të besojmë.” Prej nga atyre ajo këshillë (ai mësim), kur atyre u pat ardhur Pejgamberi me argument (e nuk besuan)? E u shmangën prej tij dhe thanë: “(Ai është) i mësuar (prej tjetërkujt), i çmendur. Ne do t'jua largojmë dënimin për pak kohë, por ju do të ktheheni.” (Duhan, 10-15) Por, ata sërish u kthyen në mosbesim, e si t'i shpëtojnë ata dënimit të ahiretit kur t'u vijë ai? Kjo është ashtu siç e përshkruan Allahu në ajetet: “Ditën kur do t'i kapim me rrëmbimin Tonë të fuqishëm...” (Duhan, 16) (Rrëmbimi i fuqishëm është) Dita e Bedrit. Po ashtu: “Lizama” (Furkan, 77) humbja e paevitueshme në Bedër. Si dhe: “Elif Lam Mim. Bizantinët u mundën. Në tokën më afër (tokës arabe), po pas disfatës së tyre, ata do të ngadhënjejnë.” (Rrum, 1-3) Ngjarja e bizantinëve tashmë ka kaluar.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Komentimi i Kuranit",
    "position": 65,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/65/komentimi-i-kuranit"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 4774",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Abdullah ibn Mesudi"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ كَثِيرٍ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ: حَدَّثَنَا مَنْصُورٌ وَالأَعْمَشُ، عَنْ أَبِي الضُّحَى، عَنْ مَسْرُوقٍ قَالَ: بَيْنَمَا رَجُلٌ يُحَدِّثُ فِي كِنْدَةَ فَقَالَ: يَجِيءُ دُخَانٌ يَوْمَ الْقِيَامَةِ فَيَأْخُذُ بِأَسْمَاعِ الْمُنَافِقِينَ وَأَبْصَارِهِمْ، يَأْخُذُ الْمُؤْمِنَ كَهَيْئَةِ الزُّكَامِ. فَفَزِعْنَا، فَأَتَيْتُ ابْنَ مَسْعُودٍ، وَكَانَ مُتَّكِئًا فَغَضِبَ. فَجَلَسَ فَقَالَ: مَنْ عَلِمَ فَلْيَقُلْ، وَمَنْ لَمْ يَعْلَمْ فَلْيَقُلِ: اللَّهُ أَعْلَمُ. فَإِنَّ مِنَ الْعِلْمِ أَنْ يَقُولَ لِمَا لاَ يَعْلَمُ: لاَ أَعْلَمُ. فَإِنَّ اللَّهَ قَالَ لِنَبِيِّهِ ﷺ: ﴿قُلْ مَا أَسْأَلُكُمْ عَلَيْهِ مِنْ أَجْرٍ وَمَا أَنَا مِنَ الْمُتَكَلِّفِينَ﴾ [ص: ٨٦] وَإِنَّ قُرَيْشًا أَبْطَئُوا عَنِ الإِسْلاَمِ فَدَعَا عَلَيْهِمِ النَّبِيُّ ﷺ فَقَالَ: \"اللَّهُمَّ أَعِنِّي عَلَيْهِمْ بِسَبْعٍ كَسَبْعِ يُوسُفَ!\" فَأَخَذَتْهُمْ سَنَةٌ حَتَّى هَلَكُوا فِيهَا، وَأَكَلُوا الْمَيْتَةَ وَالْعِظَامَ، وَيَرَى الرَّجُلُ مَا بَيْنَ السَّمَاءِ وَالأَرْضِ كَهَيْئَةِ الدُّخَانِ ، فَجَاءَهُ أَبُو سُفْيَانَ فَقَالَ: يَا مُحَمَّدُ جِئْتَ تَأْمُرُنَا بِصِلَةِ الرَّحِمِ، وَإِنَّ قَوْمَكَ قَدْ هَلَكُوا فَادْعُ اللَّهَ، فَقَرَأَ: ﴿فَارْتَقِبْ يَوْمَ تَأْتِي السَّمَاءُ بِدُخَانٍ مُّبِينٍ * يَغْشَى النَّاسَ ۖ هَـٰذَا عَذَابٌ أَلِيمٌ * رَّبَّنَا اكْشِفْ عَنَّا الْعَذَابَ إِنَّا مُؤْمِنُونَ * أَنَّىٰ لَهُمُ الذِّكْرَىٰ وَقَدْ جَاءَهُمْ رَسُولٌ مُّبِينٌ * ثُمَّ تَوَلَّوْا عَنْهُ وَقَالُوا مُعَلَّمٌ مَّجْنُونٌ * إِنَّا كَاشِفُو الْعَذَابِ قَلِيلًا ۚ إِنَّكُمْ عَائِدُونَ ﴾ [الدخان: ١٠-١٥] أَفَيُكْشَفُ عَنْهُمْ عَذَابُ الآخِرَةِ إِذَا جَاءَ، ثُمَّ عَادُوا إِلَى كُفْرِهِمْ؟ فَذَلِكَ قَوْلُهُ تَعَالَى: ﴿يَوْمَ نَبْطِشُ الْبَطْشَةَ الْكُبْرَى﴾ [١٦]: يَوْمَ بَدْرٍ، وَ﴿لِزَامًا﴾ [الفرقان: ٧٧]: يَوْمَ بَدْرٍ - ﴿الم * غُلِبَتِ الرُّومُ * فِي أَدْنَى الْأَرْضِ وَهُم مِّن بَعْدِ غَلَبِهِمْ سَيَغْلِبُونَ﴾ [الروم: ١-٣]: وَالرُّومُ قَدْ مَضَى.",
    "albanian": "Muhamed ibn Kethiri na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Mensuri, e ky nga Ameshi, e ky nga Ebu Duha se Mesruku tregon: “Teksa një person tregonte hadithe në vendin Kinde, në mes tjerash, tha: “Në Ditën e Kiametit do të vijë një tym, i cili do t'ua marrë dëgjimin dhe shikimin hipokritëve, kurse besimtarit do t'i shkaktojë vetëm një lloj gripi.” Kjo na shqetësoi, andaj shkova tek Ibn Mesudi, të cilin e gjeta ulur. Ai u zemërua, pastaj u ul dhe tha: “Ai që di, le të flasë, e ai që nuk di, le të thotë: “Allahu e di më së miri”, sepse pjesë e diturisë është që, kur njeriu nuk ka dituri për diçka, të thotë: “Nuk e di.” Allahu i ka thënë të Dërguarit të Tij ﷺ: “Thuaj (o Muhamed!): “Unë prej jush nuk kërkoj kurrfarë shpërblimi për të (Kuranin), e as jam nga ata që paraqiten të atillë (çfarë nuk janë).” (Sad, 86) Kurejshët u vonuan në pranimin e Islamit, kështu që Pejgamberi ﷺ u lut kundër tyre: “O Allah, më ndihmo kundër tyre me shtatë (vjet) , sikurse shtatë vjetët e Jusufit (me thatësi) !” Kështu, ata i goditi një thatësirë, saqë pothuajse vdiqën. Hanin ngordhësira dhe eshtra. Kishte raste kur dikujt i dukej si tym në mes qiellit dhe Tokës. Prandaj, Ebu Sufjani vajti e i tha: “O Muhamed! Ti predikon respektimin e lidhjeve farefisnore, ndërsa populli yt veç sa s'është shkatërruar, andaj lute Allahun (për ta)!” Ibn Mesudi lexoi ajetet: “Ti pra, prite ditën kur qielli sjell një tym haptazi. Që do t'i mbulojë njerëzit, (e u thuhet atyre): “Ky është dënimi i dhembshëm!” (Ata thonë) “Zoti ynë, largoje prej nesh dënimin, ne do të besojmë.” Prej nga atyre ajo këshillë (ai mësim), kur atyre u pat ardhur Pejgamberi me argument (e nuk besuan)? E u shmangën prej tij dhe thanë: “(Ai është) i mësuar (prej tjetërkujt), i çmendur. Ne do t'jua largojmë dënimin për pak kohë, por ju do të ktheheni.” (Duhan, 10-15) Por, ata sërish u kthyen në mosbesim, e si t'i shpëtojnë ata dënimit të ahiretit kur t'u vijë ai? Kjo është ashtu siç e përshkruan Allahu në ajetet: “Ditën kur do t'i kapim me rrëmbimin Tonë të fuqishëm...” (Duhan, 16) (Rrëmbimi i fuqishëm është) Dita e Bedrit. Po ashtu: “Lizama” (Furkan, 77) humbja e paevitueshme në Bedër. Si dhe: “Elif Lam Mim. Bizantinët u mundën. Në tokën më afër (tokës arabe), po pas disfatës së tyre, ata do të ngadhënjejnë.” (Rrum, 1-3) Ngjarja e bizantinëve tashmë ka kaluar.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/4774.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/4774.json"
  }
}