Is'haku më ka thënë, se transmeton nga Xheriri, e ky nga Ebu Hajani, e ky nga Ebu Zura se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rrëfen: “Një ditë, teksa i Dërguari i Allahut ﷺ ishte në mesin e njerëzve, erdhi një burrë dhe e pyeti: “O i Dërguari i Allahut, ç'është imani?” Ai u përgjigj: “Imani është të besosh në Allahun, melekët e Tij, Ditën e Takimit me Të, të dërguarit e Tij dhe të besosh ringjalljen.” Pastaj pyeti: “Ç'është Islami?” Pejgamberi ﷺ u përgjigj: “Islami është ta adhurosh Allahun pa i bërë ortak asgjë, ta falësh namazin, ta japësh zekatin e obliguar dhe ta agjërosh Ramazanin.” Pastaj pyeti sërish: “O i Dërguari i Allahut, ç'është ihsani?” Pejgamberi ﷺ u përgjigj: “Ihsani është ta adhurosh Allahun sikurse të jesh duke e parë, ndonëse ti nuk e sheh Atë, Ai të sheh ty.” Pastaj pyeti: “O i Dërguari i Allahut, kur do të bëhet Kiameti?” Pejgamberi ﷺ u përgjigj: “As i pyeturi, as pyetësi nuk dinë gjë për këtë. Megjithatë, po të tregoj për shenjat e tij: kur robëresha ta lindë zonjën e vet, kjo është prej shenjave, si dhe kur të zbathurit e zhveshur të bëhen udhëheqës të njerëzve, edhe kjo është prej shenjave. Kiameti është një prej pesë gjërave që nuk i di askush përveç Allahut.” Pastaj, Pejgamberi ﷺ e recitoi ajetin: “Pa dyshim, vetëm Allahu e di çastin e Kiametit. Ai e zbret shiun dhe e di ç'ka në barkun e shtatzënës...” (Lukman, 34) Kur burri në fjalë u largua, Pejgamberi ﷺ tha: “Kthejeni!” Por, kur dolën ta kërkojnë, nuk panë asgjë. Atëherë i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Ky ishte Xhibrili. Erdhi t'ua mësojë njerëzve fenë e tyre.”
حَدَّثَنِي إِسْحَاقُ عَنْ جَرِيرٍ، عَنْ أَبِي حَيَّانَ، عَنْ أَبِي زُرْعَةَ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ - رضى الله عنه : أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ كَانَ يَوْمًا بَارِزًا لِلنَّاسِ إِذْ أَتَاهُ رَجُلٌ يَمْشِي فَقَالَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، مَا الإِيمَانُ؟ قَالَ: "الإِيمَانُ أَنْ تُؤْمِنَ بِاللَّهِ وَمَلاَئِكَتِهِ وَرُسُلِهِ وَلِقَائِهِ وَتُؤْمِنَ بِالْبَعْثِ الآخِرِ". قَالَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، مَا الإِسْلاَمُ؟ قَالَ: "الإِسْلاَمُ أَنْ تَعْبُدَ اللَّهَ وَلاَ تُشْرِكَ بِهِ شَيْئًا، وَتُقِيمَ الصَّلاَةَ، وَتُؤْتِيَ الزَّكَاةَ الْمَفْرُوضَةَ، وَتَصُومَ رَمَضَانَ". قَالَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، مَا الإِحْسَانُ؟ قَالَ: "الإِحْسَانُ أَنْ تَعْبُدَ اللَّهَ كَأَنَّكَ تَرَاهُ، فَإِنْ لَمْ تَكُنْ تَرَاهُ فَإِنَّهُ يَرَاكَ". قَالَ يَا رَسُولَ اللَّهِ، مَتَى السَّاعَةُ؟ قَالَ: "مَا الْمَسْئُولُ عَنْهَا بِأَعْلَمَ مِنَ السَّائِلِ، وَلَكِنْ سَأُحَدِّثُكَ عَنْ أَشْرَاطِهَا إِذَا وَلَدَتِ الْمَرْأَةُ رَبَّتَهَا، فَذَاكَ مِنْ أَشْرَاطِهَا، وَإِذَا كَانَ الْحُفَاةُ الْعُرَاةُ رُءُوسَ النَّاسِ فَذَاكَ مِنْ أَشْرَاطِهَا، فِي خَمْسٍ لا يَعْلَمُهُنَّ إِلاَّ اللَّهُ: ﴿إِنَّ اللَّهَ عِنْدَهُ عِلْمُ السَّاعَةِ وَيُنَزِّلُ الْغَيْثَ وَيَعْلَمُ مَا فِي الأَرْحَامِ...﴾ [لقمان: ٣٤] ". ثُمَّ انْصَرَفَ الرَّجُلُ فَقَالَ: "رُدُّوا عَلَىَّ". فَأَخَذُوا لِيَرُدُّوا فَلَمْ يَرَوْا شَيْئًا. فَقَالَ: "هَذَا جِبْرِيلُ جَاءَ لِيُعَلِّمَ النَّاسَ دِينَهُمْ".