Sahihu i Buhariut — Hadithi 4785

Komentimi i Kuranit · Transmetuesi: Aishe bint Ebu Bekri

Shqip

Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Ebu Seleme ibn Abdurrahmani se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), gruaja e Pejgamberit ﷺ, tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ, pasi që Allahu e urdhëroi që grave të tij t'u ofrojë zgjedhjen (për të qëndruar me të ose për t'u shkurorëzuar), erdhi tek unë dhe filloi me mua duke më thënë: “Po të përmend një gjë, por nuk ke nevojë të ngutesh (për të marrë vendim) pa i pyetur prindërit.” Ai e dinte mirë se prindërit e mi nuk më thonë të ndahem prej tij. Pastaj Pejgamberi ﷺ tha: “Allahu ka thënë: “O i Dërguar! Thuaju grave tuaja: “Nëse dëshironi jetën e kësaj bote dhe stolitë e saj, ejani, unë do t'ju jap vlerën (e shkurorëzimit) dhe do t'ju lëshoj si është më së miri. Por, nëse dëshironi Allahun, të Dërguarin e Tij dhe botën tjetër, dijeni se Allahu ka përgatitur shpërblim të madh për ato prej jush që bëjnë vepra të mira.” (Ahzab, 28-29) Unë i thashë: “Për cilën gjë t'i pyes prindërit?! Unë e zgjedh Allahun, të Dërguarin e Tij dhe jetën e ahiretit.”

Arabisht

حَدَّثَنَا أَبُو الْيَمَانِ: أَخْبَرَنَا شُعَيْبٌ عَنِ الزُّهْرِيِّ قَالَ: أَخْبَرَنِي أَبُو سَلَمَةَ بْنُ عَبْدِ الرَّحْمَنِ: أَنَّ عَائِشَةَ - رضى الله عنها - زَوْجَ النَّبِيِّ ﷺ: أَخْبَرَتْهُ: أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ جَاءَهَا حِينَ أَمَرَ اللَّهُ أَنْ يُخَيِّرَ أَزْوَاجَهُ، فَبَدَأَ بِي رَسُولُ اللَّهِ ﷺ فَقَالَ: "إِنِّي ذَاكِرٌ لَكِ أَمْرًا فَلاَ عَلَيْكِ أَنْ تَسْتَعْجِلِي حَتَّى تَسْتَأْمِرِي أَبَوَيْكِ ". وَقَدْ عَلِمَ أَنَّ أَبَوَىَّ لَمْ يَكُونَا يَأْمُرَانِي بِفِرَاقِهِ. قَالَتْ: ثُمَّ قَالَ: "إِنَّ اللَّهَ قَالَ ﴿يَا أَيُّهَا النَّبِيُّ قُل لِّأَزْوَاجِكَ إِن كُنتُنَّ تُرِدْنَ الْحَيَاةَ الدُّنْيَا وَزِينَتَهَا فَتَعَالَيْنَ أُمَتِّعْكُنَّ وَأُسَرِّحْكُنَّ سَرَاحًا جَمِيلًا * وَإِن كُنتُنَّ تُرِدْنَ اللَّـهَ وَرَسُولَهُ وَالدَّارَ الْآخِرَةَ فَإِنَّ اللَّـهَ أَعَدَّ لِلْمُحْسِنَاتِ مِنكُنَّ أَجْرًا عَظِيمًا ﴾ ". [الأحزاب: ٢٨-٢٩] فَقُلْتُ لَهُ: فَفِي أَىِّ هَذَا أَسْتَأْمِرُ أَبَوَىَّ؟ فَإِنِّي أُرِيدُ اللَّهَ وَرَسُولَهُ وَالدَّارَ الآخِرَةَ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/4785