{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/4794",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/4794",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 4794",
  "text": "Is'hak ibn Mensuri na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullah ibn Bekër Sehmiu, e këtij i ka treguar Humejdi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur i Dërguari i Allahut ﷺ u martua me Zejnebe bint Xhahshin, bëri gosti dhe u shtroi njerëzve bukë e mish. Pastaj shkoi nëpër shtëpitë e nënave të besimtarëve, ashtu siç vepronte në mëngjesin e çdo martese. U jepte selam dhe lutej për to. Kështu, edhe ato ia kthenin selamin dhe luteshin për të. Kur u kthye në shtëpi, pa se dy persona ende ishin duke biseduar, prandaj doli sërish nga shtëpia. Kur këta dy persona panë se Pejgamberi ﷺ u kthye, brofën me nxitim dhe, nuk e di a unë e lajmërova atë apo dikush tjetër se dy personat në fjalë kishin shkuar. Së këndejmi, Pejgamberi ﷺ u kthye dhe, me të hyrë në shtëpi, e lëshoi perden mes meje dhe tij, e në atë rast zbriti ajeti i hixhabit.” Ibn Ebu Merjemi na ka thënë: “Na ka rrëfyer Jahjai, e këtij i ka treguar Humejdi, e ky e ka dëgjuar Enesin nga Pejgamberi ﷺ.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Komentimi i Kuranit",
    "position": 65,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/65/komentimi-i-kuranit"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 4794",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Enes ibn Malik Ensariu"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا إِسْحَاقُ بْنُ مَنْصُورٍ: أَخْبَرَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ بَكْرٍ السَّهْمِيُّ: حَدَّثَنَا حُمَيْدٌ عَنْ أَنَسٍ - رضى الله عنه - قَالَ: أَوْلَمَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ حِينَ بَنَى بِزَيْنَبَ ابْنَةِ جَحْشٍ. فَأَشْبَعَ النَّاسَ خُبْزًا وَلَحْمًا. ثُمَّ خَرَجَ إِلَى حُجَرِ أُمَّهَاتِ الْمُؤْمِنِينَ، كَمَا كَانَ يَصْنَعُ صَبِيحَةَ بِنَائِهِ، فَيُسَلِّمُ عَلَيْهِنَّ وَيَدْعُو لَهُنَّ، وَيُسَلِّمْنَ عَلَيْهِ وَيَدْعُونَ لَهُ. فَلَمَّا رَجَعَ إِلَى بَيْتِهِ، رَأَى رَجُلَيْنِ جَرَى بِهِمَا الْحَدِيثُ، فَلَمَّا رَآهُمَا رَجَعَ عَنْ بَيْتِهِ. فَلَمَّا رَأَى الرَّجُلاَنِ نَبِيَّ اللَّهِ ﷺ رَجَعَ عَنْ بَيْتِهِ وَثَبَا مُسْرِعَيْنِ، فَمَا أَدْرِي أَنَا أَخْبَرْتُهُ بِخُرُوجِهِمَا أَمْ أُخْبِرَ، فَرَجَعَ حَتَّى دَخَلَ الْبَيْتَ وَأَرْخَى السِّتْرَ بَيْنِي وَبَيْنَهُ، وَأُنْزِلَتْ آيَةُ الْحِجَابِ. وَقَالَ ابْنُ أَبِي مَرْيَمَ: أَخْبَرَنَا يَحْيَى: حَدَّثَنِي حُمَيْدٌ: سَمِعَ أَنَسًا عَنِ النَّبِيِّ ﷺ.",
    "albanian": "Is'hak ibn Mensuri na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullah ibn Bekër Sehmiu, e këtij i ka treguar Humejdi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur i Dërguari i Allahut ﷺ u martua me Zejnebe bint Xhahshin, bëri gosti dhe u shtroi njerëzve bukë e mish. Pastaj shkoi nëpër shtëpitë e nënave të besimtarëve, ashtu siç vepronte në mëngjesin e çdo martese. U jepte selam dhe lutej për to. Kështu, edhe ato ia kthenin selamin dhe luteshin për të. Kur u kthye në shtëpi, pa se dy persona ende ishin duke biseduar, prandaj doli sërish nga shtëpia. Kur këta dy persona panë se Pejgamberi ﷺ u kthye, brofën me nxitim dhe, nuk e di a unë e lajmërova atë apo dikush tjetër se dy personat në fjalë kishin shkuar. Së këndejmi, Pejgamberi ﷺ u kthye dhe, me të hyrë në shtëpi, e lëshoi perden mes meje dhe tij, e në atë rast zbriti ajeti i hixhabit.” Ibn Ebu Merjemi na ka thënë: “Na ka rrëfyer Jahjai, e këtij i ka treguar Humejdi, e ky e ka dëgjuar Enesin nga Pejgamberi ﷺ.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/4794.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/4794.json"
  }
}