Is'hak ibn Ibrahimi na ka thënë: Na ka treguar Revhu dhe Muhamed ibn Xhaferi, e ky nga Shuëbe, e ky nga Muhamed ibn Zijadi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Mbrëmë, teksa falesha, m'u shfaq një ifrit 1 xhin, - ose tha diçka të ngjashme, - i cili donte të ma ndërpriste namazin. Allahu më bëri triumfues ndaj tij, andaj desha ta lidhja në njërën prej shtyllave të xhamisë e ta lija ashtu deri në mëngjes, që ju të gjithë të mund ta shihnit, mirëpo m'u kujtua fjala e vëllait tim, Sulejmanit: "O Zoti im, më dhuro pushtet që nuk do ta ketë askush pas meje!” Revhu (transmetuesi) shton: “Prandaj e largoi (shejtanin) të poshtëruar.”
حَدَّثَنَا إِسْحَاقُ بْنُ إِبْرَاهِيمَ: حَدَّثَنَا رَوْحٌ وَمُحَمَّدُ بْنُ جَعْفَرٍ، عَنْ شُعْبَةَ، عَنْ مُحَمَّدِ بْنِ زِيَادٍ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ - رَضِيَ اللهُ عَنْهُ - عَنِ النَّبِيِّ ﷺ قَالَ: "إِنَّ عِفْرِيتًا مِنَ الْجِنِّ تَفَلَّتَ عَلَىَّ الْبَارِحَةَ - أَوْ كَلِمَةً نَحْوَهَا - لِيَقْطَعَ عَلَىَّ الصَّلاَةَ. فَأَمْكَنَنِي اللَّهُ مِنْهُ وَأَرَدْتُ أَنْ أَرْبِطَهُ إِلَى سَارِيَةٍ مِنْ سَوَارِي الْمَسْجِدِ حَتَّى تُصْبِحُوا وَتَنْظُرُوا إِلَيْهِ كُلُّكُمْ، فَذَكَرْتُ قَوْلَ أَخِي سُلَيْمَانَ (رَبِّ هَبْ لِي مُلْكًا لاَ يَنْبَغِي لأَحَدٍ مِنْ بَعْدِي)". قَالَ رَوْحٌ: فَرَدَّهُ خَاسِئًا.