Sahihu i Buhariut — Hadithi 4811

Komentimi i Kuranit · Transmetuesi: Abdullah ibn Mesudi

Shqip

Ademi na ka thënë: Na ka treguar Shejbani, e ky nga Mensuri, e ky nga Ibrahimi, e ky nga Abide se Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Një rabin erdhi tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe i tha: “O Muhamed, ne po e gjejmë (të shkruar në Tevrat) se Allahu do t'i vendosë qiejt në një gisht, tokat në një gisht, drunjtë në një gisht, ujin e dheun në një gisht dhe krijesat e tjera në një gisht, pastaj do të thotë: “Unë jam Mbreti!” I Dërguari i Allahut ﷺ qeshi, saqë iu dukën edhe dhëmballët, duke vërtetuar fjalën e rabinit, pastaj citoi: “Ata nuk e kanë vlerësuar siç duhet fuqinë e Allahut. Në Ditën e Kiametit, e tërë Toka do të jetë në grushtin e Tij, ndërsa qiejt do të mbështillen nën të djathtën e Tij. Qoftë i lavdëruar Ai dhe i lartësuar mbi idhujt që ia shoqërojnë Atij (në adhurim)! ” (Zumer, 67)

Arabisht

حَدَّثَنَا آدَمُ: حَدَّثَنَا شَيْبَانُ عَنْ مَنْصُورٍ، عَنْ إِبْرَاهِيمَ، عَنْ عَبِيدَةَ، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ - رضى الله عنه - قَالَ: جَاءَ حَبْرٌ مِنَ الأَحْبَارِ إِلَى رَسُولِ اللَّهِ ﷺ فَقَالَ: يَا مُحَمَّدُ، إِنَّا نَجِدُ أَنَّ اللَّهَ يَجْعَلُ السَّمَوَاتِ عَلَى إِصْبَعٍ وَالأَرَضِينَ عَلَى إِصْبَعٍ، وَالشَّجَرَ عَلَى إِصْبَعٍ، وَالْمَاءَ وَالثَّرَى عَلَى إِصْبَعٍ، وَسَائِرَ الْخَلاَئِقِ عَلَى إِصْبَعٍ، فَيَقُولُ: أَنَا الْمَلِكُ. فَضَحِكَ النَّبِيُّ ﷺ حَتَّى بَدَتْ نَوَاجِذُهُ تَصْدِيقًا لِقَوْلِ الْحَبْرِ، ثُمَّ قَرَأَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: ﴿وَمَا قَدَرُوا اللَّهَ حَقَّ قَدْرِهِ وَالأَرْضُ جَمِيعًا قَبْضَتُهُ يَوْمَ الْقِيَامَةِ وَالسَّمَوَاتُ مَطْوِيَّاتٌ بِيَمِينِهِ سُبْحَانَهُ وَتَعَالَى عَمَّا يُشْرِكُونَ﴾ [الزمر: ٦٧]

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/4811