Muhamed ibn Beshari na ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Xhaferi, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky nga Abdulmelik ibn Mejsera se Tavusi tregon se, kur Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) u pyet për ajetin: “... Përveç dashurisë për të afërmit...”, (Shura, 23) Seid ibn Xhubejri u përgjigj duke thënë: “Të afërmit janë farefisi i Muhamedit ﷺ.” Por, Ibn Abasi ia ktheu: “U ngute, se Pejgamberi ﷺ kishte afërsi me çdonjërën prej degëve kurejshe.” Pastaj, Ibn Abasi shtoi (duke e komentuar ajetin): “Përveç nëse i mbani lidhjet farefisnore mes meje dhe jush.”
حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ بَشَّارٍ: حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ جَعْفَرٍ: حَدَّثَنَا شُعْبَةُ عَنْ عَبْدِ الْمَلِكِ بْنِ مَيْسَرَةَ قَالَ: سَمِعْتُ طَاوُسًا عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ - رضى الله عنهما -: أَنَّهُ سُئِلَ عَنْ قَوْلِهِ: ﴿... إِلاَّ الْمَوَدَّةَ فِي الْقُرْبَى ...﴾ [الشورى: ٢٣] فَقَالَ سَعِيدُ بْنُ جُبَيْرٍ: قُرْبَى آلِ مُحَمَّدٍ ﷺ. فَقَالَ ابْنُ عَبَّاسٍ: عَجِلْتَ. إِنَّ النَّبِيَّ ﷺ، لَمْ يَكُنْ بَطْنٌ مِنْ قُرَيْشٍ إِلاَّ كَانَ لَهُ فِيهِمْ قَرَابَةٌ، فَقَالَ: إِلاَّ أَنْ تَصِلُوا مَا بَيْنِي وَبَيْنَكُمْ مِنَ الْقَرَابَةِ.