{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/482",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/482",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 482",
  "text": "Is'haku na ka thënë: Na ka treguar Ibn Shumejli, e këtij i ka rrëfyer Ibn Avniu, e ky nga Ibn Sirini se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa i Dërguari i Allahut ﷺ po na falte njërin prej namazeve të ditës, - Ibn Sirini thotë se Ebu Hurejra përmendi njërin prej tyre, mirëpo e kam harruar, - i fali dy rekate e dha selam. U ngrit dhe, disi i zemëruar, shkoi te një cung i shtrirë brenda xhamisë dhe u mbështet në të. E vendosi dorën e djathtë mbi të majtën dhe i gërshetoi gishtërinjtë, ndërsa faqen e djathtë e vendosi në shpinën e dorës së majtë. Ata që nguteshin, dolën prej xhamisë dhe thanë: “Mos është shkurtuar namazi?” Në mesin e tyre ishte Ebu Bekri dhe Omeri, porse nuk morën guximin ta pyesnin Pejgamberin ﷺ. Mirëpo, një burrë nga turma, që i kishte duart e gjata dhe e quanin Dhuljedejn (Duargjati), tha: - O i Dërguari i Allahut! A harrove apo u shkurtua namazi? - “As kam harruar, as është shkurtuar namazi, - tha Pejgamberi ﷺ e vijoi: - A është ashtu siç po thotë Dhuljedejni?” - duke iu drejtuar të tjerëve. - Po, - i thanë. Pejgamberi ﷺ u drejtua dhe e fali pjesën që kishte harruar, dha selam, mori tekbirin dhe ra në sexhde, sikurse për sexhden gjatë namazit ose më gjatë, e ngriti kokën duke marrë tekbirin, pastaj sërish ra në sexhde sikurse për sexhden gjatë namazit ose më gjatë dhe u ngrit prej saj me tekbir. Ibn Sirinin e pyetën: “A ka dhënë selam në fund (pas sexhdeve të harresës)?” U tha: “Më ka treguar dikush se Imran ibn Husajni ka thënë: “Pastaj ka dhënë selam (në fund).”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Namazi",
    "position": 8,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/8/namazi"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 482",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Ebu Hurejra"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا إِسْحَاقُ قَالَ: حَدَّثَنَا ابْنُ شُمَيْلٍ قَالَ: أَخْبَرَنَا ابْنُ عَوْنٍ، عَنِ ابْنِ سِيرِينَ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ قَالَ: صَلَّى بِنَا رَسُولُ اللَّهِ ﷺ إِحْدَى صَلاَتَىِ الْعَشِيِّ - قَالَ ابْنُ سِيرِينَ: قَدْ سَمَّاهَا أَبُو هُرَيْرَةَ وَلَكِنْ نَسِيتُ أَنَا - قَالَ: فَصَلَّى بِنَا رَكْعَتَيْنِ ثُمَّ سَلَّمَ، فَقَامَ إِلَى خَشَبَةٍ مَعْرُوضَةٍ فِي الْمَسْجِدِ فَاتَّكَأَ عَلَيْهَا، كَأَنَّهُ غَضْبَانُ، وَوَضَعَ يَدَهُ الْيُمْنَى عَلَى الْيُسْرَى، وَشَبَّكَ بَيْنَ أَصَابِعِهِ، وَوَضَعَ خَدَّهُ الأَيْمَنَ عَلَى ظَهْرِ كَفِّهِ الْيُسْرَى، وَخَرَجَتِ السَّرَعَانُ مِنْ أَبْوَابِ الْمَسْجِدِ فَقَالُوا: أَقَصُرَتِ الصَّلاَةُ؟‏.‏ وَفِي الْقَوْمِ أَبُو بَكْرٍ وَعُمَرُ، فَهَابَا أَنْ يُكَلِّمَاهُ، وَفِي الْقَوْمِ رَجُلٌ فِي يَدَيْهِ طُولٌ يُقَالُ لَهُ ذُو الْيَدَيْنِ قَالَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، أَنَسِيتَ أَمْ قَصُرَتِ الصَّلاَةُ؟ قَالَ: ‏\"‏‏لَمْ أَنْسَ، وَلَمْ تُقْصَرْ‏\"‏‏‏.‏‏ فَقَالَ: ‏ ‏\"‏أَكَمَا يَقُولُ ذُو الْيَدَيْنِ؟‏\"‏‏‏‏‏ فَقَالُوا: نَعَمْ‏.‏ فَتَقَدَّمَ فَصَلَّى مَا تَرَكَ، ثُمَّ سَلَّمَ، ثُمَّ كَبَّرَ وَسَجَدَ مِثْلَ سُجُودِهِ أَوْ أَطْوَلَ، ثُمَّ رَفَعَ رَأْسَهُ وَكَبَّرَ، ثُمَّ كَبَّرَ وَسَجَدَ مِثْلَ سُجُودِهِ أَوْ أَطْوَلَ، ثُمَّ رَفَعَ رَأْسَهُ وَكَبَّرَ‏.‏ فَرُبَّمَا سَأَلُوهُ ثُمَّ سَلَّمَ فَيَقُولُ: نُبِّئْتُ أَنَّ عِمْرَانَ بْنَ حُصَيْنٍ قَالَ: ثُمَّ سَلَّمَ‏.‏",
    "albanian": "Is'haku na ka thënë: Na ka treguar Ibn Shumejli, e këtij i ka rrëfyer Ibn Avniu, e ky nga Ibn Sirini se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa i Dërguari i Allahut ﷺ po na falte njërin prej namazeve të ditës, - Ibn Sirini thotë se Ebu Hurejra përmendi njërin prej tyre, mirëpo e kam harruar, - i fali dy rekate e dha selam. U ngrit dhe, disi i zemëruar, shkoi te një cung i shtrirë brenda xhamisë dhe u mbështet në të. E vendosi dorën e djathtë mbi të majtën dhe i gërshetoi gishtërinjtë, ndërsa faqen e djathtë e vendosi në shpinën e dorës së majtë. Ata që nguteshin, dolën prej xhamisë dhe thanë: “Mos është shkurtuar namazi?” Në mesin e tyre ishte Ebu Bekri dhe Omeri, porse nuk morën guximin ta pyesnin Pejgamberin ﷺ. Mirëpo, një burrë nga turma, që i kishte duart e gjata dhe e quanin Dhuljedejn (Duargjati), tha: - O i Dërguari i Allahut! A harrove apo u shkurtua namazi? - “As kam harruar, as është shkurtuar namazi, - tha Pejgamberi ﷺ e vijoi: - A është ashtu siç po thotë Dhuljedejni?” - duke iu drejtuar të tjerëve. - Po, - i thanë. Pejgamberi ﷺ u drejtua dhe e fali pjesën që kishte harruar, dha selam, mori tekbirin dhe ra në sexhde, sikurse për sexhden gjatë namazit ose më gjatë, e ngriti kokën duke marrë tekbirin, pastaj sërish ra në sexhde sikurse për sexhden gjatë namazit ose më gjatë dhe u ngrit prej saj me tekbir. Ibn Sirinin e pyetën: “A ka dhënë selam në fund (pas sexhdeve të harresës)?” U tha: “Më ka treguar dikush se Imran ibn Husajni ka thënë: “Pastaj ka dhënë selam (në fund).”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/482.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/482.json"
  }
}