Jahjai na ka thënë: Na ka treguar Ebu Muaviu nga Ameshi, e ky nga Muslimi se Mesruku tregon se Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) ka thënë: “Kjo (ndodhia e tymit) ngjau pasi kurejshët e kundërshtuan Pejgamberin ﷺ, e në atë rast ai u lut kundër tyre me vite thatësie sikurse vitet e Jusufit. Kështu, ata i kaploi thatësia dhe uria, saqë u detyruan të hanin edhe eshtra. Kishte raste kur ndonjëri shikonte drejt qiellit, nga uria e madhe, e i dukej sikur po shihte tym mes tij dhe qiellit. Allahu i Madhërishëm zbriti shpalljen: “Andaj ti prite atë (ditë), kur qielli do të lëshojë tym të qartë, që do t'i mbulojë njerëzit, (e do t'u thuhet): “Ky është dënimi dhembshëm!” (Duhan, 10-11) Më pas, dikush vajti tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut, kërko shi prej Allahut për fisin mudar, se u shkatërruan!” Pejgamberi ﷺ i tha: “Për fisin mudar?! Ti vërtet qenke guximtar!” Si rrjedhojë, i Dërguari i Allahut ﷺ u lut për shi, sakaq ra shi. Atëherë zbriti ajeti: “... ju me siguri që do të ktheheni (në mosbesim).” (Duhan, 15) Pasi u erdhi bollëku, ata u kthyen në gjendjen e mëparshme, andaj Allahu i Madhëruar zbriti ajetin: “Ditën, kur do t'i mbërthejmë ata me forcën më të madhe, Ne do të hakmerremi.” (Duhan, 16) Pra, ditën e Bedrit.”
حَدَّثَنَا يَحْيَى: حَدَّثَنَا أَبُو مُعَاوِيَةَ عَنِ الأَعْمَشِ، عَنْ مُسْلِمٍ، عَنْ مَسْرُوقٍ قَالَ: قَالَ عَبْدُ اللَّهِ: إِنَّمَا كَانَ هَذَا لأَنَّ قُرَيْشًا لَمَّا اسْتَعْصَوْا عَلَى النَّبِيِّ ﷺ، دَعَا عَلَيْهِمْ بِسِنِينَ كَسِنِي يُوسُفَ، فَأَصَابَهُمْ قَحْطٌ وَجَهْدٌ حَتَّى أَكَلُوا الْعِظَامَ. فَجَعَلَ الرَّجُلُ يَنْظُرُ إِلَى السَّمَاءِ، فَيَرَى مَا بَيْنَهُ وَبَيْنَهَا كَهَيْئَةِ الدُّخَانِ مِنَ الْجَهْدِ. فَأَنْزَلَ اللَّهُ تَعَالَى: ﴿ فَارْتَقِبْ يَوْمَ تَأْتِي السَّمَاءُ بِدُخَانٍ مُبِينٍ * يَغْشَى النَّاسَ هَذَا عَذَابٌ أَلِيمٌ ﴾ [١٠-١١] قَالَ: فَأُتِيَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ فَقِيلَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، اسْتَسْقِ اللَّهَ لِمُضَرَ، فَإِنَّهَا قَدْ هَلَكَتْ. قَالَ: "لِمُضَرَ؟ إِنَّكَ لَجَرِيءٌ". فَاسْتَسْقَى فَسُقُوا. فَنَزَلَتْ: ﴿إِنَّكُمْ عَائِدُونَ﴾ [١٥] فَلَمَّا أَصَابَتْهُمُ الرَّفَاهِيَةُ، عَادُوا إِلَى حَالِهِمْ - حِينَ أَصَابَتْهُمُ الرَّفَاهِيَةُ -. فَأَنْزَلَ اللَّهُ عَزَّ وَجَلَّ: ﴿يَوْمَ نَبْطِشُ الْبَطْشَةَ الْكُبْرَى إِنَّا مُنْتَقِمُونَ﴾ [١٦] قَالَ: يَعْنِي يَوْمَ بَدْرٍ.