{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/4823",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/4823",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 4823",
  "text": "Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Xherir ibn Hazimi nga Ameshi, e ky nga Ebu Duha se Mesruku tregon: “Shkova tek Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!), i cili na tha: “Kur i Dërguari i Allahut ﷺ i ftoi kurejshët (në Islam), ata e përgënjeshtruan dhe e kundërshtuan, andaj ai u lut: “O Allah, më ndihmo kundër tyre, me shtatë vjet (thatësie) sikurse shtatë vjetët e Jusufit!” Së këndejmi, njerëzit (në Mekë) i kaploi një thatësi, saqë nuk mbeti asgjë e njomë (mbi tokë). Madje, filluan të hanin edhe ngordhësira. Kishte raste kur ndokujt, nga vuajtja dhe uria e madhe, t'i dukej sikur po shihte tym mes tij dhe qiellit. Pastaj citoi: “Andaj ti prite atë (ditë), kur qielli do të lëshojë tym të qartë, që do t'i mbulojë njerëzit, (e do t'u thuhet): “Ky është dënim i dhembshëm!” (Mohuesit do të thonë): “O Zoti ynë, lirona prej dënimit! Ne tashmë besojmë!” Si mund të përfitojnë ata nga këshilla, ndërkohë që më parë atyre u pat ardhur një i Dërguar me shpjegime të qarta e ata i kthyen shpinën, duke thënë: “Ai është një i çmendur i mësuar nga të tjerët?!” Edhe sikur t'ju lirojmë nga dënimi pak (kohë), ju me siguri që do të ktheheni (në mosbesim).” (Duhan, 10-15) Abdullahu shton: “Vallë, a do t'u largohet dënimi në Ditën e Kiametit? \"Goditja e fuqishme\" (Duhan, 16) qe ndodhia në ditën e Bedrit.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Komentimi i Kuranit",
    "position": 65,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/65/komentimi-i-kuranit"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 4823",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Abdullah ibn Mesudi"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا سُلَيْمَانُ بْنُ حَرْبٍ: حَدَّثَنَا جَرِيرُ بْنُ حَازِمٍ عَنِ الأَعْمَشِ، عَنْ أَبِي الضُّحَى، عَنْ مَسْرُوقٍ قَالَ: دَخَلْتُ عَلَى عَبْدِ اللَّهِ ثُمَّ قَالَ: إِنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ لَمَّا دَعَا قُرَيْشًا كَذَّبُوهُ، وَاسْتَعْصَوْا عَلَيْهِ، فَقَالَ: \"اللَّهُمَّ أَعِنِّي عَلَيْهِمْ بِسَبْعٍ كَسَبْعِ يُوسُفَ\". فَأَصَابَتْهُمْ سَنَةٌ حَصَّتْ كُلَّ شَىْءٍ، حَتَّى كَانُوا يَأْكُلُونَ الْمَيْتَةَ، فَكَانَ يَقُومُ أَحَدُهُمْ فَكَانَ يَرَى بَيْنَهُ وَبَيْنَ السَّمَاءِ مِثْلَ الدُّخَانِ مِنَ الْجَهْدِ وَالْجُوعِ. ثُمَّ قَرَأَ : ﴿فَارْتَقِبْ يَوْمَ تَأْتِي السَّمَاءُ بِدُخَانٍ مُّبِينٍ * يَغْشَى النَّاسَ ۖ هَـٰذَا عَذَابٌ أَلِيمٌ * رَّبَّنَا اكْشِفْ عَنَّا الْعَذَابَ إِنَّا مُؤْمِنُونَ * أَنَّىٰ لَهُمُ الذِّكْرَىٰ وَقَدْ جَاءَهُمْ رَسُولٌ مُّبِينٌ * ثُمَّ تَوَلَّوْا عَنْهُ وَقَالُوا مُعَلَّمٌ مَّجْنُونٌ * إِنَّا كَاشِفُو الْعَذَابِ قَلِيلًا ۚ إِنَّكُمْ عَائِدُونَ ﴾ [الدخان: ١٠-١٥] قَالَ عَبْدُ اللَّهِ: أَفَيُكْشَفُ عَنْهُمُ الْعَذَابُ يَوْمَ الْقِيَامَةِ؟ قَالَ: وَ﴿الْبَطْشَةُ الْكُبْرَى﴾ [١٦]: يَوْمَ بَدْرٍ.",
    "albanian": "Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Xherir ibn Hazimi nga Ameshi, e ky nga Ebu Duha se Mesruku tregon: “Shkova tek Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!), i cili na tha: “Kur i Dërguari i Allahut ﷺ i ftoi kurejshët (në Islam), ata e përgënjeshtruan dhe e kundërshtuan, andaj ai u lut: “O Allah, më ndihmo kundër tyre, me shtatë vjet (thatësie) sikurse shtatë vjetët e Jusufit!” Së këndejmi, njerëzit (në Mekë) i kaploi një thatësi, saqë nuk mbeti asgjë e njomë (mbi tokë). Madje, filluan të hanin edhe ngordhësira. Kishte raste kur ndokujt, nga vuajtja dhe uria e madhe, t'i dukej sikur po shihte tym mes tij dhe qiellit. Pastaj citoi: “Andaj ti prite atë (ditë), kur qielli do të lëshojë tym të qartë, që do t'i mbulojë njerëzit, (e do t'u thuhet): “Ky është dënim i dhembshëm!” (Mohuesit do të thonë): “O Zoti ynë, lirona prej dënimit! Ne tashmë besojmë!” Si mund të përfitojnë ata nga këshilla, ndërkohë që më parë atyre u pat ardhur një i Dërguar me shpjegime të qarta e ata i kthyen shpinën, duke thënë: “Ai është një i çmendur i mësuar nga të tjerët?!” Edhe sikur t'ju lirojmë nga dënimi pak (kohë), ju me siguri që do të ktheheni (në mosbesim).” (Duhan, 10-15) Abdullahu shton: “Vallë, a do t'u largohet dënimi në Ditën e Kiametit? \"Goditja e fuqishme\" (Duhan, 16) qe ndodhia në ditën e Bedrit.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/4823.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/4823.json"
  }
}