{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/4824",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/4824",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 4824",
  "text": "Bishr ibn Halidi na ka thënë: Na ka rrëfyer Muhamedi nga Shuëbe, e ky nga Sulejmani dhe Mensuri, e ky nga Ebu Duha se Mesruku transmeton se Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) ka thënë: “Allahu e ka dërguar Muhamedin ﷺ dhe ka thënë: “Thuaj (o Muhamed): “Unë prej jush nuk kërkoj kurrfarë shpërblimi për këtë (Kuran) e as pretendoj të jem diçka që s'jam.” (Sad, 86) Pasi i Dërguari i Allahut ﷺ pa se kurejshët e kundërshtuan, ai u lut (kundër tyre): “O Allah, më ndihmo kundër tyre me shtatë (vjet) , sikurse shtatë vjetët e Jusufit (me thatësi) !” Kështu, ata i goditi një thatësi, saqë nuk mbeti asgjë e njomë (mbi tokë). U detyruan të hanin eshtra dhe lëkura, ose lëkura dhe ngordhësira. Prej tokës filloi të dalë diçka në formë tymi. Prandaj, Ebu Sufjani vajti e i tha: “O Muhamed! Populli yt gati sa s'është shkatërruar, andaj lute Allahun që t'ua largojë (këtë gjendje)!” Pejgamberi ﷺ u lut për ta, pastaj tha: “Pas kësaj, sërish do të ktheheni (në mosbesim) .” Në transmetimin e Mensurit qëndron: “Ibn Mesudi lexoi ajetet: “Andaj ti prite atë (ditë), kur qielli do të lëshojë tym të qartë, që do t'i mbulojë njerëzit, (e do t'u thuhet): “Ky është dënim i dhembshëm!” (Mohuesit do të thonë): “O Zoti ynë, lirona prej dënimit! Ne tashmë besojmë!” Si mund të përfitojnë ata nga këshilla, ndërkohë që më parë atyre u pat ardhur një i Dërguar me shpjegime të qarta e u shmangën prej tij dhe thanë: “(Ai është) i mësuar (prej tjetërkujt), i çmendur.” Edhe sikur t'ju lirojmë nga dënimi pak (kohë), ju me siguri që do të ktheheni (në mosbesim).” (Duhan, 10-15) Dhe shtoi: “Vallë, a do t'u largohet dënimi i ahiretit?” Ndërkaq, dalja e tymit, rrëmbimi i fuqishëm dhe lizami kanë kaluar. Në një transmetim tjetër përmendet edhe çarja e Hënës, kurse diku tjetër përmendet edhe fitorja e bizantëve.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Komentimi i Kuranit",
    "position": 65,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/65/komentimi-i-kuranit"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 4824",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Abdullah ibn Mesudi"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا بِشْرُ بْنُ خَالِدٍ: أَخْبَرَنَا مُحَمَّدٌ عَنْ شُعْبَةَ، عَنْ سُلَيْمَانَ وَمَنْصُورٍ، عَنْ أَبِي الضُّحَى، عَنْ مَسْرُوقٍ قَالَ: قَالَ عَبْدُ اللَّهِ: إِنَّ اللَّهَ بَعَثَ مُحَمَّدًا ﷺ وَقَالَ: ﴿قُلْ مَا أَسْأَلُكُمْ عَلَيْهِ مِنْ أَجْرٍ وَمَا أَنَا مِنَ الْمُتَكَلِّفِينَ﴾ [ص: ٨٦] فَإِنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ لَمَّا رَأَى قُرَيْشًا اسْتَعْصَوْا عَلَيْهِ فَقَالَ: \"اللَّهُمَّ أَعِنِّي عَلَيْهِمْ بِسَبْعٍ كَسَبْعِ يُوسُفَ!\" فَأَخَذَتْهُمُ السَّنَةُ حَتَّى حَصَّتْ كُلَّ شَىْءٍ، حَتَّى أَكَلُوا الْعِظَامَ وَالْجُلُودَ - فَقَالَ أَحَدُهُمْ: حَتَّى أَكَلُوا الْجُلُودَ وَالْمَيْتَةَ - وَجَعَلَ يَخْرُجُ مِنَ الأَرْضِ كَهَيْئَةِ الدُّخَانِ. فَأَتَاهُ أَبُو سُفْيَانَ فَقَالَ: أَيْ مُحَمَّدُ، إِنَّ قَوْمَكَ [قَدْ] هَلَكُوا، فَادْعُ اللَّهَ أَنْ يَكْشِفَ عَنْهُمْ! فَدَعَا ثُمَّ قَالَ: \"[تَعُودُونَ] بَعْدَ هَذَا\". فِي حَدِيثِ مَنْصُورٍ: ثُمَّ قَرَأَ: ﴿فَارْتَقِبْ يَوْمَ تَأْتِي السَّمَاءُ بِدُخَانٍ مُّبِينٍ * يَغْشَى النَّاسَ ۖ هَـٰذَا عَذَابٌ أَلِيمٌ * رَّبَّنَا اكْشِفْ عَنَّا الْعَذَابَ إِنَّا مُؤْمِنُونَ* أَنَّىٰ لَهُمُ الذِّكْرَىٰ وَقَدْ جَاءَهُمْ رَسُولٌ مُّبِينٌ * ثُمَّ تَوَلَّوْا عَنْهُ وَقَالُوا مُعَلَّمٌ مَّجْنُونٌ* إِنَّا كَاشِفُو الْعَذَابِ قَلِيلًا ۚ إِنَّكُمْ عَائِدُونَ ﴾ [الدخان: ١٠-١٥] أَيُكْشَفُ عَذَابُ الآخِرَةِ؟ فَقَدْ مَضَى الدُّخَانُ، وَالْبَطْشَةُ، وَاللِّزَامُ - وَقَالَ أَحَدُهُمُ: الْقَمَرُ، وَقَالَ الآخَرُ: الرُّومُ -.",
    "albanian": "Bishr ibn Halidi na ka thënë: Na ka rrëfyer Muhamedi nga Shuëbe, e ky nga Sulejmani dhe Mensuri, e ky nga Ebu Duha se Mesruku transmeton se Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) ka thënë: “Allahu e ka dërguar Muhamedin ﷺ dhe ka thënë: “Thuaj (o Muhamed): “Unë prej jush nuk kërkoj kurrfarë shpërblimi për këtë (Kuran) e as pretendoj të jem diçka që s'jam.” (Sad, 86) Pasi i Dërguari i Allahut ﷺ pa se kurejshët e kundërshtuan, ai u lut (kundër tyre): “O Allah, më ndihmo kundër tyre me shtatë (vjet) , sikurse shtatë vjetët e Jusufit (me thatësi) !” Kështu, ata i goditi një thatësi, saqë nuk mbeti asgjë e njomë (mbi tokë). U detyruan të hanin eshtra dhe lëkura, ose lëkura dhe ngordhësira. Prej tokës filloi të dalë diçka në formë tymi. Prandaj, Ebu Sufjani vajti e i tha: “O Muhamed! Populli yt gati sa s'është shkatërruar, andaj lute Allahun që t'ua largojë (këtë gjendje)!” Pejgamberi ﷺ u lut për ta, pastaj tha: “Pas kësaj, sërish do të ktheheni (në mosbesim) .” Në transmetimin e Mensurit qëndron: “Ibn Mesudi lexoi ajetet: “Andaj ti prite atë (ditë), kur qielli do të lëshojë tym të qartë, që do t'i mbulojë njerëzit, (e do t'u thuhet): “Ky është dënim i dhembshëm!” (Mohuesit do të thonë): “O Zoti ynë, lirona prej dënimit! Ne tashmë besojmë!” Si mund të përfitojnë ata nga këshilla, ndërkohë që më parë atyre u pat ardhur një i Dërguar me shpjegime të qarta e u shmangën prej tij dhe thanë: “(Ai është) i mësuar (prej tjetërkujt), i çmendur.” Edhe sikur t'ju lirojmë nga dënimi pak (kohë), ju me siguri që do të ktheheni (në mosbesim).” (Duhan, 10-15) Dhe shtoi: “Vallë, a do t'u largohet dënimi i ahiretit?” Ndërkaq, dalja e tymit, rrëmbimi i fuqishëm dhe lizami kanë kaluar. Në një transmetim tjetër përmendet edhe çarja e Hënës, kurse diku tjetër përmendet edhe fitorja e bizantëve.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/4824.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/4824.json"
  }
}