Sahihu i Buhariut — Hadithi 4837

Komentimi i Kuranit · Transmetuesi: Aishe bint Ebu Bekri

Shqip

Hasen ibn Abdulazizi na ka thënë: Na ka treguar Abdullah ibn Jahjai, e këtij i ka rrëfyer Hajve nga Ebu Esvedi, e ky e ka dëgjuar Urven se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ falej natën, saqë i ënjteshin këmbët. Unë e pyeta: “Pse po e bën këtë, o i Dërguari i Allahut, përderisa Allahu t'i ka falur mëkatet e kaluara dhe të ardhshmet?” Ai u përgjigj: “A nuk mund të dëshiroj të jem rob falënderues?!” E, kur u thye në moshë, falej ulur, mirëpo, kur donte të binte në ruku, çohej dhe vazhdonte leximin, pastaj binte në ruku.”

Arabisht

حَدَّثَنَا الْحَسَنُ بْنُ عَبْدِ الْعَزِيزِ: حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ يَحْيَى: أَخْبَرَنَا حَيْوَةُ عَنْ أَبِي الأَسْوَدِ: سَمِعَ عُرْوَةَ عَنْ عَائِشَةَ - رضى الله عنها -: أَنَّ نَبِيَّ اللَّهِ ﷺ كَانَ يَقُومُ مِنَ اللَّيْلِ حَتَّى تَتَفَطَّرَ قَدَمَاهُ، فَقَالَتْ عَائِشَةُ: لِمَ تَصْنَعُ هَذَا يَا رَسُولَ اللَّهِ، وَقَدْ غَفَرَ اللَّهُ لَكَ مَا تَقَدَّمَ مِنْ ذَنْبِكَ وَمَا تَأَخَّرَ؟ قَالَ: "أَفَلاَ أُحِبُّ أَنْ أَكُونَ عَبْدًا شَكُورًا؟" فَلَمَّا كَثُرَ لَحْمُهُ، صَلَّى جَالِسًا، فَإِذَا أَرَادَ أَنْ يَرْكَعَ قَامَ فَقَرَأَ، ثُمَّ رَكَعَ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/4837