Sahihu i Buhariut — Hadithi 4838

Komentimi i Kuranit · Transmetuesi: Abdullah ibn Amër ibn Asi

Shqip

Abdullah ibn Mesleme na ka thënë: Na ka treguar Abdulaziz ibn Ebu Seleme nga Hilal ibn Ebu Hilali, e ky nga Ata ibn Jesari se Abdullah ibn Amër ibn Asi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se ky ajet i Kuranit: “O Pejgamber! Ne ty të kemi dërguar si dëshmitar, përgëzues dhe paralajmërues” (Ahzab, 45) në Tevrat është kështu: “O Pejgamber, Ne ty të dërguam dëshmues, përgëzues, rojtar të arabëve, ti je robi dhe i Dërguari Im. Të kam emërtuar “i mbështeturi” (në Allahun). Nuk është i pasjellshëm e as i rreptë, nuk e ngre zërin në tregje, as e kthen të keqen me të keqe, por i toleron dhe i fal gabimet. Allahu nuk do t'ia marrë shpirtin pa e drejtuar popullin e devijuar (arabët idhujtarë e) të thonë: “La ilahe il-lallah (s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut)”, fjalë me të cilën do të hapë disa sy të verbëruar, veshë të shurdhuar dhe zemra të mbyllura.”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ مَسْلَمَةَ: حَدَّثَنَا عَبْدُ الْعَزِيزِ بْنُ أَبِي سَلَمَةَ عَنْ هِلاَلِ بْنِ أَبِي هِلاَلٍ، عَنْ عَطَاءِ بْنِ يَسَارٍ، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ عَمْرِو بْنِ الْعَاصِ - رضى الله عنهما -: أَنَّ هَذِهِ الآيَةَ الَّتِي فِي الْقُرْآنِ: ﴿يَا أَيُّهَا النَّبِيُّ إِنَّا أَرْسَلْنَاكَ شَاهِدًا وَمُبَشِّرًا وَنَذِيرًا﴾ [الأحزاب: ٤٥] قَالَ: فِي التَّوْرَاةِ: يَا أَيُّهَا النَّبِيُّ إِنَّا أَرْسَلْنَاكَ شَاهِدًا وَمُبَشِّرًا وَنَذِيرًا وَحِرْزًا لِلأُمِّيِّينَ، أَنْتَ عَبْدِي وَرَسُولِي، سَمَّيْتُكَ الْمُتَوَكِّلَ، لَيْسَ بِفَظٍّ وَلاَ غَلِيظٍ، وَلاَ سَخَّابٍ بِالأَسْوَاقِ، وَلاَ يَدْفَعُ السَّيِّئَةَ بِالسَّيِّئَةِ، وَلَكِنْ يَعْفُو وَيَصْفَحُ، وَلَنْ يَقْبِضَهُ حَتَّى يُقِيمَ بِهِ الْمِلَّةَ الْعَوْجَاءَ، بِأَنْ يَقُولُوا: لاَ إِلَهَ إِلاَّ اللَّهُ، فَيَفْتَحَ بِهَا أَعْيُنًا عُمْيًا وَآذَانًا صُمًّا وَقُلُوبًا غُلْفًا.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/4838