Sahihu i Buhariut — Hadithi 4839

Komentimi i Kuranit · Transmetuesi: Bera ibn Azibi

Shqip

Ubejdullah ibn Musai na ka treguar se Israili transmeton nga Ebu Is'haku se Berai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa një shok i Pejgamberit ﷺ po lexonte (suren Kehf), ndërkohë një kalë të vetin e kishte të lidhur afër shtëpisë, kali filloi të trembej. Ai doli të shikojë përreth, por nuk pa asgjë. Por, kali vazhdoi të trembej edhe më tej. Me t'u gdhirë, ia rrëfeu ndodhinë të Dërguarit të Allahut ﷺ, i cili i tha: “Ajo është prehja; ka zbritur për shkak të Kuranit.”

Arabisht

حَدَّثَنَا عُبَيْدُ اللَّهِ بْنُ مُوسَى عَنْ إِسْرَائِيلَ، عَنْ أَبِي إِسْحَاقَ، عَنِ الْبَرَاءِ - رضى الله عنه - قَالَ: بَيْنَمَا رَجُلٌ مِنْ أَصْحَابِ النَّبِيِّ ﷺ يَقْرَأُ، وَفَرَسٌ لَهُ مَرْبُوطٌ فِي الدَّارِ، فَجَعَلَ يَنْفِرُ. فَخَرَجَ الرَّجُلُ فَنَظَرَ فَلَمْ يَرَ شَيْئًا، وَجَعَلَ يَنْفِرُ. فَلَمَّا أَصْبَحَ ذَكَرَ ذَلِكَ لِلنَّبِيِّ ﷺ فَقَالَ: "تِلْكَ السَّكِينَةُ تَنَزَّلَتْ بِالْقُرْآنِ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/4839