Sahihu i Buhariut — Hadithi 4845

Komentimi i Kuranit · Transmetuesi: Abdullah ibn Ebu Mulejke

Shqip

Jesera ibn Safvan ibn Xhemil Lahmiu na ka thënë: Na ka treguar Nafi ibn Omeri se Ibn Ebu Mulejke tregon: “Dy burrat e mirë, Ebu Bekri dhe Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!), gati sa nuk u shkatërruan: i ngrenë zërat në prani të Pejgamberit ﷺ, kur atij i pati ardhur një delegacion nga fisi benu temim. Njëri propozoi (për udhëheqës të tyre) Akraë ibn Habisin, vëllanë e fisit benu muxhashië, kurse tjetri propozoi një tjetër. Si rrjedhojë, Ebu Bekri i tha Omerit: - Vetëm deshe të më kundërshtosh! - Nuk desha të të kundërshtoj, - ia ktheu Omeri. Në atë rast i ngrenë zërat. Atëherë Allahu zbriti ajetin: “O ju që keni besuar! Mos e ngrini zërin tuaj mbi zërin e Pejgamberit dhe mos i flitni atij me zë të lartë, siç bëni me njëri-tjetrin, në mënyrë që të mos ju humbin veprat tuaja pa e ndier ju fare.” (Huxhurat, 2) Ibn Zubejri tregon: “Pas zbritjes së këtij ajeti, sa herë që Omeri i fliste të Dërguarit të Allahut ﷺ, ai i kërkonte t'ia përsëriste për së dyti (për shkak të zërit të ulët me të cilin fliste Omeri). Por, nuk e përmendi të njëjtën gjë prej gjyshit të tij, Ebu Bekrit.”

Arabisht

حَدَّثَنَا يَسَرَةُ بْنُ صَفْوَانَ بْنِ جَمِيلٍ اللَّخْمِيُّ: حَدَّثَنَا نَافِعُ بْنُ عُمَرَ عَنِ ابْنِ أَبِي مُلَيْكَةَ قَالَ: كَادَ الْخَيِّرَانِ أَنْ يَهْلِكَا، أَبَا بَكْرٍ وَعُمَرَ - رضى الله عنهما - رَفَعَا أَصْوَاتَهُمَا عِنْدَ النَّبِيِّ ﷺ حِينَ قَدِمَ عَلَيْهِ رَكْبُ بَنِي تَمِيمٍ، فَأَشَارَ أَحَدُهُمَا بِالأَقْرَعِ بْنِ حَابِسٍ، أَخِي بَنِي مُجَاشِعٍ، وَأَشَارَ الآخَرُ بِرَجُلٍ آخَرَ - قَالَ نَافِعٌ: لاَ أَحْفَظُ اسْمَهُ - فَقَالَ أَبُو بَكْرٍ لِعُمَرَ: مَا أَرَدْتَ إِلاَّ خِلاَفِي. قَالَ: مَا أَرَدْتُ خِلاَفَكَ. فَارْتَفَعَتْ أَصْوَاتُهُمَا فِي ذَلِكَ، فَأَنْزَلَ اللَّهُ: ﴿يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا لَا تَرْفَعُوا أَصْوَاتَكُمْ فَوْقَ صَوْتِ النَّبِيِّ وَلَا تَجْهَرُوا لَهُ بِالْقَوْلِ كَجَهْرِ بَعْضِكُمْ لِبَعْضٍ أَن تَحْبَطَ أَعْمَالُكُمْ وَأَنتُمْ لَا تَشْعُرُونَ ﴾ [الحجرات: ٢] قَالَ ابْنُ الزُّبَيْرِ: فَمَا كَانَ عُمَرُ يُسْمِعُ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ بَعْدَ هَذِهِ الآيَةِ حَتَّى يَسْتَفْهِمَهُ. وَلَمْ يَذْكُرْ ذَلِكَ عَنْ أَبِيهِ - يَعْنِي أَبَا بَكْرٍ -.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/4845