Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se Pejgamberi ﷺ është falur te Xhamia e Vogël, që ndodhet poshtë xhamisë e cila gjendet mbi Rrafshinën e Revhasë (Xhamia e Dhul Hulejfes). Abdullahu e dinte mirë vendin ku falej Pejgamberi ﷺ. Ai e përshkruante duke thënë: “Ky vend ndodhej në pjesën e djathtë të xhamisë dhe gjendet buzë rrugës në anën e djathtë duke shkuar për në Mekë. Largësia ndërmjet këtij vendi dhe Xhamisë së Madhe (Xhamia e Dhul Hulejfes) është përafërsisht sa të hedhësh një gur.”
وَأَنَّ عَبْدَ اللَّهِ بْنَ عُمَرَ حَدَّثَهُ أَنَّ النَّبِيَّ ﷺ صَلَّى حَيْثُ الْمَسْجِدُ الصَّغِيرُ الَّذِي دُونَ الْمَسْجِدِ الَّذِي بِشَرَفِ الرَّوْحَاءِ، وَقَدْ كَانَ عَبْدُ اللَّهِ يَعْلَمُ الْمَكَانَ الَّذِي كَانَ صَلَّى فِيهِ النَّبِيُّ ﷺ يَقُولُ: ثَمَّ عَنْ يَمِينِكَ حِينَ تَقُومُ فِي الْمَسْجِدِ تُصَلِّي. وَذَلِكَ الْمَسْجِدُ عَلَى حَافَةِ الطَّرِيقِ الْيُمْنَى، وَأَنْتَ ذَاهِبٌ إِلَى مَكَّةَ، بَيْنَهُ وَبَيْنَ الْمَسْجِدِ الأَكْبَرِ رَمْيَةٌ بِحَجَرٍ أَوْ نَحْوُ ذَلِكَ.