Sahihu i Buhariut — Hadithi 4855

Komentimi i Kuranit · Transmetuesi: Aishe bint Ebu Bekri

Shqip

Jahjai na ka thënë: Na ka treguar Vekiu nga Ismail ibn Ebu Halidi, e ky nga Amiri se Mesruku tregon: “E pyeta Aishen (Allahu qoftë i kënaqur me të!): “Oj nëna ime, vallë, e ka parë Muhamedi ﷺ Zotin e vet?” Ajo më tha: “Flokët m'u ngritën nga kjo që the! A nuk i di tri gjërat që, kushdo që të flet për to, vetëm se të ka gënjyer: kush të thotë se Muhamedi ﷺ e ka parë Zotin e vet, vetëm se ka gënjyer.” Pastaj citoi ajetin: “Shikimet njerëzore nuk mund ta arrijnë Atë, ndërkohë që Ai i arrin shikimet e të gjithëve...” (Enam, 103) “Asnjë njeriu nuk i është dhënë t'i flasë Allahu, përveçse me anë të Frymëzimit ose pas perdes...” (Shura, 51) Po ashtu, kush të thotë se ai (Pejgamberi ﷺ) e di ç'do të ndodhë të nesërmen, vetëm se ka gënjyer.” Pastaj citoi ajetin: “... Askush nuk di ç'do të fitojë nesër...” (Lukman, 34) Si dhe, kush të thotë se ai (Pejgamberi ﷺ) ka fshehur diçka nga shpallja, vetëm se ka gënjyer.” Pastaj citoi: “O i Dërguar! Trego atë që të është shpallur nga Zoti yt! Në qoftë se nuk e bën këtë, atëherë nuk e ke përcjellë Mesazhin e Tij; Allahu të ruan ty prej njerëzve. Natyrisht që Allahu nuk i udhëzon njerëzit që nuk besojnë.” (Maide, 67) Por, ai e ka parë Xhibrilin ﷺ dy herë në formën e tij të vërtetë.”

Arabisht

حَدَّثَنَا يَحْيَى: حَدَّثَنَا وَكِيعٌ عَنْ إِسْمَاعِيلَ بْنِ أَبِي خَالِدٍ، عَنْ عَامِرٍ، عَنْ مَسْرُوقٍ قَالَ: قُلْتُ لِعَائِشَةَ - رضى الله عنها -: يَا أُمَّتَاهْ، هَلْ رَأَى مُحَمَّدٌ ﷺ رَبَّهُ؟ فَقَالَتْ: لَقَدْ قَفَّ شَعْرِي مِمَّا قُلْتَ، أَيْنَ أَنْتَ مِنْ ثَلاَثٍ مَنْ حَدَّثَكَهُنَّ فَقَدْ كَذَبَ؟ مَنْ حَدَّثَكَ أَنَّ مُحَمَّدًا ﷺ رَأَى رَبَّهُ فَقَدْ كَذَبَ. ثُمَّ قَرَأَتْ: ﴿لاَ تُدْرِكُهُ الأَبْصَارُ وَهُوَ يُدْرِكُ الأَبْصَارَ وَهُوَ اللَّطِيفُ الْخَبِيرُ﴾ [الأنعام: ١٠٣] ﴿وَمَا كَانَ لِبَشَرٍ أَنْ يُكَلِّمَهُ اللَّهُ إِلاَّ وَحْيًا أَوْ مِنْ وَرَاءِ حِجَابٍ﴾ [الشورى: ٥١] وَمَنْ حَدَّثَكَ أَنَّهُ يَعْلَمُ مَا فِي غَدٍ، فَقَدْ كَذَبَ. ثُمَّ قَرَأَتْ: ﴿وَمَا تَدْرِي نَفْسٌ مَاذَا تَكْسِبُ غَدًا﴾ [لقمان: ٣٤] وَمَنْ حَدَّثَكَ أَنَّهُ كَتَمَ فَقَدْ كَذَبَ، ثُمَّ قَرَأَتْ: ﴿يَا أَيُّهَا الرَّسُولُ بَلِّغْ مَا أُنزِلَ إِلَيْكَ مِن رَّبِّكَ ۖ وَإِن لَّمْ تَفْعَلْ فَمَا بَلَّغْتَ رِسَالَتَهُ ۚ وَاللَّـهُ يَعْصِمُكَ مِنَ النَّاسِ ۗ إِنَّ اللَّـهَ لَا يَهْدِي الْقَوْمَ الْكَافِرِينَ ﴾ [المائدة: ٦٧] وَلَكِنْ رَأَى جِبْرِيلَ - عَلَيْهِ السَّلاَمُ - فِي صُورَتِهِ مَرَّتَيْنِ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/4855