Kabisa na ka thënë: Na ka treguar Sufjani nga Ameshi, e ky nga Ibrahimi, e ky nga Alkame se Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!), duke komentuar ajetin: “Por ai pa disa nga mrekullitë më madhështore të Zotit të tij!”, (Nexhm, 18) ka thënë: “I ka parë flatrat e gjelbra (të Xhibrilit), që kishin mbuluar horizontin.”
حَدَّثَنَا قَبِيصَةُ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ عَنِ الأَعْمَشِ، عَنْ إِبْرَاهِيمَ، عَنْ عَلْقَمَةَ، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ مَسْعُودٍ - رضى الله عنه -: ﴿لَقَدْ رَأَى مِنْ آيَاتِ رَبِّهِ الْكُبْرَى﴾ [النجم: ١٨] قَالَ: رَأَى رَفْرَفًا أَخْضَرَ قَدْ سَدَّ الأُفُقَ.