Muhamed ibn Abdullah ibn Haushebi na ka thënë: Na ka treguar Abdulvehabi, e këtij i ka treguar Halidi nga Ikrime, e ky nga Ibn Abasi. Muhamedi më ka thënë: Na ka treguar Afan ibn Muslimi nga Vuhejbi, e këtij i ka treguar Halidi nga Ikrime se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se, teksa i Dërguari i Allahut ﷺ ishte në tendën e tij, ditën e Bedrit, tha: “O Allah! Po të përgjërohem të na realizosh betimin dhe premtimin Tënd! O Allah, nëse Ti do, atëherë pas së sotmes nuk do të adhurohesh (nga askush) !” Atëherë, Ebu Bekri e kapi për dore dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut, mjafton! Mjaft iu përgjërove Zotit tënd.” Ndërkaq, Pejgamberi ﷺ, i veshur me parzmore, doli duke thënë: “Së shpejti do të thyhet grupi dhe (secili prej tyre) do t'ia mbathë.” (Kamer, 45)
حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ [بْنُ عَبْدِ اللَّهِ] بْنِ حَوْشَبٍ: حَدَّثَنَا عَبْدُ الْوَهَّابِ: حَدَّثَنَا خَالِدٌ عَنْ عِكْرِمَةَ، عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ. وَحَدَّثَنِي مُحَمَّدٌ: حَدَّثَنَا عَفَّانُ بْنُ مُسْلِمٍ عَنْ وُهَيْبٍ: حَدَّثَنَا خَالِدٌ عَنْ عِكْرِمَةَ، عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ - رضى الله عنهما -: أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ قَالَ - وَهُوَ فِي قُبَّةٍ يَوْمَ بَدْرٍ -: "اللَّهُمَّ إِنِّي أَنْشُدُكَ عَهْدَكَ وَوَعْدَكَ، اللَّهُمَّ إِنْ تَشَأْ لاَ تُعْبَدْ بَعْدَ الْيَوْمِ". فَأَخَذَ أَبُو بَكْرٍ بِيَدِهِ فَقَالَ: حَسْبُكَ يَا رَسُولَ اللَّهِ، أَلْحَحْتَ عَلَى رَبِّكَ، وَهُوَ يَثِبُ فِي الدِّرْعِ. فَخَرَجَ وَهُوَ يَقُولُ: " ﴿سَيُهْزَمُ الْجَمْعُ وَيُوَلُّونَ الدُّبُرَ﴾ ". [القمر: ٤٥]