{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/4886",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/4886",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 4886",
  "text": "Muhamed ibn Jusufi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Mensuri, e ky nga Ibrahimi se Alkame tregon se Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) i mallkoi ato që u bëjnë tatuazh të tjerave dhe që e bëjnë për vete, po ashtu ato që ua shkulin qimet e fytyrës të tjerave dhe ato që i rrallojnë dhëmbët për zbukurim, të cilat e ndryshojnë krijimin e Allahut të Madhëruar. Pasi u informua për këtë, një pjesëtare e fisit benu esed, që quhej Umu Jakub, erdhi dhe tha: “Jam informuar se ti ke thënë kështu e kështu?!” - Përse të mos i mallkoj ato që i ka mallkuar i Dërguari i Allahut ﷺ, ndërkohë këtë e kemi në Librin e Allahut?! - tha Abdullahu. - Unë e kam lexuar tërë atë që është mes dy kopertinave, porse nuk e kam hasur këtë që po thua ti! - tha ajo. - Sikur ta lexoje, do ta gjeje. A nuk e ke lexuar: “Çfarëdo që t'ju japë i Dërguari, merreni, e çfarëdo që t'ju ndalojë, hiqni dorë prej saj...” ? (Hashr, 7) - e pyeti Abdullahu. - Posi, - tha ajo. - Ai e ka ndaluar këtë gjë, - tha Abdullahu. - Unë e shoh gruan tënde duke e bërë këtë, - i tha ajo. - Shko dhe shikoje, - i tha Abdullahu. Ajo shkoi dhe e shikoi, por nuk pa asgjë që kërkonte. Atëherë Abdullahu i tha: “Sikur të ishte ashtu (siç pretendove), unë nuk do të bëja marrëdhënie me të.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Komentimi i Kuranit",
    "position": 65,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/65/komentimi-i-kuranit"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 4886",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Abdullah ibn Mesudi"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ يُوسُفَ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ عَنْ مَنْصُورٍ، عَنْ إِبْرَاهِيمَ، عَنْ عَلْقَمَةَ، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ قَالَ: لَعَنَ اللَّهُ الْوَاشِمَاتِ وَالْمُوتَشِمَاتِ، وَالْمُتَنَمِّصَاتِ وَالْمُتَفَلِّجَاتِ لِلْحُسْنِ، الْمُغَيِّرَاتِ خَلْقَ اللَّهِ. فَبَلَغَ ذَلِكَ امْرَأَةً مِنْ بَنِي أَسَدٍ يُقَالُ لَهَا أُمُّ يَعْقُوبَ، فَجَاءَتْ فَقَالَتْ: إِنَّهُ بَلَغَنِي أَنَّكَ لَعَنْتَ كَيْتَ وَكَيْتَ. فَقَالَ: وَمَا لِي لاَ أَلْعَنُ مَنْ لَعَنَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ، وَمَنْ هُوَ فِي كِتَابِ اللَّهِ؟! فَقَالَتْ: لَقَدْ قَرَأْتُ مَا بَيْنَ اللَّوْحَيْنِ فَمَا وَجَدْتُ فِيهِ مَا تَقُولُ! فَقَالَ: لَئِنْ كُنْتِ قَرَأْتِيهِ لَقَدْ وَجَدْتِيهِ. أَمَا قَرَأْتِ: ﴿وَمَا آتَاكُمُ الرَّسُولُ فَخُذُوهُ وَمَا نَهَاكُمْ عَنْهُ فَانْتَهُوا﴾؟ [الحشر: ٧] قَالَتْ: بَلَى. قَالَ: فَإِنَّهُ قَدْ نَهَى عَنْهُ. قَالَتْ: فَإِنِّي أَرَى أَهْلَكَ يَفْعَلُونَهُ. قَالَ: فَاذْهَبِي فَانْظُرِي. فَذَهَبَتْ فَنَظَرَتْ، فَلَمْ تَرَ مِنْ حَاجَتِهَا شَيْئًا، فَقَالَ: لَوْ كَانَتْ كَذَلِكَ مَا جَامَعْتُهَا.",
    "albanian": "Muhamed ibn Jusufi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Mensuri, e ky nga Ibrahimi se Alkame tregon se Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) i mallkoi ato që u bëjnë tatuazh të tjerave dhe që e bëjnë për vete, po ashtu ato që ua shkulin qimet e fytyrës të tjerave dhe ato që i rrallojnë dhëmbët për zbukurim, të cilat e ndryshojnë krijimin e Allahut të Madhëruar. Pasi u informua për këtë, një pjesëtare e fisit benu esed, që quhej Umu Jakub, erdhi dhe tha: “Jam informuar se ti ke thënë kështu e kështu?!” - Përse të mos i mallkoj ato që i ka mallkuar i Dërguari i Allahut ﷺ, ndërkohë këtë e kemi në Librin e Allahut?! - tha Abdullahu. - Unë e kam lexuar tërë atë që është mes dy kopertinave, porse nuk e kam hasur këtë që po thua ti! - tha ajo. - Sikur ta lexoje, do ta gjeje. A nuk e ke lexuar: “Çfarëdo që t'ju japë i Dërguari, merreni, e çfarëdo që t'ju ndalojë, hiqni dorë prej saj...” ? (Hashr, 7) - e pyeti Abdullahu. - Posi, - tha ajo. - Ai e ka ndaluar këtë gjë, - tha Abdullahu. - Unë e shoh gruan tënde duke e bërë këtë, - i tha ajo. - Shko dhe shikoje, - i tha Abdullahu. Ajo shkoi dhe e shikoi, por nuk pa asgjë që kërkonte. Atëherë Abdullahu i tha: “Sikur të ishte ashtu (siç pretendove), unë nuk do të bëja marrëdhënie me të.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/4886.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/4886.json"
  }
}