Humejdiu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Amër ibn Dinari, e këtij i ka treguar Hasen ibn Muhamed ibn Aliu, e ky e ka dëgjuar Ubejdullah ibn Ebu Rafiun, qatipin e Aliut, se Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rrëfen: “I Dërguari i Allahut ﷺ më dërgoi mua, Zubejrin e Mikdadin dhe na tha: “Nisuni dhe shkoni në kopshtin Hah, ku do të gjeni një grua të hipur në deve. Ajo mban një letër, andaj merrjani!” Kështu, u nisëm dhe kuajt tanë shpejtuan derisa arritëm te kopshti. Aty e takuam gruan hipur në deve dhe i thamë: “Na e nxirr letrën.” Ajo tha: “Nuk kam asnjë letër.” Ne i thamë: “Ose na jep letrën, ose do të të zhveshim (për të të kontrolluar)!” Atëherë, ajo e nxori letrën nga l idhësja (e flokut) , të cilën ia dërguam Pejgamberit ﷺ. Letra ishte nga Hatib ibn Ebu Belta, dërguar disa idhujtarëve të Mekës, ku i informonte për disa plane të Pejgamberit ﷺ. Pejgamberi ﷺ i tha: “O Hatib, ç'është kjo?” Ai iu përgjigj: “O i Dërguari i Allahut, mos u ngut ndaj meje (të më dënosh), sepse unë kam qenë njeri i afërt me kurejshët, por nuk isha prej tyre. Ndërkaq, muhaxhirët që janë me ty, kanë farefis në Mekë, të cilët ua mbrojnë familjet dhe pasuritë. Rrjedhimisht, meqë nuk e gëzoj këtë të drejtë nga ana farefisnore, doja të fitoja përkrahjen e tyre, që të m'i mbrojnë të afërmit e mi. Këtë nuk e kam bërë me synim të mosbesimit e as të daljes nga feja ime.” Pejgamberi ﷺ tha: “Jua tha të vërtetën.” Omeri tha: “O i Dërguari i Allahut, më lejo t'ia pres kokën këtij!” Pejgamberi ﷺ i tha: “Ai ka qenë pjesëmarrës në Bedër. E ku e di ti? Allahu i ka parë pjesëmarrësit në Bedër dhe u ka thënë: “Punoni ç'të doni, sepse jua kam falur mëkatet.” Amri tha: “Për të ka zbritur ajeti: “O ju që keni besuar, mos e zini mik armikun Tim dhe armikun tuaj.” (Mumtehine, 1) Sufjani shton: “Nuk e di për ajetin nëse është pjesë e hadithit apo Amri e citoi atë. Aliu na ka treguar: “I është thënë Sufjanit: “Për këtë ka zbritur ajeti: “O ju që keni besuar, mos e zini mik armikun Tim dhe armikun tuaj.” Sufjani ka thënë: “Kështu e kanë përcjellë transmetuesit, ndërkohë unë e kam mësuar prej Amrit shkronjë për shkronjë dhe nuk di që ta ketë transmetuar prej tij dikush tjetër pos meje.”
حَدَّثَنَا الْحُمَيْدِيُّ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ: حَدَّثَنَا عَمْرُو بْنُ دِينَارٍ قَالَ: حَدَّثَنِي الْحَسَنُ بْنُ مُحَمَّدِ بْنِ عَلِيٍّ: أَنَّهُ سَمِعَ عُبَيْدَ اللَّهِ بْنَ أَبِي رَافِعٍ، كَاتِبَ عَلِيٍّ، يَقُولُ: سَمِعْتُ عَلِيًّا - رضى الله عنه - يَقُولُ: بَعَثَنِي رَسُولُ اللَّهِ ﷺ، أَنَا وَالزُّبَيْرَ وَالْمِقْدَادَ. فَقَالَ: "انْطَلِقُوا حَتَّى تَأْتُوا رَوْضَةَ خَاخٍ فَإِنَّ بِهَا ظَعِينَةً مَعَهَا كِتَابٌ فَخُذُوهُ مِنْهَا". فَذَهَبْنَا تَعَادَى بِنَا خَيْلُنَا حَتَّى أَتَيْنَا الرَّوْضَةَ. فَإِذَا نَحْنُ بِالظَّعِينَةِ. فَقُلْنَا أَخْرِجِي الْكِتَابَ! فَقَالَتْ: مَا مَعِي مِنْ كِتَابٍ. فَقُلْنَا: لَتُخْرِجِنَّ الْكِتَابَ أَوْ لَنُلْقِيَنَّ الثِّيَابَ. فَأَخْرَجَتْهُ مِنْ عِقَاصِهَا فَأَتَيْنَا بِهِ النَّبِيَّ ﷺ، فَإِذَا فِيهِ مِنْ حَاطِبِ بْنِ أَبِي بَلْتَعَةَ إِلَى أُنَاسٍ مِنَ الْمُشْرِكِينَ مِمَّنْ بِمَكَّةَ يُخْبِرُهُمْ بِبَعْضِ أَمْرِ النَّبِيِّ ﷺ. فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "مَا هَذَا يَا حَاطِبُ؟" قَالَ: لاَ تَعْجَلْ عَلَىَّ يَا رَسُولَ اللَّهِ. إِنِّي كُنْتُ امْرَأً مِنْ قُرَيْشٍ وَلَمْ أَكُنْ مِنْ أَنْفُسِهِمْ، وَكَانَ مَنْ مَعَكَ مِنَ الْمُهَاجِرِينَ لَهُمْ قَرَابَاتٌ يَحْمُونَ بِهَا أَهْلِيهِمْ وَأَمْوَالَهُمْ بِمَكَّةَ، فَأَحْبَبْتُ إِذْ فَاتَنِي مِنَ النَّسَبِ فِيهِمْ أَنْ أَصْطَنِعَ إِلَيْهِمْ يَدًا يَحْمُونَ قَرَابَتِي. وَمَا فَعَلْتُ ذَلِكَ كُفْرًا وَلاَ ارْتِدَادًا عَنْ دِينِي. فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "إِنَّهُ قَدْ صَدَقَكُمْ". فَقَالَ عُمَرُ: دَعْنِي يَا رَسُولَ اللَّهِ، فَأَضْرِبَ عُنُقَهُ. فَقَالَ: "إِنَّهُ شَهِدَ بَدْرًا، وَمَا يُدْرِيكَ لَعَلَّ اللَّهَ عَزَّ وَجَلَّ اطَّلَعَ عَلَى أَهْلِ بَدْرٍ فَقَالَ: اعْمَلُوا مَا شِئْتُمْ فَقَدْ غَفَرْتُ لَكُمْ". قَالَ عَمْرٌو: وَنَزَلَتْ فِيهِ: ﴿يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا لاَ تَتَّخِذُوا عَدُوِّي وَعَدُوَّكُمْ أَوْلِيَاءً﴾ [الممتحنة: ١] قَالَ: لاَ أَدْرِي الآيَةَ فِي الْحَدِيثِ أَوْ قَوْلُ عَمْرٍو. حَدَّثَنَا عَلِيٌّ قَال: قِيلَ لِسُفْيَانَ فِي هَذَا، فَنَزَلَتْ: ﴿يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا لاَ تَتَّخِذُوا عَدُوِّي وَعَدُوَّكُمْ أَوْلِيَاءً﴾ [الممتحنة: ١] قَالَ سُفْيَانُ: هَذَا فِي حَدِيثِ النَّاسِ حَفِظْتُهُ مِنْ عَمْرٍو وَمَا تَرَكْتُ مِنْهُ حَرْفًا وَمَا أُرَى أَحَدًا حَفِظَهُ غَيْرِي.