Sahihu i Buhariut — Hadithi 4897

Komentimi i Kuranit · Transmetuesi: Ebu Hurejra

Shqip

Abdulaziz ibn Adullahu na ka thënë: Na ka treguar Sulejman ibn Bilali nga Thevriu, e ky nga Ebu Gajthi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa ishim ulur pranë Pejgamberit ﷺ, i zbriti surja Xhumua: “... edhe të tjerëve nga ata, të cilët ende nuk u janë bashkuar.” Unë pyeta: “Cilët janë këta (që u përmendën në këtë ajet), o i Dërguari i Allahut?” Por, ai nuk ktheu përgjigje derisa e pyeta tri herë. Ndër ne ishte edhe Selman Farisiu. I Dërguari i Allahut ﷺ e vuri dorën e tij mbi Selmanin, pastaj tha: “Edhe nëse imani do të arrinte lartësinë e plejadës, njerëz të tillë, - ose tha: një njeri i tillë, - do ta arrinte atë.”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَبْدُ الْعَزِيزِ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ: حَدَّثَنِي سُلَيْمَانُ بْنُ بِلاَلٍ عَنْ ثَوْرٍ، عَنْ أَبِي الْغَيْثِ عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ - رضى الله عنه - قَالَ: كُنَّا جُلُوسًا عِنْدَ النَّبِيِّ ﷺ، فَأُنْزِلَتْ عَلَيْهِ سُورَةُ الْجُمُعَةِ: ﴿وَآخَرِينَ مِنْهُمْ لَمَّا يَلْحَقُوا بِهِمْ﴾ [الجمعة: ٣] قَالَ: قُلْتُ: مَنْ هُمْ يَا رَسُولَ اللَّهِ؟ فَلَمْ يُرَاجِعْهُ حَتَّى سَأَلَ ثَلاَثًا، وَفِينَا سَلْمَانُ الْفَارِسِيُّ، وَضَعَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ يَدَهُ عَلَى سَلْمَانَ ثُمَّ قَالَ: "لَوْ كَانَ الإِيمَانُ عِنْدَ الثُّرَيَّا لَنَالَهُ رِجَالٌ - أَوْ: رَجُلٌ - مِنْ هَؤُلاَءِ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/4897