{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/4900",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/4900",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 4900",
  "text": "Abdullah ibn Rexhai na ka thënë: Na ka treguar Israili nga Ebu Is'haku se Zejd ibn Erkami (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kam qenë në një luftë kur dëgjova Abdullah ibn Ubejin të thotë: “Mos u jepni asgjë atyre që janë me të Dërguarin e Allahut, me qëllim që të largohen prej tij. Po u kthyem në Medinë, pa dyshim se i privilegjuari i banorëve të saj do ta dëbojë të ulëtin.” Këtë fjalë unë ia tregova xhaxhait tim, - ose tha: Omerit, - i cili ia përcolli Pejgamberit ﷺ. Kështu, ai më thirri dhe unë ia tregova tërë ngjarjen. Pastaj, i Dërguari i Allahut ﷺ dërgoi dikë për ta thirrur Abdullah ibn Ubejin dhe shokët e tij, të cilët u betuan se nuk i kishin thënë ato fjalë. Si rrjedhojë, i Dërguari i Allahut ﷺ më përgënjeshtroi mua dhe i besoi atij (Abdullah ibn Ubejit). Atëherë mua më kapi një pikëllim si kurrë më parë, prandaj qëndrova në shtëpi. Xhaxhai im më tha: “A këtë paske pasur për qëllim, të të përgënjeshtrojë i Dërguari i Allahut ﷺ dhe të të urrejë?!” Për këtë, Allahu i Madhëruar zbriti suren që fillon me: “Kur të erdhën ty hipokritët... ”, e në atë rast Pejgamberi ﷺ dërgoi dikë për të më thirrur dhe, pasi ma lexoi ajetin, më tha: “Allahu ta vërtetoi fjalën, o Zejd!”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Komentimi i Kuranit",
    "position": 65,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/65/komentimi-i-kuranit"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 4900",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Zejd ibn Erkami"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ رَجَاءٍ: حَدَّثَنَا إِسْرَائِيلُ عَنْ أَبِي إِسْحَاقَ، عَنْ زَيْدِ بْنِ أَرْقَمَ قَالَ: كُنْتُ فِي غَزَاةٍ، فَسَمِعْتُ عَبْدَ اللَّهِ بْنَ أُبَىٍّ يَقُولُ: لاَ تُنْفِقُوا عَلَى مَنْ عِنْدَ رَسُولِ اللَّهِ حَتَّى يَنْفَضُّوا مِنْ حَوْلِهِ، وَلَئِنْ رَجَعْنَا مِنْ عِنْدِهِ لَيُخْرِجَنَّ الأَعَزُّ مِنْهَا الأَذَلَّ. فَذَكَرْتُ ذَلِكَ لِعَمِّي، أَوْ لِعُمَرَ، فَذَكَرَهُ لِلنَّبِيِّ ﷺ، فَدَعَانِي فَحَدَّثْتُهُ. فَأَرْسَلَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ إِلَى عَبْدِ اللَّهِ بْنِ أُبَىٍّ وَأَصْحَابِهِ فَحَلَفُوا: مَا قَالُوا. فَكَذَّبَنِي رَسُولُ اللَّهِ ﷺ وَصَدَّقَهُ. فَأَصَابَنِي هَمٌّ لَمْ يُصِبْنِي مِثْلُهُ قَطُّ. فَجَلَسْتُ فِي الْبَيْتِ فَقَالَ لِي عَمِّي: مَا أَرَدْتَ إِلَى أَنْ كَذَّبَكَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ وَمَقَتَكَ؟ فَأَنْزَلَ اللَّهُ تَعَالَى: ﴿إِذَا جَاءَكَ الْمُنَافِقُونَ ...﴾ فَبَعَثَ إِلَىَّ النَّبِيُّ ﷺ فَقَرَأَ فَقَالَ: \"إِنَّ اللَّهَ قَدْ صَدَّقَكَ يَا زَيْدُ\".",
    "albanian": "Abdullah ibn Rexhai na ka thënë: Na ka treguar Israili nga Ebu Is'haku se Zejd ibn Erkami (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kam qenë në një luftë kur dëgjova Abdullah ibn Ubejin të thotë: “Mos u jepni asgjë atyre që janë me të Dërguarin e Allahut, me qëllim që të largohen prej tij. Po u kthyem në Medinë, pa dyshim se i privilegjuari i banorëve të saj do ta dëbojë të ulëtin.” Këtë fjalë unë ia tregova xhaxhait tim, - ose tha: Omerit, - i cili ia përcolli Pejgamberit ﷺ. Kështu, ai më thirri dhe unë ia tregova tërë ngjarjen. Pastaj, i Dërguari i Allahut ﷺ dërgoi dikë për ta thirrur Abdullah ibn Ubejin dhe shokët e tij, të cilët u betuan se nuk i kishin thënë ato fjalë. Si rrjedhojë, i Dërguari i Allahut ﷺ më përgënjeshtroi mua dhe i besoi atij (Abdullah ibn Ubejit). Atëherë mua më kapi një pikëllim si kurrë më parë, prandaj qëndrova në shtëpi. Xhaxhai im më tha: “A këtë paske pasur për qëllim, të të përgënjeshtrojë i Dërguari i Allahut ﷺ dhe të të urrejë?!” Për këtë, Allahu i Madhëruar zbriti suren që fillon me: “Kur të erdhën ty hipokritët... ”, e në atë rast Pejgamberi ﷺ dërgoi dikë për të më thirrur dhe, pasi ma lexoi ajetin, më tha: “Allahu ta vërtetoi fjalën, o Zejd!”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/4900.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/4900.json"
  }
}