Sahihu i Buhariut — Hadithi 4901

Komentimi i Kuranit · Transmetuesi: Zejd ibn Erkami

Shqip

Adem ibn Ebu Ijasi na ka thënë: Na ka treguar Israili nga Ebu Is'haku se Zejd ibn Erkami (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Isha me xhaxhanë tim kur dëgjova Abdullah ibn Ubej ibn Selulin të thotë: “Mos u jepni gjë atyre që janë me të Dërguarin e Allahut, me qëllim që ata të largohen.” Gjithashtu, tha: “Po u kthyem në Medinë, pa dyshim se i privilegjuari i banorëve të saj do ta dëbojë të ulëtin.” Këtë fjalë ia përmenda xhaxhait tim, i cili ia përcolli Pejgamberit ﷺ. Kështu, i Dërguari i Allahut ﷺ dërgoi dikë për ta thirrur Abdullah ibn Ubejin dhe shokët e tij, të cilët (kur erdhën) u betuan se nuk i kishin thënë ato fjalë. Si rrjedhojë, i Dërguari i Allahut ﷺ u besoi atyre e më përgënjeshtroi mua. Atëherë mua më kaploi një pikëllim si kurrë më parë, prandaj qëndrova në shtëpinë time. Për këtë Allahu i Madhëruar zbriti ajetin: “Kur të erdhën ty hipokritët...”, ajetin tjetër në vijim: “Ata janë që u thonë (vendasve të Medinës): “Mos u jepni atyre që janë me të Dërguarin e Allahut (muhaxhirëve)...”, si dhe ajetin: “Më i nderuari i saj do ta dëbojë më të ulëtin.” 1 Pejgamberi ﷺ dërgoi dikë për të më thirrur dhe, pasi ma lexoi ajetin, më tha: “Allahu ta vërtetoi fjalën.”

Arabisht

حَدَّثَنَا آدَمُ بْنُ أَبِي إِيَاسٍ: حَدَّثَنَا إِسْرَائِيلُ عَنْ أَبِي إِسْحَاقَ، عَنْ زَيْدِ بْنِ أَرْقَمَ - رضى الله عنه - قَالَ: كُنْتُ مَعَ عَمِّي فَسَمِعْتُ عَبْدَ اللَّهِ بْنَ أُبَىٍّ ابْنَ سَلُولَ يَقُولُ: لاَ تُنْفِقُوا عَلَى مَنْ عِنْدَ رَسُولِ اللَّهِ حَتَّى يَنْفَضُّوا. وَقَالَ أَيْضًا: لَئِنْ رَجَعْنَا إِلَى الْمَدِينَةِ لَيُخْرِجَنَّ الأَعَزُّ مِنْهَا الأَذَلَّ. فَذَكَرْتُ ذَلِكَ لِعَمِّي فَذَكَرَ عَمِّي لِرَسُولِ اللَّهِ ﷺ. فَأَرْسَلَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ إِلَى عَبْدِ اللَّهِ بْنِ أُبَىٍّ وَأَصْحَابِهِ، فَحَلَفُوا مَا قَالُوا. فَصَدَّقَهُمْ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ وَكَذَّبَنِي. فَأَصَابَنِي هَمٌّ لَمْ يُصِبْنِي مِثْلُهُ، فَجَلَسْتُ فِي بَيْتِي، فَأَنْزَلَ اللَّهُ عَزَّ وَجَلَّ؟ ﴿إِذَا جَاءَكَ الْمُنَافِقُونَ﴾ إِلَى قَوْلِهِ ﴿هُمُ الَّذِينَ يَقُولُونَ لاَ تُنْفِقُوا عَلَى مَنْ عِنْدَ رَسُولِ اللَّهِ﴾ إِلَى قَوْلِهِ ﴿لَيُخْرِجَنَّ الأَعَزُّ مِنْهَا الأَذَلَّ﴾ [المنافقون: ١-٨] فَأَرْسَلَ إِلَيَّ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ فَقَرَأَهَا عَلَيَّ، ثُمَّ قَالَ: "إِنَّ اللَّهَ قَدْ صَدَّقَكَ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/4901