{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/4903",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/4903",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 4903",
  "text": "Amër ibn Halidi na ka thënë: Na ka treguar Zuhejr ibn Muaviu, e këtij i ka treguar Ebu Is'haku se Zejd ibn Erkami (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Njëherë, dolëm me Pejgamberin ﷺ për një udhëtim dhe njerëzit i kaploi uria. Abdullah ibn Ubeji u tha shokëve të vet: “Mos u jepni asgjë atyre që janë me të Dërguarin e Allahut, që të largohen prej tij.” Gjithashtu, tha: “Po u kthyem në Medinë, pa dyshim se i privilegjuari i banorëve të saj do ta dëbojë të ulëtin.” Unë shkova dhe i tregova Pejgamberit ﷺ, i cili dërgoi dikë për ta thirrur Abdullah ibn Ubejin dhe e pyeti rreth kësaj. Por, ai nguli këmbë duke u betuar se nuk e kishte thënë. Të pranishmit thanë: “Zejdi e gënjeu të Dërguarin e Allahut ﷺ.” Si rrjedhojë, unë u ngushtova shumë, derisa Allahu i Madhërishëm zbriti shpallje që vërtetoi fjalët e mia: “Kur të erdhën ty hipokritët...” Pejgamberi ﷺ i thirri, në mënyrë që të kërkonte falje për ta, por ata vetëm tundnin kokat. Fjala e Allahut Fuqiplotë: “... mirëpo, ata u ngjasojnë trungjeve të mbështetura” nënkupton se kanë qenë burra të pashëm.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Komentimi i Kuranit",
    "position": 65,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/65/komentimi-i-kuranit"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 4903",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Zejd ibn Erkami"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا عَمْرُو بْنُ خَالِدٍ: حَدَّثَنَا زُهَيْرُ بْنُ مُعَاوِيَةَ: حَدَّثَنَا أَبُو إِسْحَاقَ قَالَ: سَمِعْتُ زَيْدَ بْنَ أَرْقَمَ قَالَ: خَرَجْنَا مَعَ النَّبِيِّ ﷺ فِي سَفَرٍ، أَصَابَ النَّاسَ فِيهِ شِدَّةٌ، فَقَالَ عَبْدُ اللَّهِ بْنُ أُبَىٍّ لأَصْحَابِهِ: لاَ تُنْفِقُوا عَلَى مَنْ عِنْدَ رَسُولِ اللَّهِ حَتَّى يَنْفَضُّوا مِنْ حَوْلِهِ. وَقَالَ: لَئِنْ رَجَعْنَا إِلَى الْمَدِينَةِ لَيُخْرِجَنَّ الأَعَزُّ مِنْهَا الأَذَلَّ. فَأَتَيْتُ النَّبِيَّ ﷺ فَأَخْبَرْتُهُ، فَأَرْسَلَ إِلَى عَبْدِ اللَّهِ بْنِ أُبَىٍّ فَسَأَلَهُ، فَاجْتَهَدَ يَمِينَهُ مَا فَعَلَ. قَالُوا: كَذَبَ زَيْدٌ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ. فَوَقَعَ فِي نَفْسِي - مِمَّا قَالُوا - شِدَّةٌ، حَتَّى أَنْزَلَ اللَّهُ عَزَّ وَجَلَّ تَصْدِيقِي فِي: ﴿إِذَا جَاءَكَ الْمُنَافِقُونَ﴾ [المنافقون: ١] فَدَعَاهُمُ النَّبِيُّ ﷺ لِيَسْتَغْفِرَ لَهُمْ، فَلَوَّوْا رُءُوسَهُمْ. وَقَوْلُهُ: ﴿خُشُبٌ مُسَنَّدَةٌ﴾ [المنافقون: ٤] قَالَ: كَانُوا رِجَالاً أَجْمَلَ شَىْءٍ.",
    "albanian": "Amër ibn Halidi na ka thënë: Na ka treguar Zuhejr ibn Muaviu, e këtij i ka treguar Ebu Is'haku se Zejd ibn Erkami (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Njëherë, dolëm me Pejgamberin ﷺ për një udhëtim dhe njerëzit i kaploi uria. Abdullah ibn Ubeji u tha shokëve të vet: “Mos u jepni asgjë atyre që janë me të Dërguarin e Allahut, që të largohen prej tij.” Gjithashtu, tha: “Po u kthyem në Medinë, pa dyshim se i privilegjuari i banorëve të saj do ta dëbojë të ulëtin.” Unë shkova dhe i tregova Pejgamberit ﷺ, i cili dërgoi dikë për ta thirrur Abdullah ibn Ubejin dhe e pyeti rreth kësaj. Por, ai nguli këmbë duke u betuar se nuk e kishte thënë. Të pranishmit thanë: “Zejdi e gënjeu të Dërguarin e Allahut ﷺ.” Si rrjedhojë, unë u ngushtova shumë, derisa Allahu i Madhërishëm zbriti shpallje që vërtetoi fjalët e mia: “Kur të erdhën ty hipokritët...” Pejgamberi ﷺ i thirri, në mënyrë që të kërkonte falje për ta, por ata vetëm tundnin kokat. Fjala e Allahut Fuqiplotë: “... mirëpo, ata u ngjasojnë trungjeve të mbështetura” nënkupton se kanë qenë burra të pashëm.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/4903.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/4903.json"
  }
}