{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/4904",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/4904",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 4904",
  "text": "Ubejdullah ibn Musai transmeton nga Israili, e ky nga Ebu Is'haku se Zejd ibn Erkami (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Isha me xhaxhanë tim kur dëgjova Abdullah ibn Ubej ibn Selulin të thotë: “Mos u jepni asgjë atyre që janë me të Dërguarin e Allahut ﷺ, me qëllim që ata të largohen. Po u kthyem në Medinë, pa dyshim se i privilegjuari i banorëve të saj do ta dëbojë të ulëtin.” Këtë fjalë ia përmenda xhaxhait tim, i cili ia përcolli Pejgamberit ﷺ. Kështu, i Dërguari i Allahut ﷺ më thirri dhe unë ia tregova ndodhinë. Pastaj dërgoi dikë për ta thirrur Abdullah ibn Ubejin dhe shokët e tij, të cilët u betuan se nuk i kishin thënë ato fjalë. Si rrjedhojë, i Dërguari i Allahut ﷺ më përgënjeshtroi dhe u besoi atyre, e në atë rast mua më kaploi një pikëllim si kurrë më parë, prandaj qëndrova në shtëpinë time. Xhaxhai im më tha: “Nuk ndalove derisa bëre që i Dërguari i Allahut ﷺ të të përgënjeshtrojë e të të urrejë!” Për këtë Allahu i Madhëruar zbriti ajetin: “Kur të erdhën ty hipokritët, të thanë: “Ne dëshmojmë se vërtet ti je i Dërguari i Allahut...” Pejgamberi ﷺ dërgoi dikë për të më thirrur dhe, pasi ma lexoi ajetin, më tha: “Allahu e vërtetoi fjalën tënde.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Komentimi i Kuranit",
    "position": 65,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/65/komentimi-i-kuranit"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 4904",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Zejd ibn Erkami"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا عُبَيْدُ اللَّهِ بْنُ مُوسَى عَنْ إِسْرَائِيلَ، عَنْ أَبِي إِسْحَاقَ، عَنْ زَيْدِ بْنِ أَرْقَمَ قَالَ: كُنْتُ مَعَ عَمِّي فَسَمِعْتُ عَبْدَ اللَّهِ بْنَ أُبَىٍّ ابْنَ سَلُولَ يَقُولُ: لاَ تُنْفِقُوا عَلَى مَنْ عِنْدَ رَسُولِ اللَّهِ حَتَّى يَنْفَضُّوا، وَ: لَئِنْ رَجَعْنَا إِلَى الْمَدِينَةِ لَيُخْرِجَنَّ الأَعَزُّ مِنْهَا الأَذَلَّ. فَذَكَرْتُ ذَلِكَ لِعَمِّي، فَذَكَرَهُ عَمِّي لِلنَّبِيِّ ﷺ فَدَعَانِي فَحَدَّثْتُهُ، فَأَرْسَلَ إِلَى عَبْدِ اللَّهِ بْنِ أُبَىٍّ وَأَصْحَابِهِ، فَحَلَفُوا: مَا قَالُوا، وَكَذَّبَنِي النَّبِيُّ ﷺ وَصَدَّقَهُمْ، فَأَصَابَنِي هَمٌّ لَمْ يُصِبْنِي مِثْلُهُ قَطُّ، فَجَلَسْتُ فِي بَيْتِي وَقَالَ عَمِّي: مَا أَرَدْتَ إِلَى أَنْ كَذَّبَكَ النَّبِيُّ ﷺ وَمَقَتَكَ؟ فَأَنْزَلَ اللَّهُ تَعَالَى: ﴿إِذَا جَاءَكَ الْمُنَافِقُونَ قَالُوا نَشْهَدُ إِنَّكَ لَرَسُولُ اللَّهِ﴾ [المنافقون: ١] وَأَرْسَلَ إِلَيَّ النَّبِيُّ ﷺ فَقَرَأَهَا وَقَالَ: \"إِنَّ اللَّهَ قَدْ صَدَّقَكَ\".",
    "albanian": "Ubejdullah ibn Musai transmeton nga Israili, e ky nga Ebu Is'haku se Zejd ibn Erkami (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Isha me xhaxhanë tim kur dëgjova Abdullah ibn Ubej ibn Selulin të thotë: “Mos u jepni asgjë atyre që janë me të Dërguarin e Allahut ﷺ, me qëllim që ata të largohen. Po u kthyem në Medinë, pa dyshim se i privilegjuari i banorëve të saj do ta dëbojë të ulëtin.” Këtë fjalë ia përmenda xhaxhait tim, i cili ia përcolli Pejgamberit ﷺ. Kështu, i Dërguari i Allahut ﷺ më thirri dhe unë ia tregova ndodhinë. Pastaj dërgoi dikë për ta thirrur Abdullah ibn Ubejin dhe shokët e tij, të cilët u betuan se nuk i kishin thënë ato fjalë. Si rrjedhojë, i Dërguari i Allahut ﷺ më përgënjeshtroi dhe u besoi atyre, e në atë rast mua më kaploi një pikëllim si kurrë më parë, prandaj qëndrova në shtëpinë time. Xhaxhai im më tha: “Nuk ndalove derisa bëre që i Dërguari i Allahut ﷺ të të përgënjeshtrojë e të të urrejë!” Për këtë Allahu i Madhëruar zbriti ajetin: “Kur të erdhën ty hipokritët, të thanë: “Ne dëshmojmë se vërtet ti je i Dërguari i Allahut...” Pejgamberi ﷺ dërgoi dikë për të më thirrur dhe, pasi ma lexoi ajetin, më tha: “Allahu e vërtetoi fjalën tënde.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/4904.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/4904.json"
  }
}