Aliu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani nga Amri se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Në një betejë me Pejgamberin ﷺ, një muhaxhir i dha një shkelm mbrapa një ensariu. Si pasojë, ensariu thirri: “O ensarë (ndihmë)!” Edhe muhaxhiri thirri: “O muhaxhirë (ndihmë)!” Me të dëgjuar këtë, i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Ç'është puna e këtyre thirrjeve të periudhës së injorancës?” Ata thanë: “O i Dërguari i Allahut! Një muhaxhir i dha një shkelm mbrapa një ensariu.” Pejgamberi ﷺ iu drejtua: “Hiqjuni asaj! Ajo është gjë e shëmtuar.” Kur dëgjoi për këtë Abdullah ibn Ubeji, tha: “Vallë, ashtu paskanë bërë? Betohem në Allahun se, nëse kthehemi në Medinë, të fortët do t'i përzënë të dobëtit që andej.” Kjo fjalë i arriti Pejgamberit ﷺ, e në atë rast Omeri u ngrit dhe tha: “O i Dërguari i Allahut! Lërmë t'ia pres kokën këtij hipokriti!” Por, Pejgamberi ﷺ tha: “Lëre, se pastaj njerëzit do të thonë se (Muhamedi) po i vret shokët e vet.” Kur muhaxhirët patën ardhur në Medinë, ensarët kanë qenë shumicë, por, më pas, muhaxhirët u bënë më shumë. Sufjani thotë: “E kam mbajtur në mend nga Amri.” Ndërkaq, Amri thotë: “E kam dëgjuar Xhabirin të thotë: “Ishim me Pejgamberin ﷺ.”
حَدَّثَنَا عَلِيٌّ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ: قَالَ عَمْرٌو: سَمِعْتُ جَابِرَ بْنَ عَبْدِ اللَّهِ - رضى الله عنهما - قَالَ: كُنَّا فِي غَزَاةٍ - قَالَ سُفْيَانُ مَرَّةً: فِي جَيْشٍ - فَكَسَعَ رَجُلٌ مِنَ الْمُهَاجِرِينَ رَجُلاً مِنَ الأَنْصَارِ، فَقَالَ الأَنْصَارِيُّ: يَا لَلأَنْصَارِ. وَقَالَ الْمُهَاجِرِيُّ: يَا لَلْمُهَاجِرِينَ. فَسَمِعَ ذَاكَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ فَقَالَ: "مَا بَالُ دَعْوَى جَاهِلِيَّةٍ؟" قَالُوا: يَا رَسُولَ اللَّهِ، كَسَعَ رَجُلٌ مِنَ الْمُهَاجِرِينَ رَجُلاً مِنَ الأَنْصَارِ. فَقَالَ: "دَعُوهَا فَإِنَّهَا مُنْتِنَةٌ". فَسَمِعَ بِذَلِكَ عَبْدُ اللَّهِ بْنُ أُبَىٍّ فَقَالَ: فَعَلُوهَا؟ أَمَا وَاللَّهِ لَئِنْ رَجَعْنَا إِلَى الْمَدِينَةِ لَيُخْرِجَنَّ الأَعَزُّ مِنْهَا الأَذَلَّ. فَبَلَغَ النَّبِيَّ ﷺ فَقَامَ عُمَرُ فَقَالَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، دَعْنِي أَضْرِبْ عُنُقَ هَذَا الْمُنَافِقِ. فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "دَعْهُ، لاَ يَتَحَدَّثُ النَّاسُ أَنَّ مُحَمَّدًا يَقْتُلُ أَصْحَابَهُ". وَكَانَتِ الأَنْصَارُ أَكْثَرَ مِنَ الْمُهَاجِرِينَ حِينَ قَدِمُوا الْمَدِينَةَ، ثُمَّ إِنَّ الْمُهَاجِرِينَ كَثُرُوا بَعْدُ. قَالَ سُفْيَانُ: فَحَفِظْتُهُ مِنْ عَمْرٍو. قَالَ عَمْرٌو: سَمِعْتُ جَابِرًا: كُنَّا مَعَ النَّبِيِّ ﷺ.