Sad ibn Hafsi na ka thënë: Na ka treguar Shejbani nga Jahjai se Ebu Seleme tregon: “Njëherë, një burrë vajti tek Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), pranë të cilit ishte ulur Ebu Hurejra, e i tha: “Më jep përgjigje për një grua që e lind foshnjën dyzet net pas vdekjes së burrit të saj!” Ibn Abasi i tha: “Zbatoje kohën më të gjatë të pritjes (idetin më të gjatë).” Ebu Seleme citoi ajetin: “Ndërkaq, për shtatzënat afati i pritjes së tyre është derisa të lindin.” Ebu Hurejra tha: “Unë e përkrah mendimin e birit të vëllait tim, Ebu Selemes.” Ibn Abasi e dërgoi shërbëtorin e tij, Kurejbin, ta pyesë Umu Selemen. Ajo tha: “Pasi që burri i Subeja Eslemiut u vra, ajo ishte shtatzënë dhe lindi dyzet net pas vdekjes së tij. Pasi u kërkua dora e saj për martesë, i Dërguari i Allahut ﷺ e martoi me njërin nga të interesuarit. Ndër ata që patën kërkuar dorën e saj ishte edhe Ebu Senabili.”
حَدَّثَنَا سَعْدُ بْنُ حَفْصٍ: حَدَّثَنَا شَيْبَانُ عَنْ يَحْيَى قَالَ: أَخْبَرَنِي أَبُو سَلَمَةَ قَالَ: جَاءَ رَجُلٌ إِلَى ابْنِ عَبَّاسٍ - وَأَبُو هُرَيْرَةَ جَالِسٌ عِنْدَهُ - فَقَالَ: أَفْتِنِي فِي امْرَأَةٍ وَلَدَتْ بَعْدَ زَوْجِهَا بِأَرْبَعِينَ لَيْلَةً؟ فَقَالَ ابْنُ عَبَّاسٍ: آخِرُ الأَجَلَيْنِ. قُلْتُ أَنَا: ﴿وَأُولاَتُ الأَحْمَالِ أَجَلُهُنَّ أَنْ يَضَعْنَ حَمْلَهُنَّ﴾ [الطلاق: ٤] قَالَ أَبُو هُرَيْرَةَ: أَنَا مَعَ ابْنِ أَخِي - يَعْنِي أَبَا سَلَمَةَ - فَأَرْسَلَ ابْنُ عَبَّاسٍ غُلاَمَهُ كُرَيْبًا إِلَى أُمِّ سَلَمَةَ يَسْأَلُهَا فَقَالَتْ: قُتِلَ زَوْجُ سُبَيْعَةَ الأَسْلَمِيَّةِ وَهِيَ حُبْلَى، فَوَضَعَتْ بَعْدَ مَوْتِهِ بِأَرْبَعِينَ لَيْلَةً، فَخُطِبَتْ فَأَنْكَحَهَا رَسُولُ اللَّهِ ﷺ، وَكَانَ أَبُو السَّنَابِلِ فِيمَنْ خَطَبَهَا.