{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/4910",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/4910",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 4910",
  "text": "Sulejman ibn Harbi dhe Ebu Numani na kanë thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi nga Ejubi se Muhamed ibn Sirini tregon: “Isha në një ndejë, ku ishte edhe Abdurrahman ibn Ebu Lejla. Shokët e tij e çmonin lart atë. Aty përmendi kohën më të gjatë të pritjes (idetin), ndërsa unë e përmenda hadithin e Subeja bint Harithit, të cilin ma pat transmetuar Abdullah ibn Utbe. Disa shokë të tij kafshonin buzët (për të ma tërhequr vërejtjen). Kur kuptova veprimin e tyre, thashë: “Do të kisha qenë shumë guximtar po të gënjeja për Abdullah ibn Utben, i cili ndodhej në një pjesë të Kufes.” Abdurrahmani u turpërua (rreth asaj që ndodhi) dhe tha: “Por, xhaxhai i tij nuk ka thënë kështu.” Si rrjedhojë, dola dhe e takova Ebu Atijen, Malik ibn Amirin, dhe e pyeta për këtë gjë. Ai filloi të ma shpjegonte ndodhinë e Subejës, ndërkohë i thashë: “Ke dëgjuar diçka nga Abdullahu rreth kësaj çështjeje?” Ai ma ktheu: “Njëherë, teksa ishim tek Abdullahu, na tha: “Vallë, gjërat e rënda për të (për të venë që i vdes burri) i pranoni, kurse lehtësimet jo?! Dihet se surja e shkurtër e grave (surja Talak) ka zbritur pas sures së gjatë (Bekare): “Ndërkaq, për shtatzënat afati i pritjes së tyre është derisa të lindin.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Komentimi i Kuranit",
    "position": 65,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/65/komentimi-i-kuranit"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 4910",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Abdullah ibn Mesudi"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "وَقَالَ سُلَيْمَانُ بْنُ حَرْبٍ وَأَبُو النُّعْمَانِ: حَدَّثَنَا حَمَّادُ بْنُ زَيْدٍ عَنْ أَيُّوبَ، عَنْ مُحَمَّدٍ قَالَ: كُنْتُ فِي حَلْقَةٍ فِيهَا عَبْدُ الرَّحْمَنِ بْنُ أَبِي لَيْلَى - وَكَانَ أَصْحَابُهُ يُعَظِّمُونَهُ -، فَذَكَرَ آخِرَ الأَجَلَيْنِ، فَحَدَّثْتُ بِحَدِيثِ سُبَيْعَةَ بِنْتِ الْحَارِثِ عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ عُتْبَةَ قَالَ: فَضَمَّزَ لِي بَعْضُ أَصْحَابِهِ. قَالَ مُحَمَّدٌ: فَفَطِنْتُ لَهُ فَقُلْتُ: إِنِّي إِذًا لَجَرِيءٌ إِنْ كَذَبْتُ عَلَى عَبْدِ اللَّهِ بْنِ عُتْبَةَ وَهُوَ فِي نَاحِيَةِ الْكُوفَةِ. فَاسْتَحْيَا وَقَالَ: لَكِنَّ عَمَّهُ لَمْ يَقُلْ ذَاكَ. فَلَقِيتُ أَبَا عَطِيَّةَ، مَالِكَ بْنَ عَامِرٍ، فَسَأَلْتُهُ فَذَهَبَ يُحَدِّثُنِي حَدِيثَ سُبَيْعَةَ، فَقُلْتُ: هَلْ سَمِعْتَ عَنْ عَبْدِ اللَّهِ فِيهَا شَيْئًا؟ فَقَالَ: كُنَّا عِنْدَ عَبْدِ اللَّهِ فَقَالَ: أَتَجْعَلُونَ عَلَيْهَا التَّغْلِيظَ وَلاَ تَجْعَلُونَ عَلَيْهَا الرُّخْصَةَ؟ لَنَزَلَتْ سُورَةُ النِّسَاءِ الْقُصْرَى بَعْدَ الطُّولَى: ﴿وَأُولاَتُ الأَحْمَالِ أَجَلُهُنَّ أَنْ يَضَعْنَ حَمْلَهُنَّ﴾ [الطلاق: ٤]",
    "albanian": "Sulejman ibn Harbi dhe Ebu Numani na kanë thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi nga Ejubi se Muhamed ibn Sirini tregon: “Isha në një ndejë, ku ishte edhe Abdurrahman ibn Ebu Lejla. Shokët e tij e çmonin lart atë. Aty përmendi kohën më të gjatë të pritjes (idetin), ndërsa unë e përmenda hadithin e Subeja bint Harithit, të cilin ma pat transmetuar Abdullah ibn Utbe. Disa shokë të tij kafshonin buzët (për të ma tërhequr vërejtjen). Kur kuptova veprimin e tyre, thashë: “Do të kisha qenë shumë guximtar po të gënjeja për Abdullah ibn Utben, i cili ndodhej në një pjesë të Kufes.” Abdurrahmani u turpërua (rreth asaj që ndodhi) dhe tha: “Por, xhaxhai i tij nuk ka thënë kështu.” Si rrjedhojë, dola dhe e takova Ebu Atijen, Malik ibn Amirin, dhe e pyeta për këtë gjë. Ai filloi të ma shpjegonte ndodhinë e Subejës, ndërkohë i thashë: “Ke dëgjuar diçka nga Abdullahu rreth kësaj çështjeje?” Ai ma ktheu: “Njëherë, teksa ishim tek Abdullahu, na tha: “Vallë, gjërat e rënda për të (për të venë që i vdes burri) i pranoni, kurse lehtësimet jo?! Dihet se surja e shkurtër e grave (surja Talak) ka zbritur pas sures së gjatë (Bekare): “Ndërkaq, për shtatzënat afati i pritjes së tyre është derisa të lindin.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/4910.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/4910.json"
  }
}