Ademi na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu nga Halid ibn Jezidi, e ky nga Seid ibn Ebu Hilali, e ky nga Zejd ibn Eslemi, e ky nga Ata ibn Jesari se Ebu Seidi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar Pejgamberin ﷺ duke thënë: “Zoti ynë e zbulon Kërcirin e Tij, e në atë rast çdo besimtar e besimtare bie në sexhde dhe mbesin vetëm ata që në këtë botë kanë bërë sexhde për syefaqësi e për famë. Edhe këta nisen për të bërë sexhde, por shpina u shndërrohet në një asht të vetëm (dhe nuk arrijnë të përkulen) .”
حَدَّثَنَا آدَمُ: حَدَّثَنَا اللَّيْثُ عَنْ خَالِدِ بْنِ يَزِيدَ، عَنْ سَعِيدِ بْنِ أَبِي هِلاَلٍ، عَنْ زَيْدِ بْنِ أَسْلَمَ، عَنْ عَطَاءِ بْنِ يَسَارٍ، عَنْ أَبِي سَعِيدٍ - رضى الله عنه - قَالَ: سَمِعْتُ النَّبِيَّ ﷺ يَقُولُ: "يَكْشِفُ رَبُّنَا عَنْ سَاقِهِ، فَيَسْجُدُ لَهُ كُلُّ مُؤْمِنٍ وَمُؤْمِنَةٍ، وَيَبْقَى مَنْ كَانَ يَسْجُدُ فِي الدُّنْيَا رِئَاءً وَسُمْعَةً، فَيَذْهَبُ لِيَسْجُدَ فَيَعُودُ ظَهْرُهُ طَبَقًا وَاحِدًا".