{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/4921",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/4921",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 4921",
  "text": "Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Ebu Avane nga Ebu Bishri, e ky nga Seid ibn Xhubejri se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një ditë, i Dërguari i Allahut ﷺ me një grup shokësh u nisën për te tregu Ukadh. Në atë kohë, shejtanët ishin penguar nga dëgjimi i lajmeve qiellore dhe u ishin lëshuar meteorët, prandaj, kur u kthyen në mesin e popullit të vet, i pyetën: - Ç'ka ndodhur me ju? - Jemi penguar nga dëgjimi i lajmeve qiellore dhe na janë lëshuar meteorët, - thanë. - Meqë qenkëshit penguar nga dëgjimi i lajmeve qiellore, me siguri paska ndodhur diçka (e madhe). Shpërndahuni nëpër skajet e Tokës dhe hulumtoni ç'është kjo gjë që ka ndodhur, - thanë populli. Kështu, ata (shejtanët) u shpërndanë gjithandej nëpër tokë, në lindje e perëndim, për të parë cili ishte shkaku që i kishte penguar t'i dëgjonin lajmet qiellore. Grupi që u nis në drejtim të Tihames, ndeshën në Pejgamberin ﷺ, i cili kishte arritur në Nahle, rrugës për te tregu Ukadh. E gjetën duke falur namazin e sabahut me shokët e tij. Kur e dëgjuan Kuranin, u ndalën dhe veshtruan. Pastaj thanë: “Ky qenka shkaku që jeni penguar nga dëgjimi i lajmeve qiellore.” Kur u kthyen në mesin e popullit të vet, iu drejtuan: “O populli ynë! “... Ne kemi dëgjuar një Kuran të mrekullueshëm, i cili udhëzon në rrugën e drejtë dhe kemi besuar në të, prandaj kurrsesi më nuk do t'i shoqërojmë askënd Zotit tonë (në adhurim)!” (Xhin, 1-2) Atëherë, Allahu ia zbriti Pejgamberit ﷺ ajetet: “Thuaj (o Muhamed): “Mua më është shpallur se disa xhinë kanë dëgjuar (Kuranin)...” (Xhin, 1) Ajo që iu shpall Pejgamberit ﷺ ishin fjalët e xhinëve (që ua kishin thënë popullit të vet).”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Komentimi i Kuranit",
    "position": 65,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/65/komentimi-i-kuranit"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 4921",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Abdullah ibn Abasi"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا مُوسَى بْنُ إِسْمَاعِيلَ: حَدَّثَنَا أَبُو عَوَانَةَ عَنْ أَبِي بِشْرٍ، عَنْ سَعِيدِ بْنِ جُبَيْرٍ، عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ قَالَ: انْطَلَقَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ فِي طَائِفَةٍ مِنْ أَصْحَابِهِ، عَامِدِينَ إِلَى سُوقِ عُكَاظٍ، وَقَدْ حِيلَ بَيْنَ الشَّيَاطِينِ وَبَيْنَ خَبَرِ السَّمَاءِ، وَأُرْسِلَتْ عَلَيْهِمُ الشُّهُبُ. فَرَجَعَتِ الشَّيَاطِينُ فَقَالُوا: مَا لَكُمْ؟ فَقَالُوا: حِيلَ بَيْنَنَا وَبَيْنَ خَبَرِ السَّمَاءِ، وَأُرْسِلَتْ عَلَيْنَا الشُّهُبُ. قَالَ: مَا حَالَ بَيْنَكُمْ وَبَيْنَ خَبَرِ السَّمَاءِ إِلاَّ مَا حَدَثَ، فَاضْرِبُوا مَشَارِقَ الأَرْضِ وَمَغَارِبَهَا فَانْظُرُوا مَا هَذَا الأَمْرُ الَّذِي حَدَثَ. فَانْطَلَقُوا فَضَرَبُوا مَشَارِقَ الأَرْضِ وَمَغَارِبَهَا يَنْظُرُونَ مَا هَذَا الأَمْرُ الَّذِي حَالَ بَيْنَهُمْ وَبَيْنَ خَبَرِ السَّمَاءِ. قَالَ: فَانْطَلَقَ الَّذِينَ تَوَجَّهُوا نَحْوَ تِهَامَةَ إِلَى رَسُولِ اللَّهِ ﷺ بِنَخْلَةَ، وَهُوَ عَامِدٌ إِلَى سُوقِ عُكَاظٍ، وَهُوَ يُصَلِّي بِأَصْحَابِهِ صَلاَةَ الْفَجْرِ، فَلَمَّا سَمِعُوا الْقُرْآنَ تَسَمَّعُوا لَهُ فَقَالُوا: هَذَا الَّذِي حَالَ بَيْنَكُمْ وَبَيْنَ خَبَرِ السَّمَاءِ. فَهُنَالِكَ رَجَعُوا إِلَى قَوْمِهِمْ فَقَالُوا: يَا قَوْمَنَا، ﴿إِنَّا سَمِعْنَا قُرْآنًا عَجَبًا، يَهْدِي إِلَى الرُّشْدِ فَآمَنَّا بِهِ، وَلَنْ نُشْرِكَ بِرَبِّنَا أَحَدًا﴾ [الجن: ١-٢] وَأَنْزَلَ اللَّهُ عَزَّ وَجَلَّ عَلَى نَبِيِّهِ ﷺ: ﴿قُلْ أُوحِيَ إِلَىَّ أَنَّهُ اسْتَمَعَ نَفَرٌ مِنَ الْجِنِّ﴾ [الجن: ١] وَإِنَّمَا أُوحِيَ إِلَيْهِ قَوْلُ الْجِنِّ.",
    "albanian": "Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Ebu Avane nga Ebu Bishri, e ky nga Seid ibn Xhubejri se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një ditë, i Dërguari i Allahut ﷺ me një grup shokësh u nisën për te tregu Ukadh. Në atë kohë, shejtanët ishin penguar nga dëgjimi i lajmeve qiellore dhe u ishin lëshuar meteorët, prandaj, kur u kthyen në mesin e popullit të vet, i pyetën: - Ç'ka ndodhur me ju? - Jemi penguar nga dëgjimi i lajmeve qiellore dhe na janë lëshuar meteorët, - thanë. - Meqë qenkëshit penguar nga dëgjimi i lajmeve qiellore, me siguri paska ndodhur diçka (e madhe). Shpërndahuni nëpër skajet e Tokës dhe hulumtoni ç'është kjo gjë që ka ndodhur, - thanë populli. Kështu, ata (shejtanët) u shpërndanë gjithandej nëpër tokë, në lindje e perëndim, për të parë cili ishte shkaku që i kishte penguar t'i dëgjonin lajmet qiellore. Grupi që u nis në drejtim të Tihames, ndeshën në Pejgamberin ﷺ, i cili kishte arritur në Nahle, rrugës për te tregu Ukadh. E gjetën duke falur namazin e sabahut me shokët e tij. Kur e dëgjuan Kuranin, u ndalën dhe veshtruan. Pastaj thanë: “Ky qenka shkaku që jeni penguar nga dëgjimi i lajmeve qiellore.” Kur u kthyen në mesin e popullit të vet, iu drejtuan: “O populli ynë! “... Ne kemi dëgjuar një Kuran të mrekullueshëm, i cili udhëzon në rrugën e drejtë dhe kemi besuar në të, prandaj kurrsesi më nuk do t'i shoqërojmë askënd Zotit tonë (në adhurim)!” (Xhin, 1-2) Atëherë, Allahu ia zbriti Pejgamberit ﷺ ajetet: “Thuaj (o Muhamed): “Mua më është shpallur se disa xhinë kanë dëgjuar (Kuranin)...” (Xhin, 1) Ajo që iu shpall Pejgamberit ﷺ ishin fjalët e xhinëve (që ua kishin thënë popullit të vet).”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/4921.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/4921.json"
  }
}