Sahihu i Buhariut — Hadithi 4927

Komentimi i Kuranit · Transmetuesi: Abdullah ibn Abasi

Shqip

Humejdiu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Musa ibn Ebu Aishe - i cili ishte i besueshëm - e ky nga Seid ibn Xhubejri se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur Pejgamberit ﷺ i zbriste shpallja, ai e lëvizte gjuhën me shpejtësi duke u munduar ta mbante në mend. Prandaj, Allahu zbriti ajetin: “Mos nxito (o Muhamed) në leximin e Kuranit me gjuhën tënde.” (Kijame, 16)

Arabisht

حَدَّثَنَا الْحُمَيْدِيُّ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ: حَدَّثَنَا مُوسَى بْنُ أَبِي عَائِشَةَ - وَكَانَ ثِقَةً - عَنْ سَعِيدِ بْنِ جُبَيْرٍ، عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ - رضى الله عنهما - قَالَ: كَانَ النَّبِيُّ ﷺ إِذَا نَزَلَ عَلَيْهِ الْوَحْىُ حَرَّكَ بِهِ لِسَانَهُ - وَوَصَفَ سُفْيَانُ - يُرِيدُ أَنْ يَحْفَظَهُ، فَأَنْزَلَ اللَّهُ: ﴿لاَ تُحَرِّكْ بِهِ لِسَانَكَ لِتَعْجَلَ بِهِ﴾ [القيامة: ١٦]

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/4927