Ahmed ibn Mikdami na ka thënë: Na ka treguar Fudajl ibn Sulejmani, e këtij i ka treguar Ebu Hazimi se Sehël ibn Sadi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka parë të Dërguarin e Allahut ﷺ duke bërë kështu me gishtin tregues dhe të mesëm duke thënë: “Jam dërguar (në raport) me Kiametin sikurse këta dy (afër njëri-tjetrit) .” ﴾الطَّامَّةُٰ﴿ (Et tametu): Vërshon mbi çdo gjë (34).
حَدَّثَنَا أَحْمَدُ بْنُ الْمِقْدَامِ: حَدَّثَنَا الْفُضَيْلُ بْنُ سُلَيْمَانَ: حَدَّثَنَا أَبُو حَازِمٍ: حَدَّثَنَا سَهْلُ بْنُ سَعْدٍ - رضى الله عنه - قَالَ: رَأَيْتُ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ قَالَ بِإِصْبَعَيْهِ هَكَذَا، بِالْوُسْطَى وَالَّتِي تَلِي الإِبْهَامَ: "بُعِثْتُ وَالسَّاعَةَ كَهَاتَيْنِ". ﴿الطَّامَّةُٰ﴾ [٣٤]: تَطُمُّ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ.