Sahihu i Buhariut — Hadithi 4939

Komentimi i Kuranit · Transmetuesi: Aishe bint Ebu Bekri

Shqip

Amër ibn Aliu na ka thënë: Na ka treguar Jahjai nga Othman ibn Esvedi, e ky e ka dëgjuar Ibn Ebu Mulejken, e ky e ka dëgjuar Aishen se ka thënë: E kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ; [t]: Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi nga Ejubi, e ky nga Ibn Ebu Mulejke, e ky nga Aishja, e kjo nga Pejgamberi ﷺ; [t]: Musededi na ka treguar se Jahja transmeton nga Ebu Junus Hatim ibn Ebu Sagira, e ky nga Ibn Ebu Mulejke, e ky nga Kasimi se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Ai që merret në llogari (në Ditën e Kiametit), veçse është shkatërruar.” Ajo e pyeti: “O i Dërguari i Allahut, Allahu më bëftë kurban për ty”, po a nuk thotë Allahu i Lartësuar: “Ai, të cilit do t'i jepet libri i tij në dorën e djathtë, do ta ketë të lehtë llogarinë.”? (Inshikak, 7-8) I Dërguari i Allahut ﷺ iu përgjigj: “Kjo që po thua ti është paraqitja para Allahut, kurse ai që merret në pyetje (hollësisht) , veçse është shkatërruar.”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَمْرُو بْنُ عَلِيٍّ: حَدَّثَنَا يَحْيَى عَنْ عُثْمَانَ بْنِ الأَسْوَدِ قَالَ: سَمِعْتُ ابْنَ أَبِي مُلَيْكَةَ: سَمِعْتُ عَائِشَةَ - رضى الله عنها - قَالَتْ: سَمِعْتُ النَّبِيَّ ﷺ؛ [ح:] حَدَّثَنَا سُلَيْمَانُ بْنُ حَرْبٍ: حَدَّثَنَا حَمَّادُ بْنُ زَيْدٍ عَنْ أَيُّوبَ، عَنِ ابْنِ أَبِي مُلَيْكَةَ، عَنْ عَائِشَةَ، عَنِ النَّبِيِّ ﷺ؛ [ح:] حَدَّثَنَا مُسَدَّدٌ عَنْ يَحْيَى، عَنْ أَبِي يُونُسَ، حَاتِمِ بْنِ أَبِي صَغِيرَةَ، عَنِ ابْنِ أَبِي مُلَيْكَةَ، عَنِ الْقَاسِمِ، عَنْ عَائِشَةَ - رضي الله عنها - قَالَتْ: قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "لَيْسَ أَحَدٌ يُحَاسَبُ إِلاَّ هَلَكَ". قَالَتْ: قُلْتُ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، جَعَلَنِي اللَّهُ فِدَاءَكَ! أَلَيْسَ يَقُولُ اللَّهُ عَزَّ وَجَلَّ: ﴿فَأَمَّا مَنْ أُوتِيَ كِتَابَهُ بِيَمِينِهِ * فَسَوْفَ يُحَاسَبُ حِسَابًا يَسِيرًا﴾؟ [الإنشقاق: ٧-٨] قَالَ: "ذَاكَ الْعَرْضُ، يُعْرَضُونَ، وَمَنْ نُوقِشَ الْحِسَابَ هَلَكَ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/4939