{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/4942",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/4942",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 4942",
  "text": "Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Vuhejbi, e këtij i ka treguar Hishami, e këtij i ka treguar babai i tij se Abdullah ibn Zema (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar hutben e Pejgamberit ﷺ, ku pati përmendur devenë (e Salihut ﷺ) dhe personin që e kishte therur atë, e në atë rast i Dërguari i Allahut ﷺ e lexoi ajetin: “Kur më i keqi i tyre u ngrit me të shpejtë” (Shems, 12) dhe tha: “U ngrit një burrë me famë, me pozitë dhe nam në mesin e popullit të vet, sikurse Ebu Zema .” Pastaj, i përmendi gratë dhe tha: “Si ndodh që ndonjëri prej jush ta rrahë gruan e tij siç e rrah robin e, pastaj, po atë natë, i afrohet asaj në shtrat?!” Më pas, i këshilloi të mos qeshin kur dikush liron gazra dhe tha: “Përse të qeshë dikush me veprën e vet?” Ebu Muaviu ka thënë: “Na ka treguar Hishami nga babai i tij, e ky nga Abdullah ibn Zema se Pejgamberi ﷺ ka thënë: ”... sikurse Ebu Zema, xhaxhai i Zubejr ibn Avamit.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Komentimi i Kuranit",
    "position": 65,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/65/komentimi-i-kuranit"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 4942",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Abdullah ibn Zema"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا مُوسَى بْنُ إِسْمَاعِيلَ: حَدَّثَنَا وُهَيْبٌ: حَدَّثَنَا هِشَامٌ عَنْ أَبِيهِ: أَنَّهُ أَخْبَرَهُ عَبْدُ اللَّهِ بْنُ زَمْعَةَ: أَنَّهُ سَمِعَ النَّبِيَّ ﷺ يَخْطُبُ وَذَكَرَ النَّاقَةَ وَالَّذِي عَقَرَ، فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: \" ﴿إِذِ انْبَعَثَ أَشْقَاهَا ﴾ [الشمس: ١٢]: انْبَعَثَ لَهَا رَجُلٌ عَزِيزٌ عَارِمٌ، مَنِيعٌ فِي رَهْطِهِ، مِثْلُ أَبِي زَمْعَةَ\". وَذَكَرَ النِّسَاءَ فَقَالَ: \"يَعْمِدُ أَحَدُكُمْ يَجْلِدُ امْرَأَتَهُ جَلْدَ الْعَبْدِ، فَلَعَلَّهُ يُضَاجِعُهَا مِنْ آخِرِ يَوْمِهِ\". ثُمَّ وَعَظَهُمْ فِي ضَحِكِهِمْ مِنَ الضَّرْطَةِ وَقَالَ: \"لِمَ يَضْحَكُ أَحَدُكُمْ مِمَّا يَفْعَلُ؟\" وَقَالَ أَبُو مُعَاوِيَةَ: حَدَّثَنَا هِشَامٌ عَنْ أَبِيهِ، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ زَمْعَةَ: قَالَ النَّبِيُّ ﷺ: \"مِثْلُ أَبِي زَمْعَةَ عَمِّ الزُّبَيْرِ بْنِ الْعَوَّامِ\".",
    "albanian": "Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Vuhejbi, e këtij i ka treguar Hishami, e këtij i ka treguar babai i tij se Abdullah ibn Zema (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar hutben e Pejgamberit ﷺ, ku pati përmendur devenë (e Salihut ﷺ) dhe personin që e kishte therur atë, e në atë rast i Dërguari i Allahut ﷺ e lexoi ajetin: “Kur më i keqi i tyre u ngrit me të shpejtë” (Shems, 12) dhe tha: “U ngrit një burrë me famë, me pozitë dhe nam në mesin e popullit të vet, sikurse Ebu Zema .” Pastaj, i përmendi gratë dhe tha: “Si ndodh që ndonjëri prej jush ta rrahë gruan e tij siç e rrah robin e, pastaj, po atë natë, i afrohet asaj në shtrat?!” Më pas, i këshilloi të mos qeshin kur dikush liron gazra dhe tha: “Përse të qeshë dikush me veprën e vet?” Ebu Muaviu ka thënë: “Na ka treguar Hishami nga babai i tij, e ky nga Abdullah ibn Zema se Pejgamberi ﷺ ka thënë: ”... sikurse Ebu Zema, xhaxhai i Zubejr ibn Avamit.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/4942.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/4942.json"
  }
}