Sahihu i Buhariut — Hadithi 4947

Komentimi i Kuranit · Transmetuesi: Ali ibn Ebu Talibi

Shqip

Jahjai na ka thënë: Na ka treguar Vekiu nga Ameshi, e ky nga Sad ibn Ubejde, e ky nga Ebu Abdurrahmani se Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa po rrinim me Pejgamberin ﷺ, tha: “Secilit prej jush i është caktuar vendi i vet: në Xhenet ose në Zjarr.” Ne pyetëm: “O i Dërguari i Allahut, atëherë, pra, a të mbështetemi (në caktim, e t'i lëmë veprat)?” - “Jo, por punoni, sepse çdonjërit do t'i lehtësohet (ajo që i është caktuar) ”, - iu përgjigj Pejgamberi ﷺ, pastaj citoi ajetet: “Sa për atë që jep, ka frikë (nga Allahu) dhe dëshmon për vërtetësinë e më së bukurës (besimit), Ne do t'ia lehtësojmë atij rrugën drejt shpëtimit. Ndërkaq, atij që është koprrac, ndihet i vetëmjaftueshëm, dhe e quan gënjeshtër më të bukurën (besimin), Ne do t'ia lehtësojmë rrugën drejt dënimit.” (Lejl, 5-10)

Arabisht

حَدَّثَنَا يَحْيَى: حَدَّثَنَا وَكِيعٌ عَنِ الأَعْمَشِ، عَنْ سَعْدِ بْنِ عُبَيْدَةَ، عَنْ أَبِي عَبْدِ الرَّحْمَنِ، عَنْ عَلِيٍّ - رَضِيَ اللهُ عَنْهُ - قَالَ: كُنَّا جُلُوسًا عِنْدَ النَّبِيِّ ﷺ فَقَالَ: "مَا مِنْكُمْ مِنْ أَحَدٍ إِلاَّ وَقَدْ كُتِبَ مَقْعَدُهُ مِنَ الْجَنَّةِ وَمَقْعَدُهُ مِنَ النَّارِ". فَقُلْنَا: يَا رَسُولَ اللَّهِ، أَفَلاَ نَتَّكِلُ؟ قَالَ: "لاَ، اعْمَلُوا فَكُلٌّ مُيَسَّرٌ". ثُمَّ قَرَأَ: ﴿فَأَمَّا مَنْ أَعْطَىٰ وَاتَّقَىٰ * وَصَدَّقَ بِالْحُسْنَىٰ * فَسَنُيَسِّرُهُ لِلْيُسْرَىٰ * وَأَمَّا مَن بَخِلَ وَاسْتَغْنَىٰ * وَكَذَّبَ بِالْحُسْنَىٰ * فَسَنُيَسِّرُهُ لِلْعُسْرَىٰ﴾ [الليل: ٥-١٠]

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/4947