Sahihu i Buhariut — Hadithi 4949

Komentimi i Kuranit · Transmetuesi: Ali ibn Ebu Talibi

Shqip

Ademi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe nga Ameshi, e ky e ka dëgjuar Sad ibn Ubejden, e këtij i ka treguar Ebu Abdurrahman Sulemiu se Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Në një varrim, Pejgamberi ﷺ mori diçka dhe bëri ca vija në tokë, pastaj tha: “Secilit prej jush i është caktuar vendi i vet: ose në Zjarr , ose në Xhenet .” Të pranishmit pyetën: “O i Dërguari i Allahut, atëherë, pra, a t'i mbështetemi caktimit e t'i lëmë veprat? - “Punoni, sepse çdonjërit do t'i lehtësohet ajo për të cilën është krijuar. Sa u përket fatlumëve, atyre do t'u lehtësohen punët e fatlumëve, kurse fatkëqijve do t'u lehtësohen punët e fatkëqijve”, - iu përgjigj Pejgamberi ﷺ, pastaj citoi ajetet: “Sa për atë që jep, ka frikë (nga Allahu) dhe dëshmon për vërtetësinë e më së bukurës (besimit), Ne do t'ia lehtësojmë atij rrugën drejt shpëtimit. Ndërkaq, atij që është koprrac, ndihet i vetëmjaftueshëm, dhe e quan gënjeshtër më të bukurën (besimin), Ne do t'ia lehtësojmë rrugën drejt dënimit.” (Lejl, 5-10)

Arabisht

حَدَّثَنَا آدَمُ: حَدَّثَنَا شُعْبَةُ عَنِ الأَعْمَشِ قَالَ: سَمِعْتُ سَعْدَ بْنَ عُبَيْدَةَ يُحَدِّثُ عَنْ أَبِي عَبْدِ الرَّحْمَنِ السُّلَمِيِّ، عَنْ عَلِيٍّ - رضى الله عنه - قَالَ: كَانَ النَّبِيُّ ﷺ فِي جَنَازَةٍ، فَأَخَذَ شَيْئًا، فَجَعَلَ يَنْكُتُ بِهِ الأَرْضَ فَقَالَ: "مَا مِنْكُمْ مِنْ أَحَدٍ إِلاَّ وَقَدْ كُتِبَ مَقْعَدُهُ مِنَ النَّارِ وَمَقْعَدُهُ مِنَ الْجَنَّةِ". قَالُوا: يَا رَسُولَ اللَّهِ، أَفَلاَ نَتَّكِلُ عَلَى كِتَابِنَا وَنَدَعُ الْعَمَلَ؟ قَالَ: "اعْمَلُوا فَكُلٌّ مُيَسَّرٌ لِمَا خُلِقَ لَهُ. أَمَّا مَنْ كَانَ مِنْ أَهْلِ السَّعَادَةِ، فَيُيَسَّرُ لِعَمَلِ أَهْلِ السَّعَادَةِ، وَأَمَّا مَنْ كَانَ مِنْ أَهْلِ الشَّقَاءِ، فَيُيَسَّرُ لِعَمَلِ أَهْلِ الشَّقَاوَةِ". ثُمَّ قَرَأَ: ﴿فَأَمَّا مَنْ أَعْطَىٰ وَاتَّقَىٰ* وَصَدَّقَ بِالْحُسْنَىٰ* فَسَنُيَسِّرُهُ لِلْيُسْرَىٰ * وَأَمَّا مَن بَخِلَ وَاسْتَغْنَىٰ* وَكَذَّبَ بِالْحُسْنَىٰ* فَسَنُيَسِّرُهُ لِلْعُسْرَىٰ﴾ [الليل: ٥-١٠]

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/4949