{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/4953",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/4953",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 4953",
  "text": "Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu nga Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi. Seid ibn Mervani më ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Abdulaziz ibn Ebu Rizmai, e këtij i ka rrëfyer Ebu Salih Selmevejhu, e këtij i ka treguar Abdullahu nga Junus ibn Jezidi, e këtij i ka rrëfyer Ibn Shihabi, e këtij i ka rrëfyer Urve ibn Zubejri se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), bashkëshortja e Pejgamberit ﷺ, tregon: “Fillimisht, të Dërguarit të Allahut ﷺ shpallja i vinte në formë të ëndrrave të mira në gjumë. Nuk ndodhte që të shihte ndonjë ëndërr e pastaj të mos i realizohej sikurse drita e agimit. Pas kësaj, iu bë e dashur vetmia. Vetmohej në shpellën Hira, ku bënte adhurim me net të tëra, derisa rikthehej te familja e vet. Furnizohej me ushqimet e nevojshme dhe shkonte e vetmohej. Pastaj kthehej te Hadixhja dhe furnizohej për net të tjera vetmie. Kështu vazhdoi, derisa papritmas i erdhi e vërteta, ndërkohë që ishte në shpellën Hira. Aty i vajti meleku dhe i tha: “Lexo!” - “Nuk di të lexoj”, - ia ktheu i Dërguari i Allahut ﷺ. Ai rrëfen: “Më kapi dhe më shtrëngoi, saqë mezi merrja frymë, pastaj më lëshoi dhe më tha: “Lexo!” - Nuk di të lexoj! - i thashë. Sërish më kapi dhe më shtrëngoi, saqë pothuajse m'u ndërpre frymëmarrja, pastaj më lëshoi dhe më tha: “ Lexo!” - Nuk di të lexoj! - i thashë. Më kapi për së treti e më shtrëngoi, saqë pothuajse m'u ndërpre frymëmarrja, pastaj më lëshoi dhe më tha: “Lexo me emrin e Zotit tënd që krijoi (gjithçka), e krijoi njeriun prej një droçke gjaku. Lexo se Zoti yt është më Bujari. Është Ai që ua mësoi pendën. Ia mësoi njeriut atë që nuk e dinte.” (Alak, 1-5) Duke u dridhur i tëri, u kthye me këto ajete dhe hyri te Hadixhja e i tha: “Më mbuloni, më mbuloni!” Sakaq, ajo e mbuloi derisa iu largua frika. Pastaj, tha: “Oj Hadixhe, çfarë po më ndodh? U frikësova për veten time!” Pastaj vazhdoi t'ia tregojë ngjarjen, e në atë rast Hadixhja i tha: “Assesi! Përgëzohu, sepse betohem në Allahun se Allahu kurrë nuk të poshtëron ty. Betohem në Allahun se ti i mban lidhjet farefisnore, e thua të vërtetën, u ndihmon të dobëtëve, u jep nevojtarëve, i nderon dhe ushqen mysafirët dhe i del në ndihmë atij që i bëhet padrejtësi.” Pas kësaj, Hadixhja e shoqëroi për te Veraka ibn Neufeli, djali i axhës së saj, i cili ishte bërë i krishterë në periudhën paraislame dhe njihte mirë shkrimin e arabishtes. Ai mund të shkruante pjesë të Inxhilit në arabisht, aq sa ia kishte mundësuar Allahu. Ishte i thyer në moshë dhe i verbër. Hadixhja i tha: - O kushëri, dëgjoje nipin tënd. - Fol, o nip, çfarë ke parë? - i tha Veraka Pejgamberit ﷺ. Pejgamberi ﷺ i tregoi çfarë kishte parë dhe Veraka, me të dëgjuar këtë, i tha: “Atë që ke parë, është meleku që Allahu e kishte dërguar më parë te Musai ﷺ. Ah, sikur të isha i ri e të isha gjallë...” dhe vazhdoi me disa fjalë të tjera. I Dërguari i Allahut ﷺ i tha: - “Vërtet do të më dëbojnë?!” - Posi, nuk ka ndodhur që dikush të jetë paraqitur me atë që ke ardhur ti e të mos e kenë armiqësuar njerëzit, e, nëse ajo ditë më gjen të gjallë, do të të ndihmoj sa të kem fuqi, - ia ktheu Veraka. Por, nuk kaloi shumë kohë e Veraka vdiq, kurse shpallja u ndal për një kohë, saqë Pejgamberi ﷺ nisi të pikëllohej.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Komentimi i Kuranit",
    "position": 65,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/65/komentimi-i-kuranit"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 4953",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Aishe bint Ebu Bekri"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا يَحْيَى بْنُ بُكَيْرٍ: حَدَّثَنَا اللَّيْثُ عَنْ عُقَيْلٍ، عَنِ ابْنِ شِهَابٍ. وَحَدَّثَنِي سَعِيدُ بْنُ مَرْوَانَ: حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ عَبْدِ الْعَزِيزِ بْنِ أَبِي رِزْمَةَ: أَخْبَرَنَا أَبُو صَالِحٍ سَلْمَوَيْهِ: حَدَّثَنِي عَبْدُ اللَّهِ عَنْ يُونُسَ بْنِ يَزِيدَ قَالَ: أَخْبَرَنِي ابْنُ شِهَابٍ: أَنَّ عُرْوَةَ بْنَ الزُّبَيْرِ أَخْبَرَهُ: أَنَّ عَائِشَةَ، زَوْجَ النَّبِيِّ ﷺ، قَالَتْ: كَانَ أَوَّلُ مَا بُدِئَ بِهِ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ الرُّؤْيَا الصَّادِقَةُ فِي النَّوْمِ، فَكَانَ لاَ يَرَى رُؤْيَا إِلاَّ جَاءَتْ مِثْلَ فَلَقِ الصُّبْحِ. ثُمَّ حُبِّبَ إِلَيْهِ الْخَلاَءُ، فَكَانَ يَلْحَقُ بِغَارِ حِرَاءٍ فَيَتَحَنَّثُ فِيهِ - قَالَ: وَالتَّحَنُّثُ التَّعَبُّدُ - اللَّيَالِيَ ذَوَاتِ الْعَدَدِ، قَبْلَ أَنْ يَرْجِعَ إِلَى أَهْلِهِ. وَيَتَزَوَّدُ لِذَلِكَ، ثُمَّ يَرْجِعُ إِلَى خَدِيجَةَ فَيَتَزَوَّدُ بِمِثْلِهَا. حَتَّى فَجِئَهُ الْحَقُّ وَهُوَ فِي غَارِ حِرَاءٍ. فَجَاءَهُ الْمَلَكُ فَقَالَ: اقْرَأْ. فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: \"مَا أَنَا بِقَارِئٍ\". قَالَ: \"فَأَخَذَنِي فَغَطَّنِي حَتَّى بَلَغَ مِنِّي الْجُهْدُ، ثُمَّ أَرْسَلَنِي فَقَالَ: اقْرَأْ. قُلْتُ: مَا أَنَا بِقَارِئٍ. فَأَخَذَنِي فَغَطَّنِي الثَّانِيِةَ حَتَّى بَلَغَ مِنِّي الْجُهْدُ، ثُمَّ أَرْسَلَنِي فَقَالَ: اقْرَأْ. قُلْتُ: مَا أَنَا بِقَارِئٍ. فَأَخَذَنِي فَغَطَّنِي الثَّالِثَةَ حَتَّى بَلَغَ مِنِّي الْجُهْدُ ثُمَّ أَرْسَلَنِي فَقَالَ: ﴿اقْرَأْ بِاسْمِ رَبِّكَ الَّذِي خَلَقَ * خَلَقَ الإِنْسَانَ مِنْ عَلَقٍ * اقْرَأْ وَرَبُّكَ الأَكْرَمُ * الَّذِي عَلَّمَ بِالْقَلَمِ * عَلَّمَ الإِنْسَانَ مَا لَمْ يَعْلَمْ﴾ \". [العلق: ١-٥] فَرَجَعَ بِهَا رَسُولُ اللَّهِ ﷺ تَرْجُفُ بَوَادِرُهُ، حَتَّى دَخَلَ عَلَى خَدِيجَةَ، فَقَالَ: \"زَمِّلُونِي زَمِّلُونِي\". فَزَمَّلُوهُ حَتَّى ذَهَبَ عَنْهُ الرَّوْعُ. قَالَ لِخَدِيجَةَ: \"أَىْ خَدِيجَةُ مَا لِي؟ لَقَدْ خَشِيتُ عَلَى نَفْسِي\". فَأَخْبَرَهَا الْخَبَرَ، قَالَتْ خَدِيجَةُ: كَلاَّ أَبْشِرْ، فَوَاللَّهِ لاَ يُخْزِيكَ اللَّهُ أَبَدًا، فَوَاللَّهِ إِنَّكَ لَتَصِلُ الرَّحِمَ، وَتَصْدُقُ الْحَدِيثَ، وَتَحْمِلُ الْكَلَّ، وَتَكْسِبُ الْمَعْدُومَ، وَتَقْرِي الضَّيْفَ، وَتُعِينُ عَلَى نَوَائِبِ الْحَقِّ. فَانْطَلَقَتْ بِهِ خَدِيجَةُ حَتَّى أَتَتْ بِهِ وَرَقَةَ بْنَ نَوْفَلٍ - وَهُوَ ابْنُ عَمِّ خَدِيجَةَ، أَخِي أَبِيهَا -، وَكَانَ امْرَأً تَنَصَّرَ فِي الْجَاهِلِيَّةِ، وَكَانَ يَكْتُبُ الْكِتَابَ الْعَرَبِيَّ، وَيَكْتُبُ مِنَ الإِنْجِيلِ بِالْعَرَبِيَّةِ مَا شَاءَ اللَّهُ أَنْ يَكْتُبَ، وَكَانَ شَيْخًا كَبِيرًا قَدْ عَمِيَ. فَقَالَتْ خَدِيجَةُ: يَا عَمِّ، اسْمَعْ مِنِ ابْنِ أَخِيكَ. قَالَ وَرَقَةُ: يَا ابْنَ أَخِي، مَاذَا تَرَى؟ فَأَخْبَرَهُ النَّبِيُّ ﷺ خَبَرَ مَا رَأَى. فَقَالَ وَرَقَةُ: هَذَا النَّامُوسُ الَّذِي أُنْزِلَ عَلَى مُوسَى. لَيْتَنِي فِيهَا جَذَعًا، لَيْتَنِي أَكُونُ حَيًّا! ذَكَرَ حَرْفًا. قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: \"أَوَمُخْرِجِيَّ هُمْ؟\" قَالَ وَرَقَةُ: نَعَمْ. لَمْ يَأْتِ رَجُلٌ بِمَا جِئْتَ بِهِ إِلاَّ أُوذِيَ. وَإِنْ يُدْرِكْنِي يَوْمُكَ حَيًّا، أَنْصُرْكَ نَصْرًا مُؤَزَّرًا. ثُمَّ لَمْ يَنْشَبْ وَرَقَةُ أَنْ تُوُفِّيَ، وَفَتَرَ الْوَحْىُ، فَتْرَةً حَتَّى حَزِنَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ.",
    "albanian": "Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu nga Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi. Seid ibn Mervani më ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Abdulaziz ibn Ebu Rizmai, e këtij i ka rrëfyer Ebu Salih Selmevejhu, e këtij i ka treguar Abdullahu nga Junus ibn Jezidi, e këtij i ka rrëfyer Ibn Shihabi, e këtij i ka rrëfyer Urve ibn Zubejri se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), bashkëshortja e Pejgamberit ﷺ, tregon: “Fillimisht, të Dërguarit të Allahut ﷺ shpallja i vinte në formë të ëndrrave të mira në gjumë. Nuk ndodhte që të shihte ndonjë ëndërr e pastaj të mos i realizohej sikurse drita e agimit. Pas kësaj, iu bë e dashur vetmia. Vetmohej në shpellën Hira, ku bënte adhurim me net të tëra, derisa rikthehej te familja e vet. Furnizohej me ushqimet e nevojshme dhe shkonte e vetmohej. Pastaj kthehej te Hadixhja dhe furnizohej për net të tjera vetmie. Kështu vazhdoi, derisa papritmas i erdhi e vërteta, ndërkohë që ishte në shpellën Hira. Aty i vajti meleku dhe i tha: “Lexo!” - “Nuk di të lexoj”, - ia ktheu i Dërguari i Allahut ﷺ. Ai rrëfen: “Më kapi dhe më shtrëngoi, saqë mezi merrja frymë, pastaj më lëshoi dhe më tha: “Lexo!” - Nuk di të lexoj! - i thashë. Sërish më kapi dhe më shtrëngoi, saqë pothuajse m'u ndërpre frymëmarrja, pastaj më lëshoi dhe më tha: “ Lexo!” - Nuk di të lexoj! - i thashë. Më kapi për së treti e më shtrëngoi, saqë pothuajse m'u ndërpre frymëmarrja, pastaj më lëshoi dhe më tha: “Lexo me emrin e Zotit tënd që krijoi (gjithçka), e krijoi njeriun prej një droçke gjaku. Lexo se Zoti yt është më Bujari. Është Ai që ua mësoi pendën. Ia mësoi njeriut atë që nuk e dinte.” (Alak, 1-5) Duke u dridhur i tëri, u kthye me këto ajete dhe hyri te Hadixhja e i tha: “Më mbuloni, më mbuloni!” Sakaq, ajo e mbuloi derisa iu largua frika. Pastaj, tha: “Oj Hadixhe, çfarë po më ndodh? U frikësova për veten time!” Pastaj vazhdoi t'ia tregojë ngjarjen, e në atë rast Hadixhja i tha: “Assesi! Përgëzohu, sepse betohem në Allahun se Allahu kurrë nuk të poshtëron ty. Betohem në Allahun se ti i mban lidhjet farefisnore, e thua të vërtetën, u ndihmon të dobëtëve, u jep nevojtarëve, i nderon dhe ushqen mysafirët dhe i del në ndihmë atij që i bëhet padrejtësi.” Pas kësaj, Hadixhja e shoqëroi për te Veraka ibn Neufeli, djali i axhës së saj, i cili ishte bërë i krishterë në periudhën paraislame dhe njihte mirë shkrimin e arabishtes. Ai mund të shkruante pjesë të Inxhilit në arabisht, aq sa ia kishte mundësuar Allahu. Ishte i thyer në moshë dhe i verbër. Hadixhja i tha: - O kushëri, dëgjoje nipin tënd. - Fol, o nip, çfarë ke parë? - i tha Veraka Pejgamberit ﷺ. Pejgamberi ﷺ i tregoi çfarë kishte parë dhe Veraka, me të dëgjuar këtë, i tha: “Atë që ke parë, është meleku që Allahu e kishte dërguar më parë te Musai ﷺ. Ah, sikur të isha i ri e të isha gjallë...” dhe vazhdoi me disa fjalë të tjera. I Dërguari i Allahut ﷺ i tha: - “Vërtet do të më dëbojnë?!” - Posi, nuk ka ndodhur që dikush të jetë paraqitur me atë që ke ardhur ti e të mos e kenë armiqësuar njerëzit, e, nëse ajo ditë më gjen të gjallë, do të të ndihmoj sa të kem fuqi, - ia ktheu Veraka. Por, nuk kaloi shumë kohë e Veraka vdiq, kurse shpallja u ndal për një kohë, saqë Pejgamberi ﷺ nisi të pikëllohej.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/4953.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/4953.json"
  }
}