Sahihu i Buhariut — Hadithi 4966

Komentimi i Kuranit · Transmetuesi: Abdullah ibn Abasi

Shqip

Jakub ibn Ibrahimi na ka thënë: Na ka treguar Hushejmi, e këtij i ka treguar Ebu Bishri nga Seid ibn Xhubejri se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë se Keutheri është mirësia e madhe që Allahu ia ka dhënë atij (Pejgamberit ﷺ). Ebu Bishri ka thënë: “E pyeta Seid ibn Xhubejrin: “Por, disa njerëz po pretendojnë se është fjala për një lumë në Xhenet?” - Edhe lumi që është në Xhenet është prej të mirave që Allahu ia ka dhënë atij, - u përgjigj Seidi.”

Arabisht

حَدَّثَنَا يَعْقُوبُ بْنُ إِبْرَاهِيمَ: حَدَّثَنَا هُشَيْمٌ: حَدَّثَنَا أَبُو بِشْرٍ عَنْ سَعِيدِ بْنِ جُبَيْرٍ، عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ - رضى الله عنهما -: أَنَّهُ قَالَ فِي الْكَوْثَرِ: هُوَ الْخَيْرُ الَّذِي أَعْطَاهُ اللَّهُ إِيَّاهُ. قَالَ أَبُو بِشْرٍ: قُلْتُ لِسَعِيدِ بْنِ جُبَيْرٍ: فَإِنَّ النَّاسَ يَزْعُمُونَ أَنَّهُ نَهَرٌ فِي الْجَنَّةِ. فَقَالَ سَعِيدٌ: النَّهَرُ الَّذِي فِي الْجَنَّةِ مِنَ الْخَيْرِ الَّذِي أَعْطَاهُ اللَّهُ إِيَّاهُ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/4966