Abdullah ibn Ebu Shejbe na ka thënë: Na ka treguar Abdurrahmani nga Sufjani, e ky nga Habib ibn Ebu Thabiti, e ky nga Seid ibn Xhubejri se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, një ditë, Omeri i pyeti të pranishmit për kuptimin e ajetit: “Kur të vijë ndihma e Allahut dhe Çlirimi (i Mekës).” (Nasr, 1) Ata iu përgjigjën: “Është për qëllim çlirimi i qyteteve dhe pallateve. Omeri m'u drejtua mua: “Çfarë thua ti, o Ibn Abas?” Unë iu përgjigja: “Fjala është për vdekjen e të Dërguarit të Allahut ﷺ, ose është marrë si shembull për të lajmëruar për vdekjen e tij.”
حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ أَبِي شَيْبَةَ: حَدَّثَنَا عَبْدُ الرَّحْمَنِ عَنْ سُفْيَانَ، عَنْ حَبِيبِ بْنِ أَبِي ثَابِتٍ، عَنْ سَعِيدِ بْنِ جُبَيْرٍ، عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ: أَنَّ عُمَرَ - رضى الله عنه - سَأَلَهُمْ عَنْ قَوْلِهِ تَعَالَى: ﴿إِذَا جَاءَ نَصْرُ اللَّهِ وَالْفَتْحُ﴾، قَالُوا: فَتْحُ الْمَدَائِنِ وَالْقُصُورِ. قَالَ: مَا تَقُولُ يَا ابْنَ عَبَّاسٍ؟ قَالَ: أَجَلٌ أَوْ مَثَلٌ ضُرِبَ لِمُحَمَّدٍ ﷺ نُعِيَتْ لَهُ نَفْسُهُ.