Sahihu i Buhariut — Hadithi 4971

Komentimi i Kuranit · Transmetuesi: Abdullah ibn Abasi

Shqip

Jusuf ibn Musai na ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e këtij i ka treguar Ameshi, e këtij i ka treguar Amër ibn Murra nga Seid ibn Xhubejri se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur zbriti ajeti: “Tërhiqua vërejtjen farefisit tënd më të afërt” (Shuara, 214) dhe shoqëruesve të tu të sinqertë, i Dërguari i Allahut ﷺ hipi mbi Safa dhe thirri: “O njerëz!” Thanë: “Kush është ky?” Pasi u tubuan rreth tij, Pejgamberi ﷺ u tha: “Çfarë mendoni, sikur t'ju njoftoja se një ushtri kalorësish prapa kësaj lugine po bëhet gati t'ju sulmojë, a do të më besonit?” - Po. Kurrë s'kemi dëgjuar prej teje gënjeshtër, - i thanë ata. - “Atëherë, unë po ju paralajmëroj për një dënim të rëndë!” - u tha Pejgamberi ﷺ. Atëherë Ebu Lehebi iu drejtua: “Qofsh i shkatërruar! A për këtë na tubove?!” Atëherë zbriti ajeti: “Qofshin të shkatërruara duart e Ebu Lehebit, e ai veçse është shkatërruar!” (Mesed, 1-2)

Arabisht

حَدَّثَنَا يُوسُفُ بْنُ مُوسَى: حَدَّثَنَا أَبُو أُسَامَةَ: حَدَّثَنَا الأَعْمَشُ: حَدَّثَنَا عَمْرُو بْنُ مُرَّةَ عَنْ سَعِيدِ بْنِ جُبَيْرٍ، عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ - رضى الله عنهما - قَالَ: لَمَّا نَزَلَتْ: ﴿وَأَنْذِرْ عَشِيرَتَكَ الأَقْرَبِينَ﴾ [الشعراء: ٢١٤] (وَرَهْطَكَ مِنْهُمُ الْمُخْلَصِينَ)، خَرَجَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ حَتَّى صَعِدَ الصَّفَا فَهَتَفَ: "يَا صَبَاحَاهْ". فَقَالُوا: مَنْ هَذَا؟ فَاجْتَمَعُوا إِلَيْهِ. فَقَالَ: "أَرَأَيْتُمْ إِنْ أَخْبَرْتُكُمْ أَنَّ خَيْلاً تَخْرُجُ مِنْ سَفْحِ هَذَا الْجَبَلِ أَكُنْتُمْ مُصَدِّقِيَّ؟" قَالُوا: مَا جَرَّبْنَا عَلَيْكَ كَذِبًا. قَالَ: "فَإِنِّي نَذِيرٌ لَكُمْ بَيْنَ يَدَىْ عَذَابٍ شَدِيدٍ". قَالَ أَبُو لَهَبٍ: تَبًّا لَكَ! مَا جَمَعْتَنَا إِلاَّ لِهَذَا؟ ثُمَّ قَامَ، فَنَزَلَتْ: ﴿تَبَّتْ يَدَا أَبِي لَهَبٍ وَتَبَّ﴾ [المسد: ١-٢] (وَقَدْ تَبَّ)؛ هَكَذَا قَرَأَهَا الأَعْمَشُ يَوْمَئِذٍ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/4971