Musai na ka thënë: Na ka treguar Ibrahimi, e këtij i ka treguar Ibn Shihabi se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Hudhejfe ibn Jemani vajti tek Othmani, - gjatë kohës kur ishte duke luftuar në radhët e banorëve të Shamit dhe të Irakut, për ta çliruar Armeninë dhe Azerbajxhanin, - ndërkohë që Hudhejfe ishte habitur nga dallimet e mëdha që kishin mes vete (banorët e Shamit dhe Irakut) në leximin e Kuranit, andaj i tha Othmanit: - O prijës i besimtarëve! Ndale këtë umet para se të përçahen për Librin (Kuranin) siç u përçanë hebrenjtë dhe të krishterët. Kështu, Othmani i çoi fjalë Hafsës të na i sjellë fletushkat që t'i kopjojmë nëpër mus'hafë e pastaj t'ia kthejmë. Hafsa ia dërgoi Othmanit fletushkat dhe ai menjëherë e urdhëroi Zejd ibn Thabitin, Abdullah ibn Zubejrin, Seid ibn Asin dhe Abdurrahman ibn Harith ibn Hishamin, të cilët i kopjuan ato nëpër mus'hafë. Pastaj Othmani i tha njërit prej tre shkruesve që i përkisnin fisit kurejsh: “Po qe se ju (të tre) keni kundërthënie me Zejd ibn Thabitin në ndonjë pjesë të Kuranit, shkruajeni atë sipas dialektit të kurejshëve, sepse Kurani ka zbritur në dialektin e tyre.” Ata vepruan ashtu derisa e mbaruan kopjimin e fletushkave. Othmani ia ktheu fletushkat Hafsës dhe dërgoi në çdo krahinë nga një mus'haf prej atyre që i kopjuan, si dhe urdhëroi të digjet çdo gjë tjetër që ishte shkruar më herët prej Kuranit, qoftë fletushkë, qoftë mus'haf.”
حَدَّثَنَا مُوسَى. حَدَّثَنَا إِبْرَاهِيمُ. حَدَّثَنَا ابْنُ شِهَابٍ: أَنَّ أَنَسَ بْنَ مَالِكٍ: حَدَّثَهُ أَنَّ حُذَيْفَةَ بْنَ الْيَمَانِ قَدِمَ عَلَى عُثْمَانَ - وَكَانَ يُغَازِي أَهْلَ الشَّامِ فِي فَتْحِ إِرْمِينِيَةَ وَأَذْرَبِيجَانَ مَعَ أَهْلِ الْعِرَاقِ - فَأَفْزَعَ حُذَيْفَةَ اخْتِلاَفُهُمْ فِي الْقِرَاءَةِ فَقَالَ حُذَيْفَةُ لِعُثْمَانَ: يَا أَمِيرَ الْمُؤْمِنِينَ أَدْرِكْ هَذِهِ الأُمَّةَ قَبْلَ أَنْ يَخْتَلِفُوا فِي الْكِتَابِ اخْتِلاَفَ الْيَهُودِ وَالنَّصَارَى. فَأَرْسَلَ عُثْمَانُ إِلَى حَفْصَةَ أَنْ أَرْسِلِي إِلَيْنَا بِالصُّحُفِ نَنْسَخُهَا فِي الْمَصَاحِفِ ثُمَّ نَرُدُّهَا إِلَيْكِ فَأَرْسَلَتْ بِهَا حَفْصَةُ إِلَى عُثْمَانَ فَأَمَرَ زَيْدَ بْنَ ثَابِتٍ وَعَبْدَ اللَّهِ بْنَ الزُّبَيْرِ وَسَعِيدَ بْنَ الْعَاصِ وَعَبْدَ الرَّحْمَنِ بْنَ الْحَارِثِ بْنِ هِشَامٍ فَنَسَخُوهَا فِي الْمَصَاحِفِ، وَقَالَ عُثْمَانُ لِلرَّهْطِ الْقُرَشِيِّينَ الثَّلاَثَةِ: إِذَا اخْتَلَفْتُمْ أَنْتُمْ وَزَيْدُ بْنُ ثَابِتٍ فِي شَىْءٍ مِنَ الْقُرْآنِ فَاكْتُبُوهُ بِلِسَانِ قُرَيْشٍ فَإِنَّمَا نَزَلَ بِلِسَانِهِمْ، فَفَعَلُوا حَتَّى إِذَا نَسَخُوا الصُّحُفَ فِي الْمَصَاحِفِ رَدَّ عُثْمَانُ الصُّحُفَ إِلَى حَفْصَةَ وَأَرْسَلَ إِلَى كُلِّ أُفُقٍ بِمُصْحَفٍ مِمَّا نَسَخُوا وَأَمَرَ بِمَا سِوَاهُ مِنَ الْقُرْآنِ فِي كُلِّ صَحِيفَةٍ أَوْ مُصْحَفٍ أَنْ يُحْرَقَ.