{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/4993",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/4993",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 4993",
  "text": "Ibrahim ibn Musai na ka thënë: Na ka rrëfyer Hisham ibn Jusufi, e këtij i ka rrëfyer Ibn Xhurejxhi se Jusuf ibn Mahaku tregon: “Teksa isha te nëna e besimtarëve, tek Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), erdhi një irakian dhe i tha: - Cili qefin është më i miri? - Mjerë ti! E çfarë rëndësie ka? - ia ktheu Aishja. - Oj nëna e besimtarëve! Ma trego mus'hafin tënd! - tha ai. - Pse? - e pyeti Aishja. - Që ta shkruaj Kuranin duke u bazuar në të, sepse ai po lexohet ndryshe nga ajo që është e shkruar - iu përgjigj ai. - E çfarë rëndësie ka cilën e lexon më herët? Realisht, surja e parë e Kuranit që ka zbritur është njëra prej sureve mufesal, në të cilën përmendet Xheneti dhe Zjarri, e, kur njerëzit u forcuan në Islam, zbritën dispozitat për hallallin dhe haramin. Po të zbriste në fillim: “Mos pini alkool!”, do të thoshin: “Kurrë s'do ta lëmë alkoolin.” Po të zbriste: “Mos bëni zina!”, do të thoshin: “Kurrë s'do ta lëmë zinanë.” Ajeti: “Madje, Kiameti do të jetë takimi i tyre dhe Kiameti do të jetë më i tmerrshëm dhe më i hidhët” (Kamer, 46) i ka zbritur Muhamedit ﷺ në Mekë, kur unë isha vajzë e re. E, sa i përket sures Bekare dhe sures Nisa, ato kanë zbritur pasi jam martuar me të ﷺ.” Pastaj, ajo e nxori mus'hafin dhe ia diktoi ajetet e disa sureve.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Vlera e Kuranit",
    "position": 66,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/66/vlera-e-kuranit"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 4993",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Aishe bint Ebu Bekri"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا إِبْرَاهِيمُ بْنُ مُوسَى: أَخْبَرَنَا هِشَامُ بْنُ يُوسُفَ: أَنَّ ابْنَ جُرَيْجٍ: أَخْبَرَهُمْ قَالَ: وَأَخْبَرَنِي يُوسُفُ بْنُ مَاهَكٍ قَالَ: إِنِّي عِنْدَ عَائِشَةَ أُمِّ الْمُؤْمِنِينَ - رضى الله عنها - إِذْ جَاءَهَا عِرَاقِيٌّ فَقَالَ: أَىُّ الْكَفَنِ خَيْرٌ؟ قَالَتْ: وَيْحَكَ وَمَا يَضُرُّكَ؟ قَالَ: يَا أُمَّ الْمُؤْمِنِينَ أَرِينِي مُصْحَفَكِ. قَالَتْ: لِمَ؟ قَالَ: لَعَلِّي أُوَلِّفُ الْقُرْآنَ عَلَيْهِ فَإِنَّهُ يُقْرَأُ غَيْرَ مُؤَلَّفٍ. قَالَتْ: وَمَا يَضُرُّكَ أَيَّهُ قَرَأْتَ قَبْلُ؟ إِنَّمَا نَزَلَ أَوَّلَ مَا نَزَلَ مِنْهُ سُورَةٌ مِنَ الْمُفَصَّلِ فِيهَا ذِكْرُ الْجَنَّةِ وَالنَّارِ حَتَّى إِذَا ثَابَ النَّاسُ إِلَى الإِسْلاَمِ نَزَلَ الْحَلاَلُ وَالْحَرَامُ، وَلَوْ نَزَلَ أَوَّلَ شَىْءٍ لاَ تَشْرَبُوا الْخَمْرَ. لَقَالُوا: لاَ نَدَعُ الْخَمْرَ أَبَدًا. وَلَوْ نَزَلَ. لاَ تَزْنُوا. لَقَالُوا: لاَ نَدَعُ الزِّنَا أَبَدًا. لَقَدْ نَزَلَ بِمَكَّةَ عَلَى مُحَمَّدٍ ﷺ وَإِنِّي لَجَارِيَةٌ أَلْعَبُ: ﴿بَلِ السَّاعَةُ مَوْعِدُهُمْ وَالسَّاعَةُ أَدْهَى وَأَمَرُّ﴾ [القمر: ٤٦] وَمَا نَزَلَتْ سُورَةُ الْبَقَرَةِ وَالنِّسَاءِ إِلاَّ وَأَنَا عِنْدَهُ. قَالَ: فَأَخْرَجَتْ لَهُ الْمُصْحَفَ فَأَمْلَتْ عَلَيْهِ آىَ السُّوَرِ.",
    "albanian": "Ibrahim ibn Musai na ka thënë: Na ka rrëfyer Hisham ibn Jusufi, e këtij i ka rrëfyer Ibn Xhurejxhi se Jusuf ibn Mahaku tregon: “Teksa isha te nëna e besimtarëve, tek Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), erdhi një irakian dhe i tha: - Cili qefin është më i miri? - Mjerë ti! E çfarë rëndësie ka? - ia ktheu Aishja. - Oj nëna e besimtarëve! Ma trego mus'hafin tënd! - tha ai. - Pse? - e pyeti Aishja. - Që ta shkruaj Kuranin duke u bazuar në të, sepse ai po lexohet ndryshe nga ajo që është e shkruar - iu përgjigj ai. - E çfarë rëndësie ka cilën e lexon më herët? Realisht, surja e parë e Kuranit që ka zbritur është njëra prej sureve mufesal, në të cilën përmendet Xheneti dhe Zjarri, e, kur njerëzit u forcuan në Islam, zbritën dispozitat për hallallin dhe haramin. Po të zbriste në fillim: “Mos pini alkool!”, do të thoshin: “Kurrë s'do ta lëmë alkoolin.” Po të zbriste: “Mos bëni zina!”, do të thoshin: “Kurrë s'do ta lëmë zinanë.” Ajeti: “Madje, Kiameti do të jetë takimi i tyre dhe Kiameti do të jetë më i tmerrshëm dhe më i hidhët” (Kamer, 46) i ka zbritur Muhamedit ﷺ në Mekë, kur unë isha vajzë e re. E, sa i përket sures Bekare dhe sures Nisa, ato kanë zbritur pasi jam martuar me të ﷺ.” Pastaj, ajo e nxori mus'hafin dhe ia diktoi ajetet e disa sureve.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/4993.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/4993.json"
  }
}