{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/5",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/5",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 5",
  "text": "Musa ibn Ismaili na ka treguar se Ebu Avane ka thënë: Na ka treguar Musa ibn Ebu Aishe nga Seid ibn Xhubejri se Abdullah ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!), duke komentuar fjalën e Allahut: “Mos nxito (o Muhamed) në leximin e Kuranit me gjuhën tënde!”, ( Kijame, 16) ka thënë: “I Dërguari i Allahut ﷺ e përjetonte rëndë shpalljen, andaj lëvizte gjuhën shpejt duke përsëritur atë që i shpallej.” Me të thënë këtë, Ibn Abasi i lëvizi buzët dhe tha: “Po i lëviz buzët para jush mu ashtu siç i lëvizte i Dërguari i Allahut ﷺ. Edhe Seidi, gjatë transmetimit të këtij hadithi nga Ibn Abasi, i lëvizi buzët dhe tha: “Po i lëviz buzët mu ashtu siç e kam parë Ibn Abasin duke i lëvizur.” Pastaj Ibn Abasi shtoi: “Atëherë Allahu e zbriti ajetin: “Mos nxito (o Muhamed) në leximin e Kuranit me gjuhën tënde. Ne, do t'i tubojmë pjesët e tij (Kuranit), për ta lexuar atë (si është) . ” (Kijame, 16-17) Ibn Abasi thotë se kuptimi i këtij ajeti është: ta tubojmë atë në gjoksin tënd, që ti ta lexosh. Pastaj, për ajetin: “Dhe, kur ta lexojmë atë, ti vetëm përcille leximin e tij!” (Kijame, 18) thotë: “Dëgjoje me vëmendje dhe hesht! Ndërkaq, për ajetin: “Pastaj, e kemi Ne për detyrë ta shpjegojmë.” (Kijame, 19) thotë: “Pra, neve na përket të kujdesemi, që ti ta lexosh më pas.” Që atëherë, i Dërguari i Allahut ﷺ, kurdo që i vente Xhibrili, e dëgjonte me vëmendje dhe, kur Xhibrili largohej, Pejgamberi ﷺ e recitonte pjesën e shpallur ashtu siç ia kishte recituar Xhibrili.",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Fillimi i shpalljes",
    "position": 1,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/1/fillimi-i-shpalljes"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 5",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Abdullah ibn Abasi"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا مُوسَى بْنُ إِسْمَاعِيلَ قَالَ: حَدَّثَنَا أَبُو عَوَانَةَ قَالَ: حَدَّثَنَا مُوسَى بْنُ أَبِي عَائِشَةَ قَالَ: حَدَّثَنَا سَعِيدُ بْنُ جُبَيْرٍ، عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ، فِي قَوْلِهِ تَعَالَى: ﴿لاَ تُحَرِّكْ بِهِ لِسَانَكَ لِتَعْجَلَ بِهِ﴾ [الْقِيَامَةِ: ١٦] قَالَ: كَانَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ إِذَا نَزَلَ عَلَيْهِ جِبْرِيلُ بِالْوَحْىِ يُعَالِجُ مِنَ التَّنْزِيلِ شِدَّةً، وَكَانَ مِمَّا يُحَرِّكُ بِهِ لِسَانَهُ وَشَفَتَيْهِ فَيَشْتَدُّ عَلَيْهِ وَكَانَ يُعْرَفُ مِنْهُ، قَالَ ابْنُ عَبَّاسٍ: فَأَنَا أُحَرِّكُهُمَا لَكم كَمَا كَانَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ يُحَرِّكُهُمَا، فَحَرَّكَ شَفَتَيْهِ، فَأَنْزَلَ اللَّهُ تَعَالَى الآيَةَ الَّتِي فِي: ﴿لاَ أُقْسِمُ بِيَوْمِ الْقِيَامَةِ﴾: ﴿ لاَ تُحَرِّكْ بِهِ لِسَانَكَ لِتَعْجَلَ بِهِ ﴾ [الْقِيَامَةِ:١٦]. يخشى أن ينفلت منه ﴿ إِنَّ عَلَيْنَا جَمْعَهُ وَقُرْآنَهُ ﴾ [الْقِيَامَةِ:١٧] قَالَ: جَمْعُهُ لَكَ صَدْرُكَ، وَأن تَقْرَأَهُ ﴿فَإِذَا قَرَأْنَاهُ فَاتَّبِعْ قُرْآنَهُ﴾ [الْقِيَامَةِ:١٨] فَإِذَا أَنْزَلْنَاهُ فَاسْتَمِعْ لَهُ وَأَنْصِتْ ﴿ثُمَّ إِنَّ عَلَيْنَا بَيَانَهُ﴾ [الْقِيَامَةِ:١٩] ثُمَّ إِنَّ عَلَيْنَا أَنْ تَقْرَأَهُ نُبَيِّنَهُ بِلِسَانِكَ. قَالَ: فَكَانَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ بَعْدَ ذَلِكَ إِذَا أَتَاهُ جِبْرِيلُ أَطْرَقَ واسْتَمَع، فَإِذَا انْطَلَقَ جِبْرِيلُ قَرَأَهُ النَّبِيُّ ﷺ كَمَا قَرَأَهُ.",
    "albanian": "Musa ibn Ismaili na ka treguar se Ebu Avane ka thënë: Na ka treguar Musa ibn Ebu Aishe nga Seid ibn Xhubejri se Abdullah ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!), duke komentuar fjalën e Allahut: “Mos nxito (o Muhamed) në leximin e Kuranit me gjuhën tënde!”, ( Kijame, 16) ka thënë: “I Dërguari i Allahut ﷺ e përjetonte rëndë shpalljen, andaj lëvizte gjuhën shpejt duke përsëritur atë që i shpallej.” Me të thënë këtë, Ibn Abasi i lëvizi buzët dhe tha: “Po i lëviz buzët para jush mu ashtu siç i lëvizte i Dërguari i Allahut ﷺ. Edhe Seidi, gjatë transmetimit të këtij hadithi nga Ibn Abasi, i lëvizi buzët dhe tha: “Po i lëviz buzët mu ashtu siç e kam parë Ibn Abasin duke i lëvizur.” Pastaj Ibn Abasi shtoi: “Atëherë Allahu e zbriti ajetin: “Mos nxito (o Muhamed) në leximin e Kuranit me gjuhën tënde. Ne, do t'i tubojmë pjesët e tij (Kuranit), për ta lexuar atë (si është) . ” (Kijame, 16-17) Ibn Abasi thotë se kuptimi i këtij ajeti është: ta tubojmë atë në gjoksin tënd, që ti ta lexosh. Pastaj, për ajetin: “Dhe, kur ta lexojmë atë, ti vetëm përcille leximin e tij!” (Kijame, 18) thotë: “Dëgjoje me vëmendje dhe hesht! Ndërkaq, për ajetin: “Pastaj, e kemi Ne për detyrë ta shpjegojmë.” (Kijame, 19) thotë: “Pra, neve na përket të kujdesemi, që ti ta lexosh më pas.” Që atëherë, i Dërguari i Allahut ﷺ, kurdo që i vente Xhibrili, e dëgjonte me vëmendje dhe, kur Xhibrili largohej, Pejgamberi ﷺ e recitonte pjesën e shpallur ashtu siç ia kishte recituar Xhibrili."
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/5.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/5.json"
  }
}