{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/50",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/50",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 50",
  "text": "Musededi na ka thënë: Na ka treguar Ismail ibn Ibrahimi, e këtij i ka rrëfyer Ebu Hajan Tejmiu nga Ebu Zura se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Teksa një ditë Pejgamberi ﷺ doli sheshit në mesin e njerëzve, i erdhi një person dhe e pyeti: “Ç'është imani?” Ai iu përgjigj: “Imani është të besosh në Allahun, melekët e Tij, Ditën e Takimit me Të, të dërguarit e Tij dhe të besosh ringjalljen.” Pastaj pyeti: “Ç'është Islami?” Ai iu përgjigj: “Islami është ta adhurosh Allahun pa i bërë ortak asgjë, ta falësh namazin, ta japësh zekatin e obliguar dhe ta agjërosh Ramazanin.” Pastaj e pyeti sërish: “Ç'është ihsani?” Pejgamberi ﷺ iu përgjigj: “Ihsani është ta adhurosh Allahun sikurse të jesh duke e parë, ndonëse ti nuk e sheh Atë, Ai të sheh ty.” Pastaj e pyeti: “Kur do të bëhet Kiameti?” Pejgamberi ﷺ iu përgjigj: “As i pyeturi për këtë nuk di më shumë sesa pyetësi. Megjithatë, po të njoftoj për shenjat e tij: kur robëresha ta lindë zonjën e vet dhe kur barinjtë e deveve të zeza të garojnë në ndërtimin e godinave të larta. Kiameti është një prej pesë gjërave që nuk i di askush përveç Allahut.” Pastaj, Pejgamberi ﷺ e recitoi ajetin: “Pa dyshim, vetëm Allahu e di çastin e Kiametit. Ai e zbret shiun dhe e di ç'ka në barkun e shtatzënës, e askush nuk di ç'do të fitojë nesër dhe askush nuk di se në ç'vend do të vdesë. Me të vërtetë, Allahu është i Gjithëdijshëm dhe njohës i çdo gjëje.” (Lukman, 34) Pas kësaj, ky burrë u largua e Pejgamberi ﷺ menjëherë tha: “Kthejeni!” Por, kur sahabët dolën, nuk panë asgjë. Atëherë ai tha: “Ky ishte Xhibrili, erdhi t'ua mësojë njerëzve fenë e tyre.” Ebu Abdullahu (Buhariu) thotë: “Pra, tërë këtë e ka konsideruar iman.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Besimi",
    "position": 2,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/2/besimi"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 50",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Ebu Hurejra"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا مُسَدَّدٌ قَالَ: حَدَّثَنَا إِسْمَاعِيلُ بْنُ إِبْرَاهِيمَ قَالَ: أَخْبَرَنَا أَبُو حَيَّانَ التَّيْمِيُّ، عَنْ أَبِي زُرْعَةَ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ قَالَ: كَانَ النَّبِيُّ ﷺ بَارِزًا يَوْمًا لِلنَّاسِ، فَأَتَاهُ جِبْرِيلُ فَقَالَ: مَا الإِيمَانُ؟ قَالَ: \"الإِيمَانُ أَنْ تُؤْمِنَ بِاللَّهِ وَمَلاَئِكَتِهِ وَبِلِقَائِهِ وَرُسُلِهِ، وَتُؤْمِنَ بِالْبَعْثِ\". قَالَ: مَا الإِسْلاَمُ؟ قَالَ: \"الإِسْلاَمُ أَنْ تَعْبُدَ اللَّهَ وَلاَ تُشْرِكَ بِهِ، وَتُقِيمَ الصَّلاَةَ، وَتُؤَدِّيَ الزَّكَاةَ الْمَفْرُوضَةَ، وَتَصُومَ رَمَضَانَ\". قَالَ: مَا الإِحْسَانُ؟ قَالَ: \"أَنْ تَعْبُدَ اللَّهَ كَأَنَّكَ تَرَاهُ، فَإِنْ لَمْ تَكُنْ تَرَاهُ فَإِنَّهُ يَرَاكَ\". قَالَ: مَتَى السَّاعَةُ؟ قَالَ: \"مَا الْمَسْئُولُ عَنْهَا بِأَعْلَمَ مِنَ السَّائِلِ، وَسَأُخْبِرُكَ عَنْ أَشْرَاطِهَا: إِذَا وَلَدَتِ الأَمَةُ رَبَّهَا، وَإِذَا تَطَاوَلَ رُعَاةُ الإِبِلِ الْبُهْمُ فِي الْبُنْيَانِ، فِي خَمْسٍ لاَ يَعْلَمُهُنَّ إِلاَّ اللَّهُ\". ثُمَّ تَلاَ النَّبِيُّ ﷺ ﴿إِنَّ اللَّـهَ عِندَهُ عِلْمُ السَّاعَةِ وَيُنَزِّلُ الْغَيْثَ وَيَعْلَمُ مَا فِي الْأَرْحَامِ ۖ وَمَا تَدْرِي نَفْسٌ مَّاذَا تَكْسِبُ غَدًا ۖ وَمَا تَدْرِي نَفْسٌ بِأَيِّ أَرْضٍ تَمُوتُ ۚ إِنَّ اللَّـهَ عَلِيمٌ خَبِيرٌ﴾ [لقمان: ٣٤]. ثُمَّ أَدْبَرَ فَقَالَ: \"رُدُّوهُ\". فَلَمْ يَرَوْا شَيْئًا. فَقَالَ: \"هَذَا جِبْرِيلُ جَاءَ يُعَلِّمُ النَّاسَ دِينَهُمْ\". قَالَ أَبُو عَبْدِ اللَّهِ: جَعَلَ ذَلِكَ كُلَّهُ مِنَ الإِيمَانِ.",
    "albanian": "Musededi na ka thënë: Na ka treguar Ismail ibn Ibrahimi, e këtij i ka rrëfyer Ebu Hajan Tejmiu nga Ebu Zura se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Teksa një ditë Pejgamberi ﷺ doli sheshit në mesin e njerëzve, i erdhi një person dhe e pyeti: “Ç'është imani?” Ai iu përgjigj: “Imani është të besosh në Allahun, melekët e Tij, Ditën e Takimit me Të, të dërguarit e Tij dhe të besosh ringjalljen.” Pastaj pyeti: “Ç'është Islami?” Ai iu përgjigj: “Islami është ta adhurosh Allahun pa i bërë ortak asgjë, ta falësh namazin, ta japësh zekatin e obliguar dhe ta agjërosh Ramazanin.” Pastaj e pyeti sërish: “Ç'është ihsani?” Pejgamberi ﷺ iu përgjigj: “Ihsani është ta adhurosh Allahun sikurse të jesh duke e parë, ndonëse ti nuk e sheh Atë, Ai të sheh ty.” Pastaj e pyeti: “Kur do të bëhet Kiameti?” Pejgamberi ﷺ iu përgjigj: “As i pyeturi për këtë nuk di më shumë sesa pyetësi. Megjithatë, po të njoftoj për shenjat e tij: kur robëresha ta lindë zonjën e vet dhe kur barinjtë e deveve të zeza të garojnë në ndërtimin e godinave të larta. Kiameti është një prej pesë gjërave që nuk i di askush përveç Allahut.” Pastaj, Pejgamberi ﷺ e recitoi ajetin: “Pa dyshim, vetëm Allahu e di çastin e Kiametit. Ai e zbret shiun dhe e di ç'ka në barkun e shtatzënës, e askush nuk di ç'do të fitojë nesër dhe askush nuk di se në ç'vend do të vdesë. Me të vërtetë, Allahu është i Gjithëdijshëm dhe njohës i çdo gjëje.” (Lukman, 34) Pas kësaj, ky burrë u largua e Pejgamberi ﷺ menjëherë tha: “Kthejeni!” Por, kur sahabët dolën, nuk panë asgjë. Atëherë ai tha: “Ky ishte Xhibrili, erdhi t'ua mësojë njerëzve fenë e tyre.” Ebu Abdullahu (Buhariu) thotë: “Pra, tërë këtë e ka konsideruar iman.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/50.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/50.json"
  }
}