Sahihu i Buhariut — Hadithi 5001

Vlera e Kuranit · Transmetuesi: Abdullah ibn Mesudi

Shqip

Muhamed ibn Kethiri më ka thënë: Na ka rrëfyer Sufjani nga Ameshi, e ky nga Ibrahimi se Alkame tregon: “Kur ishim në Homs, Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) e lexoi suren Jusuf, e në atë rast një burrë tha: “Kështu nuk ka zbritur.” - Kështu e kam lexuar para të Dërguarit të Allahut ﷺ, - ia ktheu ibn Mesudi, - e më ka thënë: “Mirë.” Ndërkohë, vuri re se burrit në fjalë i vinte era alkool, andaj i tha: “Vallë, edhe gënjen për Librin e Allahut, edhe pi alkool?!” Pastaj kërkoi që t'i zbatohet ndëshkimi i përcaktuar.”

Arabisht

حَدَّثَنِي مُحَمَّدُ بْنُ كَثِيرٍ: أَخْبَرَنَا سُفْيَانُ، عَنِ الأَعْمَشِ، عَنْ إِبْرَاهِيمَ، عَنْ عَلْقَمَةَ قَالَ: كُنَّا بِحِمْصَ فَقَرَأَ ابْنُ مَسْعُودٍ سُورَةَ يُوسُفَ فَقَالَ رَجُلٌ: مَا هَكَذَا أُنْزِلَتْ. فَقَالَ: قَرَأْتُ عَلَى رَسُولِ اللَّهِ ﷺ فَقَالَ: "أَحْسَنْتَ". وَوَجَدَ مِنْهُ رِيحَ الْخَمْرِ فَقَالَ: أَتَجْمَعُ أَنْ تُكَذِّبَ بِكِتَابِ اللَّهِ وَتَشْرَبَ الْخَمْرَ؟ فَضَرَبَهُ الْحَدَّ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/5001