Sahihu i Buhariut — Hadithi 5006

Vlera e Kuranit · Transmetuesi: Ebu Seid ibn Mualai

Shqip

Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Jahja ibn Seidi, e këtij i ka treguar Shuëbe, e këtij i ka treguar Hubejb ibn Abdurrahmani, e ky nga Hafs ibn Asimi se Ebu Seid ibn Mualai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa po falesha, Pejgamberi ﷺ më thirri, por unë nuk iu përgjigja. Pastaj i thashë: “O i Dërguari i Allahut, isha duke u falur.” Ai më tha: “A nuk ka thënë Allahu: “Përgjigjjuni Allahut dhe të Dërguarit kur ju thërret...”? ” (Enfal, 24) Pastaj më tha: “A dëshiron të ta mësoj suren më madhështore në Kuran para se të dalësh nga xhamia?” Pastaj më mori për dore dhe, para se të dilnim prej xhamisë, i thashë: “A nuk më the më parë: “A dëshiron të ta mësoj suren më madhështore në Kuran?” Ai tha: “Çdo lavdërim i përket Allahut, Zotit të botëve.” (Surja Fatiha) Ajo është shtatëshja e përsëritur dhe Kurani madhështor që më është shpallur. ”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَلِيُّ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ: حَدَّثَنَا يَحْيَى بْنُ سَعِيدٍ: حَدَّثَنَا شُعْبَةُ قَالَ: حَدَّثَنِي خُبَيْبُ بْنُ عَبْدِ الرَّحْمَنِ، عَنْ حَفْصِ بْنِ عَاصِمٍ، عَنْ أَبِي سَعِيدِ بْنِ الْمُعَلَّى قَالَ: كُنْتُ أُصَلِّي فَدَعَانِي النَّبِيُّ ﷺ فَلَمْ أُجِبْهُ قُلْتُ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، إِنِّي كُنْتُ أُصَلِّي. قَالَ: "أَلَمْ يَقُلِ اللَّهُ: ﴿اسْتَجِيبُوا لِلَّهِ وَلِلرَّسُولِ إِذَا دَعَاكُمْ﴾ ؟ [الأنفال: ٢٤] ثُمَّ قَالَ: "أَلاَ أُعَلِّمُكَ أَعْظَمَ سُورَةٍ فِي الْقُرْآنِ قَبْلَ أَنْ تَخْرُجَ مِنَ الْمَسْجِدِ؟". فَأَخَذَ بِيَدِي فَلَمَّا أَرَدْنَا أَنْ نَخْرُجَ قُلْتُ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، إِنَّكَ قُلْتَ: "أَلَا أُعَلِّمُكَ أَعْظَمَ سُورَةٍ مِنَ الْقُرْآنِ" ؟ قَالَ: " ﴿الْحَمْدُ لِلَّهِ رَبِّ الْعَالَمِينَ﴾ هِيَ السَّبْعُ الْمَثَانِي وَالْقُرْآنُ الْعَظِيمُ الَّذِي أُوتِيتُهُ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/5006